Publikohen formacionet zyrtare, surpriza nga Panuçi, Manaj në majë të sulmit

Janë zbuluar formacionet zyrtare të përballjes së sotme miqësore Shqipëri-Jordani, që do të luhet në orën 20:00 në “Elbasan Arena”.

Trajneri Kristian Panuçi ka surprizuar me formacionin, duke aktivizuar nga minuta e parë në sulm Rei Manajn.

Ky i fundit do të mbështetet nga mesfushorët me tipare sulmuese, Grezda dhe Gavazaj. Vlen për t’u theksuar se kapiten do të jetë Mërgim Mavraj, një nga lojtarët më të rëndësishëm të Shqipërisë së dekadës së fundit. E papritur është gjithashtu hedhja në fushë nga minuta e parë e talentit Mihaj.

Shqipëria do të kërkojë të bëjë sot një lojë të bukur për të rikthyer shpresën në prag të sfidës së Ligës së Kombeve ndaj Izraelit.

FORMACIONET ZYRTARE: 

SHQIPËRIA: Berisha, Lila, Gjimshiti, Mihaj, Binaku, Mavraj (C), Ramadani, Xhaka, Grezda, Gavazaj, Manaj. Trajner: Kristian Panuçi

JORDANIA: Jasen, Al Basha, Shilbaja, Alarab, Khatab, Bani Atiah, Al Samrieh, Murjan, Abdullarman, Hamduni, Bakhit. Trajner: Vital Borkelmans

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet