Publikohen emrat e finalistëve të Festivalit të RTSH-së, ja artistët që mbetën jashtë

Publikuar më 23. 12. 2017 nga Xhentila Gjoshi

Mbrëmjen e sotme do të zhvillohet finalja e festivalit të fundvitit në RTSH. Pas dy netëve konkurruese, mëngjesin e sotëm janë shpallur edhe emrat e finalistëve të përzgjedhur nga juria e përbërë nga Limos Dizdari, Adi Hila, Zana Çela etj.
Si në çdo festival ka patur edhe artistë që kanë mbetur jashtë dhe disa prej emrave të njohur si Endri dhe Stefi apo edhe David dhe Genc Tukiqi. Festivali i 56-të i është besuar prezantimit të Adi Krastës dhe të ftuarve të tij special.
Emrat e finalistëve:
1. E Dua Botën- Artemisa Mithi
2. Sytë e Shpirtit – Bojken Lako
3. Zemër ku Je – Denisa Gjezo
4. Fjalët – Elton Deda
5. Mall – Eugent Bushpepa
6. Piedestal – Inis Neziri
7. Unë – Mariza Ikonomi
8. I njëjti qiell – Manjola Nallbani
9. Tjetër Jetë – Festina Mejzini dhe Grupi NA
10. Ngrije Zërin – Orgesa Zaimi
11. Ekziston – Redon Makashi
12. Ra një Yll – Rezarta Smaja & Luiz Ejlli
13. Orë e Ndalur – Tiri Gjoci
14. E Pamundur – Voltan Prodani