
Rezoluta në lidhje me “Njohjen e gjenocidit të Srebrenicës, Bosnjë-Hercegovinë” është rrëzuar ditën e sotme në Kuvend. 51 deputetë votuan kundër kësaj rezolute. Pas votimit, Berisha mori fjalën në Kuvend dhe dhe i akuaoi deputetët e mazhorancës se ‘votuan sipas urdhrit të Aleksandër Vuçiç”.
“Shqipëria anti shqiptar të tillë si Edi Ramën nuk ka pasur kurrë. Ju shkelmuat mbi gjakun e 8 mijë burrave dhe fëmijëve te pafajshëm të Bosnjes. Votuat duke shkelmuar mbi jetën e mbi 100 mijë shqiptarëve në Kosovë. Po çfarë mund të presësh nga një trafikant, eskortë trafikantësh. Ç’mund të presësh nga skllavi i Aleksandër Vuçiç? si mund të silleni si kope? Si mund të bëni ju shqiptarë një votim të tillë. Berisha publikisht në Shqipëri dhe OKB ka qenë kundër embargos që penalizonte Kosovën.
Pas akuzave të Berishës kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla u shpreh se gjithmonë Shqipëria do të dënojë gjenocidin e Srebrenicës por nuk mund të njohë këtë meritë si të Sali Berishës, pasi për socialistët Berisha është i vdekur politikisht dhe nuk duhet të ishte në sallën e Kuvendit. Balla akuzoi Sali Berishën se ka pasur një rol të rëndësishëm në këtë gjenocid. Ai theksoi se Berisha ka furnizuar Serbinë me naftë. “Ne gjithmonë do ta dënojmë gjenocidin e Srebrenicës.”
“Erdhe si cjapi te Kasapi o Sali sot. Kisha kohë që të prisja për këtë çështje. Gabim si nuk i kemi hapur këto peta byreku me ty. Gjenocidi serb në Serebrenicës është ushqyer me naftën prej teje. Kjo çështje nuk mbyllet sot. Me 25 prill 1995, pra rreth 3 muaj nga dita e kësaj tragjedie NY Times., publikon raportin e Algor kuy thuhet se Shqipëria po furnizon me naftë kontrabandë ushtrinë serbe ne Bosnje. Zv.Presidenti Al Gore. Është ajo gazeta që t’i quaje letër higjienike. Shqipëria po thyen embargon. Ti nuk merr dot kurrë asnjë mbështetjet asnjë gjë. Nuk do jesh katër vite këtu po nejse do flasim. Lexoni librin e Nomir Bulatovic. Se të gjitha furnizimet i ka bërë më atë. Ai i ka treguar dhe i ka shkruar në libër. Ai thotë që kemi pasur një marrëveshje të heshtur me Sali Berishën për të shtrirë tubat në liqen të Shkodrës për të dhënë naftë. Ke thyer embargon e SHBA. Ta thotë ai me prova. Janë të shkruara. Se thonë pse Amerika u kujtua për Saliun. Që ditët e para që në ’95. Se do flasim për të tjerat. Pas kaq shumë vitesh, kanë vdekur 8 mijë veta dhe t’i ke përgjegjësi direkte ke furnizuar makinerinë e luftës me naftë. Putinit i mbaroi nafta dhe ukrainasit i vunë përpara. Ndoshta nuk do kishte ndodhur tragjedia nëse nuk do e kishe furnizuar me naftë. Ne e dënojmë gjenocidin por nuk duhet të shkojmë deri në këtë pikë që ta marrësh ti meritën. Ti nuk duhet të jesh në këtë sallë. Ti duhet të mbash përgjegjësi për këtë. Kjo është vepër penale që nuk parashkruhet. Kjo e shkeljes së embargos. Ti vetëm me drejtësinë nuk e ke mbyllur. Duhet të rihapet thyerja e embargos së SHBA. Më 11 korrik të mbajmë një seancë. Deh të shohim për të ripërmendur edhe një herë. Ngjarja ka ndodhur kur ai kontrollonte parlamentin dhe u kujtua pas 27 vitesh. Ti ke një borxh tjetër për luftën në Kosovë. Dhe mbetesh tradhtari më i madh i luftës në Kosovë.” tha Balla.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply