PS kërkoi shkarkimin e kreut të KQZ, Zguri: Nuk merrem me lojëra politike

Publikuar më 12. 11. 2017 nga Dionis Xhafa

Partia Socialiste e Shqipërisë ka kërkuar shkarkimin nga detyra të KQZ, Klement Zguri.

Zguri në një prononcim për “News 24” ka deklaruar se nuk bëhet pjesë e lojërave politike dhe se i shërben vetëm postit të tij zyrtar. “Unë jam duke bërë punën që më takon si zyrtar dhe nuk merrem me lojëra politike. Është duke u sulmuar një komision i pavarur si KQZ dhe kjo gjë është në kundërshtim me ligjin. Puna e KQZ është e hapur dhe publike”, ka thënë Zguri.

/D.Xh/