×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Pse u acaruan raportet mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës?

Enver Robelli

Prej se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në verën e vitit 2018 doli para mediave dhe nisi të propagandojë idenë e tij për korrigjimin e kufijve të Kosovës, marrëdhëniet mes politikanëve të Prishtinës dhe Tiranës janë acaruar. Ndër të parët që kundërshtoi Thaçin ishte Sali Berisha. E kundërshtoi me gjuhë robuste dhe Thaçi ia ktheu me tarifë edhe më brutale. E akuzuan njëri-tjetrin se janë agjentë të Serbisë. Berisha la të kuptohet që Thaçi është arrestuar në Tiranë në vitet ’90 pas një krimi ordiner, Thaçi e etiketoi Berishën si strehues të Osama Bin Ladenit.

*

Pastaj i erdhi radha kacafytjes mes Edi Ramës dhe Ramush Haradinajt (i cili gëzon mbështetjen e presidentit Ilir Meta). Që Rama nuk ka ndonjë mendim të lartë për Haradinajn, këtë nuk e ka fshehur. Në sytë e Ramës Haradinaj nuk është i bërë të luajë rol në ligën e parë të politikës. Për këtë arsye edhe e ka shpotitur Haradinajn për mënyrën e artikulimit të gjuhës shqipe. Haradinaj e ka akuzuar Ramën se do të përfitonte miliarda nga shitja e Kosovës – bashkë me Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiqin. Rama ka paralajmëruar padi kundër Haradinajt. Do të jetë spektakël nëse ndonjëherë mbahen seanca gjyqësore për këtë rast.

*

Tema e korrigjimit të kufijve ka ftohur raportet edhe mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit. Pas fitores së Kurtit në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovës, pyetja është kjo: a mund të ketë komunikim normal mes dy kryeministrave (nëse Kurti arrin të marrë besimin e shumicës parlamentare për t’u bërë kryeministër)? Duhet të ketë, patjetër, sepse as kryeministri në Tiranë, as ky që (eventualisht) do të zgjidhet në Prishtinë nuk janë persona privatë, por politikanë me mandat demokratik për të përfaqësuar shtetet e tyre. Edi Rama nuk ka bërë pak për ta polarizuar shoqërinë në Kosovë. Ai ka menduar se mjafton të pozicionohet në favor të idesë së presidentit të Kosovës për prekjen e kufijve dhe gjërat do të rrjedhin si duhet. Për Ramën më e rëndësishme ka qenë që idenë e prishjes së kufijve të Kosovës po e përkrahin analistë e lobistë si Ivan Krastevi dhe Ëolfgang Petritschi se sa çfarë mendon opinioni kritik në Kosovë. Rama po ashtu e ka nënçmuar tej mase aversionin e krijuar në Kosovë ndaj figurës së Thaçit.

*

Në vend të pozicionimit arrogant për një ide që përçan jo vetëm shqiptarët, por edhe bashkësinë ndërkombëtare, Rama është dashur të apelojë që liderët në Kosovë të arrijnë një konsensus: çka duan ata nga bisedimet me Serbinë? A është tabu prekja e kufijve të Kosovës? Nëse po, cila është oferta tjetër në shkëmbim të njohjes së Kosovës nga Serbia? Sepse Kosova ia ka bërë një ofertë Serbisë dhe serbëve të Kosovës: asociacionin e komunave me shumicë serbe. Pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës e rrëzoi një pjesë të madhe të kësaj marrëveshjeje, politikanët në Prishtinë u bënë sikur nuk kanë qenë negociues e nënshkrues të marrëveshjes për asociacionin.

*

Raportet e Edi Ramës me Albin Kurtin kanë qenë të mira për aq kohë sa Kurti ka qenë në rolin e një idealisti panshqiptar me vokabular të periudhës së Rilindjes Kombëtare të shekullit të ’19. Rama e shikonte me njëfarë lezeti Kurtin: një çapkën simpatik që e dëfren popullin me fjalë të mëdha patriotike, por boshe. Situata ndryshoi kur Kurti kaloi në terrenin konkret. Kur e kundërshtoi ndryshimin e kufijve të Kosovës dhe me këtë edhe Ramën. Kur insistoi që Rama të mos jetë pjesë e rrjetit të oligarkëve ballkanikë ku bëjnë pjesë politikanë e biznesmenë nga Serbia, Bosnja, Kosova, Mali i Zi. Situata ndryshoi kur Rama u ballafaqua me protestat studentore në Tiranë. Për dështimet e tij në qeverisje Rama u përpoq ta fajësojë Albin Kurtin: e akuzoi se po i përkrah protestat studentore në Tiranë. Natyrisht që kjo ishte një hipokrizi.

*

Pse? Sepse, sipas Ramës, politikanët e Kosovës, përfshirë edhe Kurtin, nuk bën të thonë asgjë kundër oligarkisë në Tiranë. Ndërsa Rama mund të vijë në Prishtinë, të futet në parlament dhe me gjuhë aspak dinjitoze të përpiqet të rishkruajë historinë e Kosovës, ku Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Fehmi Agani, Gazmend Zajmi e Ibrahim Rugova nuk luajnë rol, sepse gjithçka nisë e mbaron me Hashim Thaçin (dhe Rexhep Qosjen). Njerëzit në Kosovë kanë aversion ndaj urdhërdhënësve të tillë nga Tirana. Dhe kanë të drejtë.

*

Raportet mes Kurtit dhe Ramës mund të përmirësohen kur Kurti do ta kuptojë edhe më shumë se deri se e ka marrë besimin e shumë qytetarëve për ta bërë Kosovën shtet funksional dhe për asgjë tjetër – dhe kur Rama ta kuptojë se nuk është «babai i kombit». Sepse këtë rol Kosova nuk ia ka dhënë në vitet 90-të as Sali Berishës.

 

*

Në Tiranë qeveria socialiste kontrollon pothuaj gjithçka – institucionet kryesore (drejtësi, polici, shërbime sekrete), ekonominë shqiptare, tenderët, shumicën e mediave. Opinioni kritik në Shqipëri është neveritur nga ky dominim, por masa kritike nuk është aq e madhe për të bërë të mundshëm një ndryshim, kjo edhe për shkak të shkapërderdhjes së opozitës shqiptare të prirë nga Partia Demokratike, e cila nuk po arrin t’i lajë mëkatet e së kaluarës. Në këtë situatë Albin Kurti shihet si një shembull ndryshe, pozitiv, si politikan i pakorruptuar (koha do ta tregojë nëse ai personalisht dhe rrethi i tij do të mbesin të pastër kur të kontrollojnë vegshat e pushtetit). Befas nuk po bëjnë më përshtypje as «dimitë» e Edi Ramës, as «patikat» e tij, por po bën përshtypje në Tiranë diskursi, oratoria dhe retorika e Kurtit. Brenda tri dekadave Kosova arriti të nxjerrë në sipërfaqe dy politikanë që gëzojnë respekt në Tiranë: Ibrahim Rugovën (mes viteve 1989-2006) dhe tani Albin Kurti.

*

Frika e Ramës nga aura e Kurtit është reale. Fishkëllimat në stadiumin «Air Albania» nuk janë komplot i opozitës joekzistente shqiptare. Janë mllef i një rinie që është ngopur me dokrra e fasada. Mizoria e qeverisë socialiste në Tiranë ka shkuar aq larg, saqë këto ditë i kanë varur në bulevardin kryesor të Tiranës dhe portretet e disa kriminelëve më të kaluar partizane, të cilët pas Luftës së Dytë Botërore vunë themelet e diktaturës komuniste, u vranë në aksione ndëshkuese ndaj popullsisë civile antikomuniste ose humbën jetën në ngatërresa private. Këta kriminelë nuk janë heronj. Manipulimi i historisë, revizionizmi historik, mosndëshkimi dhe mostrajtimi i së kaluarës e mbajnë peng Shqipërinë. Me shërbëtorë të diktaturës nuk ndërtohet demokracia. Sa i përket diktaturës shqiptare: Albin Kurti duhet të distancohet qartë, sepse çdo hamendje dhe çdo arsyetim («regjimi komunist elektrifikoi Shqipërinë», «arsimoi gratë» etj.) vetëm mund të shkaktojë neveri/ Zëri/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ditar nga Epoka Covidiane

Ditar nga Epoka Covidiane

Publikuar më 07.07.2020
Nga Gentian Stroni Janar 2020, i gjithë rruzulli u ndesh me ...

Nga Gentian Stroni Janar 2020, i gjithë rruzulli u ndesh me lajmet që vinin nga Kina në lidhje me atë që do bëhej shumë shpejt një nga problemet por së pari shëndetsore të gjithë popullatës botërore nëpërmjet Pandemisë covidiane. Megjithatë lajmi në Europë dukej i largët sikurse edhe largësia prej Lindjes së largët. Rastet e […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet pa studentë japin struktura drejtuese pa legjitimitet

Zgjedhjet pa studentë japin struktura drejtuese pa legjitimitet

Publikuar më 07.07.2020
Julian Nura Tentativa për kapjen e plotë të institucioneve n...

Julian Nura Tentativa për kapjen e plotë të institucioneve në vend nuk ka lënë të qeta as institucionet e Arsimit të Lartë. Pas anulimit të zgjedhjeve për strukturat drejtuese të universiteteve të shpallura më parë nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit për t’u mbajtur në datën 12 qershor kur pandemia mbante të izoluar e […]

Lexo më shumë

Kosova dhe Rama!

Kosova dhe Rama!

Publikuar më 06.07.2020
Alban Daci Jemi një popull, që kemi ditur të luftojmë si ask...

Alban Daci Jemi një popull, që kemi ditur të luftojmë si askush për Atdhe, të vdesim për Atdhe, por nuk kemi ditur kurrë të negociojmë për pushtet dhe për marrëveshje ndërkombëtare. Të gjithë ish republikat jugosllave, disa edhe me shumicë sllave, sot janë të pavarura e formalisht kanë edhe marrëdhënie diplomatike me Serbinë. Kosova, territori […]

Lexo më shumë

Demokracia, deputetët dhe Kushtetuta!

Demokracia, deputetët dhe Kushtetuta!

Publikuar më 04.07.2020
Alban Daci Demokracia nuk është mekanizmi që njihet dhe krij...

Alban Daci Demokracia nuk është mekanizmi që njihet dhe krijohet vetëm për të krijuar pushtet dhe institucione, por edhe per t’i rregulluar dhe ekuilibruar ato. Baza e demokracisë fillon që tek zgjedhjet parlamentare (kjo në rastin e republikave parlamentare). Nëse zgjedhjet manipulohen dhe dhunohen, rezultati i përbërjes së parlamentit është për pasojë antidemokratik dhe respektimi […]

Lexo më shumë

Politika shqiptare është një klasë e madhe me ngelsa!

Politika shqiptare është një klasë e madhe me ngelsa!

Publikuar më 03.07.2020
Alban Daci E kuptoni se ka 30 vjet që persona që nga hiçi, p...

Alban Daci E kuptoni se ka 30 vjet që persona që nga hiçi, prej hiçit po shkojnë drejtë gjithçkaje pa pasur asnjë merite sociale apo intelektuale. Këta hiça që sot posedojnë gjithçka janë pasuruar dhe janë kthyer elitë sociale përmes angazhimit politik duke abuzuar me detyrën dhe me përfaqësimin që ju kanë besuar qytetarët përmes […]

Lexo më shumë

Winston Churchill i Ballkanit?

Winston Churchill i Ballkanit?

Publikuar më 03.07.2020
Hashim Thaçi i përket karizmës së politikës evropiane. Disa ...

Hashim Thaçi i përket karizmës së politikës evropiane. Disa njerëz e lavdërojnë atë me fjalë të mëdha. Të tjerët dëshirojnë ta shohin prapa grilave si një kriminel lufte. Rruga e tij shpie përmes Cyrihut deri te majat e shtetit të ri të Kosovës. Kush është Presidenti  kontravers kosovar? Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës, banor i […]

Lexo më shumë

Skandali “Rama”, mësimi online nuk klasifikohet

Skandali “Rama”, mësimi online nuk klasifikohet

Publikuar më 03.07.2020
Nga: Mirela Karabina Mësimi online, zhvilluar prej tre muajs...

Nga: Mirela Karabina Mësimi online, zhvilluar prej tre muajsh për arsye të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, me urdhër të ministres së Arsimit është quajtur i paklasifikuar. E drejtë, pasi mësimi në distancë nuk u realizua dot! Por, ajo që nuk është e drejtë qëndron në faktin se viti shkollor 2019-2020, parashikuar për 35 javë mësimore […]

Lexo më shumë

Të varfërit në lagjen më të pasur të Tiranës

Të varfërit në lagjen më të pasur të Tiranës

Publikuar më 02.07.2020
Silvana Begaj A ju kam folur ndonjëherë për shitësen e perim...

Silvana Begaj A ju kam folur ndonjëherë për shitësen e perimeve ku pija kafen e mëngjesit? Vinte çdo ditë nga një fshat i Tiranës dhe sillte perime. Në të ftohtë dhe në diell, ajo nuk lëvizte derisa të shiste çdo gjë. Çdo gjë bio dhe me çmim qesharak. Qeshte shumë rrallë. Shikonte majtas-djathtas se mos […]

Lexo më shumë