Publikon foto nga infektivi, Pipero: “Ne bluzat e bardha e kemi gjithë jetën sfidë”

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka ndarë me publikun disa foto nga reparti I Infektivit, aty ku është përqendruar dhe lufta me Covid-19.

Në postimin e tij ai shkruan se këtë radhë jemi në një betejë me një armik të padukshëm dhe shumë vrastar, shumë tinëzar dhe ende të panjohur mirë nga shkenca mjekësore. Ndërsa rithekson se këtë radhë me një armik të padukshëm dhe shumë vrastar, shumë tinëzar dhe ende të panjohur mirë nga shkenca mjekësore, pavijonet e spitalit infektiv njeri pas tjetrit po hyjnë në betejë.

Postimi i plotë

 Si në një betejë të vërtetë, por këtë radhë me një armik të padukshëm dhe shumë vrastar, shumë tinëzar dhe ende të panjohur mirë nga shkenca mjekësore, pavijonet e spitalit infektiv njeri pas tjetrit po hyjnë në betejë.

Këta mjekë e infermierë janë një pjesë e ekipit të talentuar, punëshumë e fjalëpak, të përkushtuar deri në fund për ta fituar betejën me Covid-19. Ne sot kemi në spital 72 pacientë, secili me probleme nga të lehta deri shumë të rënda shëndetësore, por kemi edhe 17 të shëruar, edhe pse iu duhet ende të qëndrojnë në shtëpi.

Ne jemi në detyrë, për t’ju shërbyer juve, Ju të dashur qytetarë qëndroni në shtëpi për të mos rënë në kontakt me virusin. Së bashku do e fitojmë këtë betejë, se lufta vazhdon. Ne bluzat e bardha e kemi gjithë jetën sfidë, gjithë jetën luftë me agjentët mikrobikë, bacterie apo viruse qofshin ato, sikundër është dhe Covid 19. Së bashku ja dalim, së bashku do fitojmë!

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet