Punëtorët protestojnë në Fier: By Pass-i nuk nis pa marrë pagat!

Plot 600 punëtorë të 55 firmave nënkontratore që kanë punuar për ndërtimin e By Pass-it kanë dalë sot në një protestë kundër rinisjes së punimeve pa marrë pagat e prapambetura, që kapin vlerën 6.5 milionë euro. Paralajmërimi vjen në një kohë kur kompania e përzgjedhur për të përfunduar rrugën po bëhet gati të nisë punën me një fond 37.9 milionë. Punonjësit protestuan dje në hyrje të gjurmës së By Pass-it duke bllokuar aksin rrugor Lushnjë-Fier.

U desh ndërhyrja e uniformave blu që rruga të zhbllokohej. Punonjësit u shprehën të vendosur për vazhdimin e protestave derisa qeveria t’u jap një zgjidhje për pagat e prapambetura. “Do të bëhemi barrikadë njerëzore dhe do ta bëjmë të pamundur fillimin e këtyre punimeve”, u shpreh një nga punëtorët në një prononcim për mediat. “Të na paguajnë lekët tona sepse themelet në këtë vend i kemi hedhur ne dhe nuk jemi paguar”, vijon ai.

Vlen për t’u përmendur që protestës iu bashkuan edhe banorë të zonës ku kalon rruga, të cilët shprehen se nuk kanë marrë kompensimin për tokën e shpronësuar. “Mos të na detyrojnë aty në komunë që të bllokojmë edhe rrugën dhe të bëjmë ndonjë sherr”, deklarojnë banorët. 37.9 milionë euro do të investohen për të përfunduar ndërtimin e By Pass-it të Fierit, dhe 35.8 milionë euro është fondi për përfundimin e By Pass-it të Vlorës.

Kujtojmë që punonjësit kanë marrë më 1 nëntor një premtim nga Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri lidhur me problematikën, por ata kërkojnë një marrëveshje ligjore. “Këtë premtim të mbajtur para përfaqësive të subjekteve tona, të Fierit dhe të Vlorës, ta bëjë publik dhe ta legjitimojë zyrtarisht”, shprehen ata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet