Pse AMA nuk i mbron konsumatorët nga shitja e dekoderave dhe televizorëve jo “kompatibile”?

Zef Preci

Digjitalizimi: Modernizim infrastrukture? Reduktim informaliteti? Rindarje e tregut përmes forcës së ligjit? Kontroll mbi tregun mediatik? Monitorim i shikueshmërisë së televizioneve në funksion të llogarive elektorale? Përgjigjja ime ndaj pyetjeve të mësipërme është një dhe mjaft e thjeshtë: Pak nga të gjitha.

Ndërkaq kam një pyetje: Çfarë e pengon rregullatorin përkatës që të mbrojë konsumatorin, duke përmbushur detyrimin ligjor të këtij institucioni (AMA) për këtë qëllim? Më konkretisht: A ndjen përgjegjësi rregullatori për miliona euro të familjeve shqiptare të hedhura në lumë për shkak se aparatet marrëse të blera nga familjarët nuk janë kompatible në kalimin nga një sistem në tjetrin, nga një operator në tjetrin? Po dekoderat, për të cilat qeveria shpenzoi 5 milionë euro për të varfrit a mbetën në pune mbas ditës së sotme? A mundet AMA në bashkëpunim me institucione të tjera të përcaktojë standardet e nevojshme edhe në fushën e aparateve marrëse televizive me qëllim që ofruesit e sinjalit televiziv të mos grabisin konsumatorët me praktika anti-konkurruese duke i detyruar këta të fundit të blejnë aparate jo-kompatible si dhe duke përdorur qeverinë për ndryshimin e “rregullave të lojës” çdo dy-tre vjet?

Të mos harrojmë: Çdo lek i shpenzuar në investime joefektive dëmton individin që detyrohet të bëjë blerje të tilla, por edhe shoqërinë në tërësi. Mjafton të shihni tregun e ndërtimeve përreth dhe letrat që lëshon ALUIZNI çdo ditë për të kuptuar marrëzinë e këtyre lloj investimeve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet