Publikohen pamjet e frikshme, ja si u rrëzua avioni në Pakistan (VIDEO)

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar momentet e rrëzimit të avionit në Pakistan dhe bisedën e fundit të pilotit me kullën e kontrollit. Pak para rrëzimit piloti i ka shprehur shqetësimin kullës se dy motora nuk po funksiononin siç duhej.

Para uljes në aeroport, avioni u rrëzua në një zonë të banuar. Një kamera amatore ka filmuar momentet e fundit të rrëzimit të aeroplanit. Mediat pakistaneze kanë raportuar se deri më tani janë gjetur 41 trupa të vdekur, por numri mund të rritet. Ndërsa tre pasagjerë kanë arritur të shpëtojnë mrekullisht.

Nga komunikimet në radio, piloti u përpoq të ulte avionin pasi raportoi se dy motorët nuk funksiononin. Kulla i dha leje të ulej në njërën nga dy pistat e aeroportit.

Dymbëdhjetë sekonda më vonë, piloti lëshoi një tjetër sinjal emergjence. Pas këtij momenti nuk pati tjetër komunikim, ndërsa dëshmitarët thanë se para rrëzimit, aeroplani përplasi një antenë të telefonisë celulare.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet