Publikohen pamjet e momentit të rrëzimit të avionit rus (VIDEO)

Kamerat e një objekti afër vendit ku u rrëzua aeroplani rus kanë kapur momentet kur ai përplaset në tokë dhe duken flakët. Në videon e publikuar nga mediat në Rusi dhe Serbi nuk ka pamje të qartë, mirëpo në të duket një shpërthim i madh i cili shkaktoi edhe 71 viktimat.
Sipas teknikëve të aeroportit, aeroplani që u rrëzua ishte kontrolluar dje në Penza dhe sipas tyre të tilla kontrolle bëhen çdo dy ditë. Ata nuk e kanë të qartë se cilat kanë mundur të jenë shkaqet e rrëzimit pasi sipas raporteve aeroplani ishte në rregull.
Ministria ruse e situatave emergjente njoftoi se kishte dërguar ekuipazhin në vendin e rënies së avionit. Burimi i shërbimit të urgjencës thotë se kushtet e këqija të motit, gabimet e pilotëve ose dështimet teknike mund të jenë shkaku i aksidentit. Ky burim shtoi se, megjithatë, kushtet e motit nuk ishin aq të këqija.
Ndryshe, aeroplani me 65 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit fluturoi në qytetin Orsk dhe u rrëzua në kufi me Kazakistanin.

Të tjera

Abissnet