PS ndryshon Kodin Penal, 5-10 vite mosdalje nga vendi kush kryen krime zgjedhore

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ka propozuar ndryshimin e Kodit Penal për krimet zgjedhore. Këtë propozim e pranoi dhe votoi pro edhe Komisioni i Ligjeve.

Bushati kërkoi ashpërsimin e Kodit Penal, duke theksuar se të gjithë personat që cenojnë zgjedhjet e lira duhet t’ju ndalohej dalja jashtë vendit, pra Shqipërisë, nga 5 deri në 10 vite.

Ky ligj do të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

Ndërsa në vendin tonë janë regjistruar përplasje të një pas njëshme mes mbështetësve të opozitës së bashkuar dhe Policisë së Shtetit.

Pasi Meta shfuqizimi 30 qershorin si datë zgjedhjesh, kryetarët e bashkive të PD dhe LSI, kërkuan zbatimin e dekretit të presidentit. Ata kërkua që materialet zgjedhore të tërhiqeshin nga të gjitha KZAZ dhe të zbatohej urdhri i dhënë nga Presidenti i republikës, Ilir Meta.

Kujtojmë se vetëm në këto dy ditë janë arrestuar 12 persona, 5 në Shkodër dhe 7 në Tropojë, pasi këto të fundit hynë me forcë në ambientet e KZAZ dhe dogjën e shkatërruan materialet zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet