×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Pse na more në qafë?!” Rrëfimi i punëtorit shqiptar që u mashtrua në Gjermani

Ardhja me kontratë pune në Gjermani është lotaria e jetës në Ballkan. Nga nevoja shumë vijnë të punojnë edhe ilegalisht. Varësia e plotë nga punëdhënësi shpesh i kthen ata në çirakë të pagojë në një dramë shfrytëzimi.

Petrit B.* kujtoi, se i tha lamtumirë varfërisë në Shqipëri. Të paktën për disa muaj, pasi ajo që iu premtua ishte si ëndërr: 200 euro në ditë si usta ndërtimi për një punë në Gjermani. Një punë që ai bashkë me 6 shqiptarë të tjerë e gjetën me rekomandime të njohurish. Pak javë para krizës së Coronës, Petriti merr autobusin nga stadiumi “Dinamo” në Tiranë dhe vjen në Düsseldorf tek punëdhënësi shqiptar. Fillimi po ashtu premtues. Pronari i një firme ndërtimi i merrte e i sillte punëtorët në punë. Një pallat i vjetër tre katësh duhej të rinovohej me themel.

Punëtorët ilegalë pa shans të kërkojnë paratë

Kaluan ditët e para e ujdia për të marrë paratë si mëditës nuk po bëhej realitet. Petriti filloi të dyshojë, por nevoja ishte më e madhe. 50 vjeçari i papunë në Shqipëri, vendosi të presë. Ditë pas dite, punëdhënësi shqiptar e shtynte pagesën, me arsyetimin, se menaxheri i projektit, nuk po i jepte paratë. Mosbesimi u kthye në mosmarrëveshje, me një fund jo të mirë. Petriti arriti me zor të marrë vetëm 200 euro në dorë për afër një muaj punë në të zezë në Gjermani. “Jam shumë i zhgënjyer. Pse na more në qafë, i thashë. I mora lekët borxh për të ardhur. Kam gruan pa punë, djalin pa punë. Unë shkova për punë si të gjithë shqiptarët”, rrëfen ai historinë e tij për Deutsche Wellen, por nuk do ta përmendë me emër punëdhënësin shqiptar në Düsseldorf.

Mjaft nga ish-refugjatët e viteve 90-të nga Kosova apo të ardhur Shqipëria kanë hapur ndërkohë firmat e tyre, pas një përvoje të gjatë si punëtorë ndërtimi. I tillë është edhe pronari i një firme ndërtimi në afërsi të Bonnit, i rritur në Gjermani,  me origjinë nga Kosova. Ai pranon të flasë, por pa emër. “Tek unë çdo gjë është në rregull. Nuk i marr në të zezë punëtorët nga Kosova, u bëj kontrata, dhe i paguaj si duhet, ata janë në nevojë”, thotë ai për Deutsche Wellen. Por ai e pranon, se raste si ai i Düsseldorfit gjen shpesh.

Besnik Haziri Dolmetscher (Haziri )Besnik Haziri, drejton një zyrë përkthimi e ndërmjetësimi profesional në Langen, Gjermani

Petriti është vetëm një nga kushedi sa raste të shfrytëzimit të punëtorëve nga Shqipëria apo Ballkani në Gjermani. Ata mund të vijnë pa vizë në Gjermani për një qëndrim tremujor të mundësuar nga Shengeni, por këtë kohë e shfrytëzojnë për të punuar në të zezë. Shpesh ata janë të papunë në Shqipëri. Në Gjermani i gjen sidomos në sektorët e ndërtimit, gastronomisë, transportit, dhe logjistikës. Gjithçka zhvillohet nën radarin e autoriteteve. “Puna në të zezë dhe punësimi ilegal luhen në fshehtësi, siç dihet. Prandaj nuk kemi shifra të sakta për përhapjen e saj mes punëtorëve shqiptarë. Statistika e kontrollit financiar nuk i ndan punëtorët në bazë të nacionaliteve.” Natyrisht është i njohur fenomeni, por nuk është vetëm i përhapur tek shqiptarët apo ata nga Kosova, thotë Klaus Salzsieder, nga zyra e shtypit e Qendrës së Përgjithshme të Doganave në Bonn për Deutsche Wellen.

Ata e dinë që nuk mund të presin ndihmë nga autoritetet gjermane, veç dënimit ndoshta për të mos shkelur në Gjermani për disa vite. Ky ishte edhe problemi i Petritit, që vendosi të punojë në të zezë, pasi asistenca prej 40.000 lekësh të vjetra iu ndërpre në Shqipëri. Atij as që i shkoi ndërmend të kërkonte mbështetje ligjore. “Imagjino kur vete në një vend të huaj, kur s’di as gjuhën, s’di asgjë, të bësh një denoncim, të vesh aty, ti je pa përkrahje, pa asgjë. Nuk di se çfarë të thonë, as përkthyesi, asgjë.”

Skllevërit e shekullit të 21

Avokati Saša Trninić, nga një kancelari e Frankfurtit, ka mbrojtur para gjyqit disa punëtorë me kontrata të rregullta nga Ballkani, mes tyre edhe një shqiptar. Ata që punojnë ilegalisht nuk gëzojnë të drejta, thotë ai, e veç kësaj autoritetet gjermane në kontrolle janë shumë të rrepta. “Ata janë të përgatitur, për shembull kur janë në një shesh ndërtimi të vrapojnë, kur vjen kontrolli. Ata e dinë saktësisht, nëse nuk i marrin aty paratë në dorë, harroje, nuk marrin më asgjë.”

Deutschland l Arbeit schützt vor Armut nicht - Reinigungskraft (picture alliance/dpa/J. Büttner)

Kush punon ilegalisht është hallka më e dobët. Atij i mbetet vetëm të shpresojë që punëdhënësi që shkel ligjet gjermane, të paktën i jep paratë. Besnik Haziri njeh mjaft histori me fund jo të mirë. Prej vitesh ai drejton një zyrë përkthimi e ndërmjetësimi profesional në Langen, Gjermani. “Ky kontigjent fatkeqësisht është më i vuajturi nga të gjithë, pasi ata janë të varur në tërësi nga punëdhënësi, si me banim, si me ushqim, si me të holla. Këtu mund të thuhet, se ata janë skllevërit e shekullit të 21 në një prej vendeve më demokratike në botë. Shumë punë dhe shfrytëzim për strehim e ushqim dhe pak të holla për t’ia sjellë në fund familjes” , thotë ai për Deutsche Wellen.

Shfrytëzimi legal

Fenomeni i shfrytëzimit të punëtorëve të huaj në Gjermani nuk prek vetëm ata që punojnë ilegalisht. Rregullorja e Ballkanit Perëndimor që u vendos në vitin 2016 për të mundësuar punësimin legal në Gjermani erdhi si një dritare shprese për shumë  punëtorë nga Ballkani. Megjithë dëftesën positive që i japin sot rregullores ekspertët gjermanë, realiteti ka edhe një anë tjetër. Atë të shfrytëzimit legal, me bekimin padashur të shtetit gjerman.

Po kush janë shfrytëzuesit? Avokati Saša Trninić flet për “dele të zeza”. “Shumica e këtyre personave që janë vetë nga Ballkani Perëndimor kanë krijuar firma apo janë përgjegjës për shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (Shpk, shën. red.), pas të cilave ata fshihen. Ata dinë t’i përgatisin formularët në dukje korrekte për autoritetet gjermane, që u besojnë, si subjekte të regjistruara ligjërisht, duke ua miratuar dokumentet për të marrë punëdhënësin nga Ballkani”.

Dokumentet dërgohen në përfaqësitë përkatëse gjermane në Ballkan. Shumë punëtorëve u duhet të presin me vite për të realizuar ëndrrën e punës legale në Gjermani. Kur vijnë ata nuk sjellin me vete vetëm mirënjohjen, por pashmangshëm edhe mungesën e dijes për ligjet gjermane. Mungesën e njohurive të gjermanishtes. Ata janë të pasigurtë në komunikim. Nuk dinë ku të drejtohen, ose kanë të frikë të drejtohen diku. Për ata që kanë lënë familjen në vendlindje në varfëri, punëdhënësi shihet si fatsjellësi.

Arbeiter mit Presslufthammer, Abrissarbeiten, Workers with air hammer... (picture-alliance/Bildagentur-online/Falkenstein)

Dueli i pabarabartë

Por disa sjellin fatin e keq. Për rastet e dala para gjyqit në Gjermani, Saša Trninić i është dashur të zbulojë dredhitë e punëdhënësve. Ndodh thotë ai, që “e para gjë që bëhet pasi vjen punëtori është përshtatja e kontratës që iu tregua autoriteteve. Në fund as orët e punës as pagesa nuk janë më si në kontratë. Ata që vijnë u besojnë punëdhënësve. Kam pasur raste që punëdhënësit i kanë bindur punëtorët të paguajnë sigurim privat shëndetësor, në vend që të bëjnë detyrimin që kanë, të mbyllin një sigurim ligjor për ta. Pse e bëjnë? E bëjnë që të mos u duhet të paguajnë pjesën e tyre si punëdhënës tek sigurimi. Punëtori as nuk e di, se kur merr rrogën, i ikën një pjesë, pasi është i detyruar ta paguajë sigurimin.” Jo vetëm kaq. Punëtorëve u mbahen para edhe për banimin, që shpesh janë akomodime në grupe të mëdha në ndërtesa të rrënuara. Në fund nga rroga reale e ëndërruar mbetet pak, por ndoshta ende shumë më mirë, se në vendlindje.

Bosnien Herzegowina | Männer arbeiten an der Straßenbahnspur (picture-alliance/imageBROKER)

“Një lojë e poshtër”, thotë i zemëruar avokati gjerman Saša Trninić. Punëtorët janë të vetëdijshëm për varësinë ndaj punëdhënësit. Punëdhënësit e dinë, që punëtori nuk reagon dot. “Punëtorët duhet të qëndrojnë tek ky punëdhënës dy vjet, për shkak të lejes së punës, e vetëm pastaj mund të kërkojnë punë tjetër” , thotë Trninić. Sipas tij nëse ligji ndryshon, dhe ata do të kishin të drejtë dhe kohë për të gjetur një punëdhënës tjetër, nuk do të ishin kaq të varur. Dueli i pabarabartë i bën këta punëtorë të përtypin shumë shkelje. “Shumë pak vetë bëjnë denoncime. Vetëm një ndër 10 raste mund të guxojë të matet me punëdhënësin. Ata kanë frikë edhe nga strukturat mafioze që ekzistojnë në Ballkan”, thotë avokati Trninić që e sheh zgjidhjen tek një mekanizëm i rregullt kontrolli nga autoritetet gjermane.

Agjencia Federale e Punës: Po hetojmë punëdhënës

Institucioni kryesor që mund t’i hapë ose t’i mbyllë derën një punëtori nga Ballkani të vijë të punojë legalisht në Gjermani është Agjencia Federale e Punës, (BA). Aty verifikohet secili rast para dhënies së lejes së qëndrimit nga zyrat përkatëse. Në një reagim për Deutsche Wellen, BA shkruan se aty e marrin shumë seriozisht këtë problematikë. “Pika kryesore në verifikim është që punëmarrësi të mos punësohet në kushte më të pafavorshme se punëmarrësi vendas.[…]Në procedurat e dhënies së lejes luajnë rol kushtet e punësimit, dhe shpesh nga BA ka pasur refuzime të dokumenteve të paraqitura për shkak të mosplotësimit të kushteve të nevojshme të punës.”

Symbolbild Arbeitslosenquote Deutschland (picture-alliance/dpa/Revierfoto)Agjencia Federale e Punës

Agjencia Federale e Punës konfirmon, se një vëmendje e veçantë i kushtohet punësimit në kuadër të “Rregullores së Ballkanit”. “Pas dhënies së miratimit dhe fillimit të punës, ne kemi bërë kontrolle tek punëdhënësit  nëse respektohen vërtet kushtet e punësimit. Këtu kemi konstatuar shkelje, por jo masivisht dhe të strukturuara.” Agjencia Federale nuk jep detaje por konfirmon, se ka punëdhënës që janë duke u hetuar. Ndërkohë edhe Prokuroria e Frankfurtit, Dogana dhe autoritetet financiare janë të sensibilizuara për të reaguar më shumë ndaj shfrytëzimit të paskrupullt të punëtorëve nga Ballkani, thotë Saša Trninić.

Petrit B. nuk përfiton asgjë nga këto. Tanimë ai është kthyer në Shqipëri, e duhet të gjejë rrugë si të ushqejë familjen tre kokë të papunë. Përvoja në Gjermani ishte një mësim i hidhur. “Me shqiptarët nuk merrem më. Ishin gënjeshtra ato që m’u thanë, e kanë mendjen për të zhvatur, ashiqare, sheshit.” Por ëndrrën për Gjermaninë ai ende nuk e harron e po t’i jepej rasti do të vinte prapë. “Po vetëm me punëdhënës gjermanë.” DW

*emri i ndryshuar. Shumë vetë kanë frikë të flasin hapur nga pasojat e ligjit apo të punëdhënësve. Shën. red.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Trump ‘u hap derën’ emigrantëve, premton shtetësinë për të rinjtë e ardhur pa dokumente në Amerikë

Trump ‘u hap derën’ emigrantëve, premton shtetësinë për të rinjtë e ardhur pa dokumente në Amerikë

Publikuar më 12.07.2020
Presidenti Donald Trump thotë se do të nënshkruajë së shpejt...

Presidenti Donald Trump thotë se do të nënshkruajë së shpejti një urdhër ekzkutiv për imigracionin që përfshin një mundësi për shtetësi për të rinjtë e ardhur ilegalisht në SHBA në moshë të mitur. Në një intervistë me kanalin në gjuhën spanjolle, Telemundo, presidenti tha se programi DACA që i ka mbrojtur këta të rinj nga […]

Lexo më shumë

Londër, sipërmarrësi shqiptar fiton çmimin “ICT Startupi i Vitit” (Emri)

Londër, sipërmarrësi shqiptar fiton çmimin “ICT Startupi i Vitit” (Emri)

Publikuar më 12.07.2020
Sipërmarrësi shqiptar Geri Çupi, me veprimtari në Londër, u ...

Sipërmarrësi shqiptar Geri Çupi, me veprimtari në Londër, u shpall fitues i çmimit “ICT Startupi i Vitit” në edicionin e 8-të të ICT Awards, për projektin e tij “MonoChain”. ICT Awards janë vlerësime për talentet në fushën e teknologjisë nga trevat shqipfolëse. MonoChain është një platformë B2B që synon të lehtësojë rishitjen për përdoruesit dhe […]

Lexo më shumë

Shqiptari zhduket pa lënë gjurme, policia skoceze apelon për ndihme (Foto-Emri)

Shqiptari zhduket pa lënë gjurme, policia skoceze apelon për ndihme (Foto-Emri)

Publikuar më 09.07.2020
Një shtetas shqiptar, i cili jeton të Skoci është zhdukur pa...

Një shtetas shqiptar, i cili jeton të Skoci është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë. Mediat vendase shkruajnë se i riu ka humbur në zonën e Paisley. Mësohet se është zhdukur shtetasi i identifikuar si Iren Muca, 31 vjeç, i cili është parë për herë të fundit në rrugën Christie, rreth orës 02:30 të së shtunës. […]

Lexo më shumë

Ky është telefoni i “sigurtë” EncroChat që spiunoi shqiptarët në Angli, kapen armë, drogë dhe shuma të mëdha parash

Ky është telefoni i “sigurtë” EncroChat që spiunoi shqiptarët në Angli, kapen armë, drogë dhe shuma të mëdha parash

Publikuar më 08.07.2020
Një operacion i koduar si “Operation Venetic” u zhvillua nga...

Një operacion i koduar si “Operation Venetic” u zhvillua nga Europol, NCI dhe FBI-ja britanike më 2 korrik, ku bë pranga ranë rreth 746 persona, u sekuestruan armë, drogë dhe shuma të mëdha parash. Mediat britanike bënë të ditur se shkatërrimi i bandave kriminale u bë falë telefonit të “sigurt”, i kompanisë holandeze EncroChat. “Viktimë” […]

Lexo më shumë

Qëlloi me breshëri plumbash në lokalin e tejmbushur me njerëz, kush është shqiptari i arrestuar sot në Bari (Emri+Foto)

Qëlloi me breshëri plumbash në lokalin e tejmbushur me njerëz, kush është shqiptari i arrestuar sot në Bari (Emri+Foto)

Publikuar më 03.07.2020
Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Bari, pasi qëlloi ...

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Bari, pasi qëlloi me armë zjarri në një bar të mbushur me njerëz në qendrën historike të Fasano, pas një mosmarrëveshje me disa njerëz. Burri u gjurmua nga Policia Italiane dhe më pas u arrestua në një apartament në Bari. Vullnet Daci u arrestua me akuzën e armëmbajtjes pa […]

Lexo më shumë

Nuk ndalet solidariteti i shqiptarëve ndaj italianëve, dhurojnë 11 mijë euro për të luftuar Covid-19

Nuk ndalet solidariteti i shqiptarëve ndaj italianëve, dhurojnë 11 mijë euro për të luftuar Covid-19

Publikuar më 01.07.2020
Një grup sipërmarrësish shqiptarë që jetojnë në Conegliano (...

Një grup sipërmarrësish shqiptarë që jetojnë në Conegliano (Treviso), i kanë dhururar rajonit të Venetos në Itali 11 mijë euro në shenjë solidariteti që ky vend po kalon si pasojë e pandemisë së Covid-19. Guvernatori i rajonit të Venetos, Luca Zaia në një postim në rrjete sociale, ka vlerësuar gjestin e tyre duke shkruar “kanë […]

Lexo më shumë

Dhunohet i mituri shqiptar në Greqi nga babai i shokut të klasës, 12-vjeçari: “Më goditën kokën në tokë”

Dhunohet i mituri shqiptar në Greqi nga babai i shokut të klasës, 12-vjeçari: “Më goditën kokën në tokë”

Publikuar më 23.06.2020
Një i mitur shqiptar 12-vjeçar është dhunuar nga shoku i tij...

Një i mitur shqiptar 12-vjeçar është dhunuar nga shoku i tij i klasës në një shesh në Peristeri, në Greqi. Familja e të miturit shqiptar, nxënës në klasën e 6-të denoncon sulmin e një natyre raciste shkruajnë mediat greke, dhe kërkon ndëshkimin e autorit, i cili akuzohet për rrahjen e studentit 12-vjeçar. “Shoku im vjen […]

Lexo më shumë

Polici shqiptar “hero” në SHBA, shpëton babë e bir nga mbytja (FOTO)

Polici shqiptar “hero” në SHBA, shpëton babë e bir nga mbytja (FOTO)

Publikuar më 22.06.2020
Në kohën e protestave, kur Amerika po digjej nga flakët, një...

Në kohën e protestave, kur Amerika po digjej nga flakët, një polic shqiptaro-amerikan, Ermir Vila, ka kryer një akt heroik duke i shpëtuar jetën, babë e bir afrikano-amerikanë nga mbytja. Ermir Vila banues në Michigani ka një karrierë të pasur brenda radhëve të policisë amerikane, duke punuar në disa lokalitete të Amerikës. Në kohën që […]

Lexo më shumë