×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Publikohen pamjet e plagosjes së Erion Hasanbelliut në Bruksel

Erion Hasanbelliu u qëllua me gjashtë plumba në një zonë në qendër të Brukselit. Mediat e huaja kanë publikuar pamje nga momenti i atentatit. 43-vjeçari shqiptar u qëllua në hyrje të një hoteli, pranë De Brouckèreplein. Siç duket edhe nga pamjet në vendin e ngjarjes janë mbledhur qytetarë, si edhe mjekë që i kanë dhënë menjëherë ndihmën mjekësore. Po ashtu hyrja e hotelit është rrethuar nga policisë.

Ndërkohë kamerat e sigurisë kanë filmuar gjithçka. Sipas dëshmitarëve okularë që ndodheshin pak metra larg vendit ku edhe ndodhi ngjarja, ishin dy burra, njëri prej tyre treguan ata qëlloi tjetrin disa herë dhe u largua në një rrugë kryesore në të majtë të hotelit.

“Ai ishte tullac dhe trupmadh”. Gjithashtu oficerë të policisë kanë treguar se në këtë lagje ka shpesh trazira.

Ndërkohë duke folur menjëherë pas njoftimit të policisë, kryebashkiaku i Brukselit Philippe Close dënoi ngjarjen dhe siguroi se policia po bën gjithçka që mundet për të garantuar sigurinë e vizitorëve në kryeqytet. “Shpresoj që policia të mund të arrestojë autorët sa më shpejt të jetë e mundur. Janë mobilizuar shumë patrulla. Dua të theksoj se të gjithë duhet të jenë në gjendje të ndihen të sigurt në Bruksel dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi me ndihmën e shërbimeve të policisë”.

Një burrë u qëllua të shtunën në mbrëmje në lagjen Place De Brouckère në zemër të Brukselit, konfirmoi shërbimi i policisë Bruksel-Ixelles. Forcat e sigurisë janë në kërkim të autorit(ve). Shërbimet policore janë njoftuar për ngjarjen rreth orës 20:20 pas thirrjeve në numrin e urgjencës 100. Dëshmitarët raportuan një sërë të shtënash në qendër të kryeqytetit.

Rreth e rrotull “Place De Brouckère” u instalua një perimetër sigurie. Nuk dihen rrethanat e sakta të të shtënave, si dhe identiteti i personit, një 43-vjeçar i cili ka marrë gjashtë të shtëna në trup, shpinë dhe këmbë, raportojnë mediat lokale. Zyra e prokurorit publik të Brukselit e ka marrë rastin. Policia thotë se po përdor mjetet maksimale për gjetjen e autorit(ve) të të shtënave.

Erion Hasanbelliu alias Mikel Rakipllari, mbeti i plagosur rëndë, ndërsa policia belge thotë se ka identifikuar autorin e dyshuar, i cili mendohet se është një tjetër shqiptar. Hasanbelliu dyshohet të ketë qenë shofer në vitin 2005-ë i përfshirë në atentatin ndaj biznesmenit Sokol Çapja. Gjithashtu dyshohet se Hasanbelliu ka qenë i përfshirë edhe në atentatin ndaj Bledar Muçës. Erion Hasanbelliu është emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi në vitin 2013-të ai është ekstraduar nga Brukseli drejt Shqipërisë pasi bashkë me të vëllanë akuzohen se, në vitin 2002, kanë vrarë në Belgjikë, Julian Çelën dhe kanë plagosur rëndë, Kasandër Nogan. Vëllai i tij Geron Hasanbelli është vënë në pranga 14 qershor 2013, në rrugën e Barrikadave në Tiranë.

Arrestimi dhe ekstradimi i tij në vitin 2013-të, është bërë pasi Gjykata e Fierit, me vendimin e datës 7 shtator 2009, e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”. Sipas Policisë së Shtetit, në atë periudhë Erion Hasanbelliu, në bashkëpunim me vëllanë e tij Geron Hasanbelliu, kanë vrarë shtetasit Julian Çela dhe plagosur Kasandër Nogan. Ngjarja ka ndodhur në Belgjikë.

Gjithcka nisi më 19 gusht 2000 kur Kasandër Noga kishte hyrë me automatik në dorë i shoqëruar nga Julian Cela dhe pasi kanë shkelmuar dhomën e reanimacionit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i vëllezërve Hasanbelli) dhe Dritan Hajdini u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Në ngjarje u plagosën edhe 3 të tjerë, vëllezër dhe të afërm të Hasanbellit. Sipas të dhënave që shkruanin atëherë mediat, vrasja kishte ndodhur për motive hakmarrjeje pasi këta persona i kishin vrarë kohë më parë vëllain, Kasander Nogës. Vëllezërit Hasanbelli, mesa duket ishin vënë në ndjekje të djaloshit nga Patosi i Fierit dhe dy vjet më vonë, saktësisht në orën 17.15 minuta të datës 17 mars 2002 Geroni së bashku me Erion Hasanbellin tentojnë të hakmerren.

Në lokalin ‘Prehistori’ ne Antverp të Belgjikës, Erion dhe Geron Hasabelli qëllojnë me armë Juljan Celën dhe Kasandër Nogën. Në këtë atentat mbetet i vrarë Juliani ndërsa plagoset rëndë Kasandri. “Ngjarja ka ndodhur për qëllim gjakmarrje, pasi Juliani dhe Kasandri kishin vrarë babain e vëllezërve Hasanbelli”­ sqaronte aso kohe policia. Për këtë ngjarje Gjykata e Rrethit Fier me vendimin nr.461, datë 15.09.2008, vendosi masën e arrestit me burg për veprat penale të “vrasjes me paramendim” dhe “mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit”.

Vite më pas vëllezërit Erion (Mikel) e Geron Hasanbelli, nga Fieri u arrestuan nga policia e Elbasanit, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane si pjesë e një organizate kriminale që shfrytëzonin për qëllime prostitucioni në Milano vajza nga Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Rusia, Maroku, Moldavia etj., si edhe për trafik lëndësh narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Sipas autoriteteve italiane, ata e kanë të faktuar tashmë se dy vëllezërit Hasanbelli, së bashku me persona të tjerë e kanë kryer këtë aktivitet të paktën gjatë vitit 2012. Mësohet se ndaj këtyre dy shtetasve, gjykata e Fierit ka lejuar ekstradimin në gushtin e vitit të kaluar, por ky ekstradim është pezulluar në përputhje me ligjin. Kjo për faktin se dy vëllezërit ishin duke vuajtur dënimin e dhënë nga gjykata shqiptare për vrasjen e shtetasit Julian Çela dhe plagosjen e shtetasit Kasandër Noga, ngjarje e ndodhur në Antverp të Belgjikës, në vitin 2002.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

Sonila Meço sulmon koncertin e Noizy-t: U skandalizova me tekstet e ndyra që më këndoi vajza 11 vjeçe, po e përdor bashkia për vota

Sonila Meço sulmon koncertin e Noizy-t: U skandalizova me tekstet e ndyra që më këndoi vajza 11 vjeçe, po e përdor bashkia për vota

Publikuar më 17.08.2022
Nga Sonila Meço “Në klasën time e dëgjojnë të gjithë”,-thotë...

Nga Sonila Meço “Në klasën time e dëgjojnë të gjithë”,-thotë ime bijë gati 11 vjeçare teksa sheh rrëmujë në rrugët e Tiranës për koncertin e një repisti, një festival i muzikës rap dhe hip-hop. “Ia kuptoni tekstet?”,- e ngas më tej. “Patjetër, ngjan cool, është i pasur, gocat për të lënë kokën dhe…(këtu ul zërin)…thotë […]

Lexo më shumë

U tha se ishte kthyer nga Dubai, dështon kapja e Florenc Çapjas, shpallet në kërkim edhe i ati

U tha se ishte kthyer nga Dubai, dështon kapja e Florenc Çapjas, shpallet në kërkim edhe i ati

Publikuar më 17.08.2022
Pas dyshimeve se i shumëkërkuari Florenc Çapja mund të ishte...

Pas dyshimeve se i shumëkërkuari Florenc Çapja mund të ishte kthyer në Shqipëri,  nën drejtimin e prokurorisë së Elbasanit dhe SPAK, u organizua një aksion për kapjen tij në Elbasan. Sipas News24, aksioni është zhvilluar në servisin e babait të Florenc Çapjas, Fejzulla Çapja, ku u zbuluan një makine e vjedhur, 2 targa të vjedhura, […]

Lexo më shumë

Facebook ‘kurorëzon’ Dua Lipën si mbretëreshë të Shqipërisë

Facebook ‘kurorëzon’ Dua Lipën si mbretëreshë të Shqipërisë

Publikuar më 17.08.2022
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, po shijon disa ditë p...

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, po shijon disa ditë pushime në jug të Shqipërisë, nga ku poston rregullisht foto dhe video në rrjetet sociale. Fotot e fundit, të postuara një ditë më parë, si gjithmonë kanë marrë miliona pëlqime dhe mijëra komente nga fansat e shumtë të këngëtares, të cilëve ajo u ka bërë […]

Lexo më shumë

Ish e dashura e akuzoi për dhunë Mërgim Berishën: Vinte i dehur në 4 të mëngjesit, më nxorri nga shtëpia dy muaj para dasmës

Ish e dashura e akuzoi për dhunë Mërgim Berishën: Vinte i dehur në 4 të mëngjesit, më nxorri nga shtëpia dy muaj para dasmës

Publikuar më 17.08.2022
Vesa Vllasaliu, ish e dashura e Mërgim Berishës, ka hedhur a...

Vesa Vllasaliu, ish e dashura e Mërgim Berishës, ka hedhur akuza të rënda ndaj futbollistit kosovar. Modelja kosovare ka zbuluar fakte tronditëse të jetës që po e bënte me sulmuesin e Fenerbahçes. Ajo përmes rrjeteve sociale ka treguar se 24 vjeçari po bënte jetë të shfrenuar dhe se ajo po e priste në shtëpi deri në orët […]

Lexo më shumë

Kryeministri polak sulmon ashpër liderët e Francës dhe Gjermanisë: Po e drejtojnë BE-në si oligarki

Kryeministri polak sulmon ashpër liderët e Francës dhe Gjermanisë: Po e drejtojnë BE-në si oligarki

Publikuar më 17.08.2022
Kryeministri i Polonisë deklaroi sot se Franca dhe Gjermania...

Kryeministri i Polonisë deklaroi sot se Franca dhe Gjermania po drejtonin Bashkimin Evropian si një “oligarki de facto”, duke injoruar zërat, si Polonia, që kishte paralajmëruar prej kohësh për ekspansionizmin rus. “Shumë liderë evropianë lejohen të joshen nga Vladimir Putin”, shkroi Mateusz Morawiecki në një shkrim për të përditshmen franceze Le Monde. Ai u shpreh […]

Lexo më shumë

Skandal në Gjermani pasi kancelari nuk reagoi kur presidenti palestinez akuzoi Izraelin për holokaust

Skandal në Gjermani pasi kancelari nuk reagoi kur presidenti palestinez akuzoi Izraelin për holokaust

Publikuar më 17.08.2022
Një konferencë shtypi e kancelarit Scholz me presidentin pal...

Një konferencë shtypi e kancelarit Scholz me presidentin palestinez, Mahmud Abaz shkaktoi skandal në Gjermani. Abaz akuzoi Izraelin për holokaust ndaj palestinezëve, Scholz i ndoqi ato me mimikë të ngrirë por nuk reagoi. Në një konferencë të përbashkët shtypi të martën (16.08) pas një takimi me kancelarin Olaf Scholz, presidenti palestinez, Mahmud Abaz e quajti mënyrën […]

Lexo më shumë

E reja tregon si u grabit nga vëllezërit Mani në Dibër: Më kapën për flokësh dhe më tërhoqën zvarrë, janë kushërinjtë e mi

E reja tregon si u grabit nga vëllezërit Mani në Dibër: Më kapën për flokësh dhe më tërhoqën zvarrë, janë kushërinjtë e mi

Publikuar më 17.08.2022
Një e re u dhunua në shtëpinë e saj në fshatin Pejkë të Dibr...

Një e re u dhunua në shtëpinë e saj në fshatin Pejkë të Dibrës nga dy persona që kishin hyrë aty për të vjedhur. Ngjarja e rëndë u shënua  në orët e para të mëngjesit të së dielës, në kohën kur vajza ishte e vetme në banesë. “Sapo hap derën e dhomës, shikoj një person […]

Lexo më shumë

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve, 10 herë më të ulëta se të ardhurat nga taksat në vitin 2021

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve, 10 herë më të ulëta se të ardhurat nga taksat në vitin 2021

Publikuar më 17.08.2022
Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve arritën vitin e kaluar...

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve arritën vitin e kaluar në 2,6 miliardë lekë, rreth 21 milionë euro. Kjo shumë ishte 10 herë më e ulët se fondet që u arkëtuan në buxhet nga taksa e qarkullimit rrugor në të njëjtin vit. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, fondet për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore vitin e kaluar […]

Lexo më shumë