Provokon prifti malazez i kishës në Shkodër: Kosova, vend i shenjtë i Serbisë

Publikuar më 07. 01. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Pakica serbe dhe malazeze kanë festuar Krishtlindjet në kishën e Vrakës në Shkodër. Prifti malazez i Kishës Ortodokse, Radomir Niçkeviç, kremtoi meshën e shenjtë përpara besimtarëve të pranishëm.
Pas meshës, Niçkeviç deklaroi para mediave se vlerëson ligjin e miratuar nga Parlamenti shqiptar për minoritetet.
I pyetur për qëndrimin e Kishës Ortodokse në Malin e Zi, Niçkeviç, figurë e rëndësishme e kësaj kishe, u shpreh se “Kosova është një vend i shenjtë i Serbisë”.
Kleriku shtoi se në Kosovë, Serbia ka shumë Kisha dhe vende të shenjta. Niçkeviç deklaroi gjithashtu qartazi se “Kosova është Serbi”, ndërsa bëri thirrje për të jetuar në harmoni duke qenë se Ballkani është një vend i bekuar nga Zoti.