“Pse nuk janë në burg Rama dhe Obama”, gazetarja reagon për foton 80 mijë dollarshe

Gazetarja e njohur e “Fox News”, Sara Carter ka reaguar përmes një postim në Twitter, në lidhje me foton 80 mijë dollarshe të kryeministrit Rama me ish-presidentin amerikan Barack Obama.

Gazetarja ka ngritur pyetjen se përse kryeministri i Shqipërisë dhe ish-presidenti amerikan nuk janë në burg.

Barck Obama dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

“Skandali që demokratët nuk duan të flasë asnjë media për të. Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, pagoi 80 mijë dollarë për të bërë një foto me Obamën, përmes një shtetasi amerikan që tani është në burg. Çfarë ndodhi me Obamën dhe Ramën? Përse nuk janë në burg”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Twitter.

Kujtojmë se disa javë më parë William Argeros, një person i përfshirë në kontributin e paligjshëm në një komitet për mbledhje fondesh për presidentin Barack Obama në vitin 2012, u dënua me katër muaj heqje lirie, ndërsa avokati pranoi se klienti i tij po vepronte në emër të një kandidati për postin e kryeministrit në Shqipëri, i cili dëshironte një foto me Obamën, ndërsa tha se personi në fjalë ishte Edi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet