“Punimet skandaloze te ‘Sami Frashëri’ “, gazetari: Erion Veliaj duhet të merret i pandehur

Përmes një denoncimi në rrjetet sociale gazetari Dritan Laci thotë se kryebashkiaku Veliaj duhet të merret i pandehur nga Prokuroria, pas punimeve në shkollën “Sami Frashëri” të rinkonstruktuar në vitin 2018.

Mësimi në këtë shkollë është ndërprerë pas dëmtimeve serioze të tavanit. Ndërkohë shkolla 9-vjeçari “Emin Duraku” e rikonstruktuar në 2016-n ka dalë jashtë përdorimit me dëmtime të rëndë në strukturë.

Statusi i Dritan Lacit

Erion Veliaj duhet te merret i pandehur nga Prokuroria. Pas punimeve skandaloze ne shkollen ‘Sami Frasheri’ te rikonstruktuar ne vitin 2018, ku mesimi eshte nderprere nga Ministria e Arsimit per nje afat te pacaktuar per shkak te demtimeve serioze te tavanit, tani mesohet se eshte edhe nje tjeter shkolle qe do te duhet te nderprese per nje afat te pacaktuar mesimin. Sic shikohet nga aktkonstatimi i meposhtem shkolla 9 vjecare ‘Emin Duraku’ e rikonstruktuar ne vitin 2016, ka dale jashte perdorimit me demtime te renda ne strukture. Nderkohe qe po sot Shkolla e Pezes edhe kjo e lyer se jashtmi u mor vendimi te shembej pas demtimeve te renda qe kishte pesuar. Keto jane vetem disa nga shkollat e dala jashte perdorimit, pasi thuhet se ka edhe shkolla te tjera te rikonstruktuara gjate vitete te qeverisjes se Tiranes nga Veliaj qe kane dale jashte perdorimit. Me poshte aktkontastimi i shkolles Emin Duraku…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet