PS zyrtarizon nismën për të shkarkuar Klement Zgurin

Partia Socialiste ka zyrtarizuar nismën për të shkarkuar kreun e KQZ Klement Zguri, duke ia paraqitur atë kreut të Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas maxhorancës, Zguri ka shkelur ligjin e dekriminalizimit pasi nuk ka shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë për kreun e Bashkisë Mallakastër Agron Kapllnaj, i skeduar në Itali për veprën penale: “Vjedhja”. Sipas socialistëve, edhe pse Zguri erdhi në krye të KQZ-së si pjesë e marrëveshjes së 18 majit Rama-Basha, nuk u ngrit në lartësinë e detyrës dhe e drejtoi këtë institucion si njeri partiak.

/D.Xh/  

Të tjera

Leksioni i Studentëve

Nga Zef Bushati Përtej kryefjalës së këtyre ditëve “student” dhe përpjekjeve të kuptueshme për pronësimin politik të protestës, e cila…

Abissnet