×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Provokimet e ndyra dhe pa namuz të Mustafa Nanos në emër të Europës

 Arben Rrozhani

One Man Show e Mustafa Nanos ka titull rilindas: “Dielli lind andej nga perëndon”. Mustafai nuk e ka për herë të parë skenën e teatrit. Pak vite më parë u ngjit te Teatri Eksperimental, prej majit 2020 skenë e krimit qeveritar, dhe tani po në të njëjtin teatër, të transferuar te AirTurbina.

Ka mbetur i njëjti provokator: pa namuz, pa cipë, pa drojë, i ndyrë. Vjen buzë skenës dhe flet për tema që të skuqin e të zverdhin në publik, por ai i thotë pa teklif, edhe pse poshtë skenës, në radhën e tretë, ka të ëmën. E bën publike gjithçka, hap barkun për të errëtat e familjes, njollat që nxijnë shqiptarët, tabutë që duhen thyer, barrierat që duhen shkallmuar, me të vetmin synim: bërjen e shqiptarëve europianë.

Stand Up-et teatrale të Nanos kanë evoluar, prej monologjeve që bën përballë promterit në emisionin e vet televiziv, ku nuk ka lënë temë dhe ndodhi pa marrë nëpër gojë te skena teatrore, pa regjisor, montazhier e titrues. I bën të gjitha fillikat, me ndihmës një shishe uji për të lagur fytin herë pas herë dhe disa letra, të cilave u hedh sytë vetëm një herë, duke u justifikuar se nuk është aktor dhe s’ka as sufler nga nëntoka e skenës.

Provokimet e Nanos duan “stomak të fortë” për t’u bluar. Të paralajmëron që në nisje të shfaqjes kur të thotë se nëse je me namuz, më mirë të ngrihesh. Por nuk ikën njeri. Qëndrojnë për t’i dëgjuar mbi 60 minuta të gjitha të ndyrat që nxjerr nga goja aktori i One Man Shoë se: fjalën q*** në të gjithë monologun do ta zëvendësojmë me atë “vaksinoj” dhe kështu mund të provokosh ndyrë sa herë të duash, duke qenë në rregull në kohë pandemie; nuk na lë paragjykimi dhe sedra të çlirohemi prej nënshtrimit dhe torturës, si gjyshja e tij, Xhirja, që gjithë jetën rrojti me dhunën e bashkëshortit që e rrihte me hithër dhe e mbyllte në hale dhe, edhe pas vdekjes, ia la emrin e partnerit dhunues nipit, i cili ndoshta do të ndjehej më europian po të quhej sot Fatos, Genci, Olsi, Arben apo Aurel dhe jo Mustafa; shqiptarët janë shumë larg të qenurit me mendësi europianë, mjaft të përmendësh gjestin profesional që bëri majin e kaluar gazetarja daneze Louise Fischer, kur transmetoi për publikun në radio intervistat që kishte realizuar në një lokal seksi duke kryer edhe vetë marrëdhënie seksuale, raportim që shkaktoi sensacion tek publiku, duke marrë kritika, por edhe mesazhe mbështetjeje, ndërsa 26-vjeçarja tha se vendosi që të përfshihej edhe vetë duke kryer marrëdhënie seksuale, për t’i bërë më komodë të intervistuarit në këtë lokal seksi që njerëzit bëjnë seks nëse pajtohen dhe nuk mërziten apo tërbohen deri në hakmarrje, siç ndodh rëndom me shqipot namuzqarë; shqiptarët ende vrasin për nder dhe në emër të Kanunit, siç pati fatin tragjik Fiqerete Qinami, në vitin 2003 kur u vra në moshën 16-vjeçare, nga i ati Ruzhdiu, që sapo kishte ardhur në Bërxullë nga një fshat i thellë i Kukësit dhe do të martohej tri javë më pas me një djalë nga një fshat i Dibrës, e ku pas krimit tragjik motra dhe nëna jo vetëm e fshehën pistoletën e krimit, por edhe e miratonin si të drejtë vrasjen e motrës dhe bijës, vetëm pse ishte larguar nga shtëpia pak orë; kudo ku ka vrasje për nder të grave dhe vajzave do të jetë pas një baba apo partner shqiptar, siç dy vite më parë me dy ngjarje të tilla në Australinë e largët: në korrik 2019 kur Petrit Lekaj vrau të bijën Sabrina, pasi kishte dalë me shoqet gjatë natës apo vrasja më 31 dhjetor 2019 në Melburn të Veton dhe Lindita Musait, nga babai i vajzës Osman Shaptafaj dhe që të dy, nga avokatët e tyre u justifikuan me “probleme mendore”.

Monologu i Mustafait përfundon me “Dielli lind andej nga perëndon”, siç shkruante rilindasi i madh Naim Frashëri në vitin 1890 duke u krenuar për shqiptarët si komb europian dhe properëndimor. Një ironi e fatit, për prapambetjen ku jemi zhytur 130 vite pas, edhe pse kemi mëse gjysëm e kombit në Perëndimin e pasur dhe mendjehapur, edhe pse ia kemi hapur derën çdo shpikjeje, derrit dhe dosës, jemi futur në çdo rrjet social, vrapojmë për të përmbushur vaktet e munguara me ushqim dhe seks dhe oreksi vjen duke ngrënë, por ende nuk kemi çliruar as mendjen dhe as shpirtin, që jeta dhe liria e njeriut janë të shenjta dhe të shtrenjta dhe jo prona e askujt.

Provokimet e Mustafa Nanos janë të rënda e të ndyra. Por duhen. Lënë shenjë. Ndikojnë. Nuk kushtojnë, janë shumë më lirë se shfaqjet e rënda pa mision e audiencë, por përplot skenografi dhe kostumografi për të vjelë tenderin e radhës në emër të artit dhe publikut.

“Foltorja” e Nanos (jo e Berishës) duhet dhe jo domosdoshmërisht aty te betoni dhe hekuri i AirTurbina. Duhet të bëhet shëtitëse, në çdo skenë të hapur ku ka një tavolinë, një shishe ujë dhe një karrike e përballë tyre një publik që ka nevojë të edukohet dhe europianizohet.

Nano dhe të ngjashmit e tij nuk duhet ta nënvlerësojnë ndikimin që kanë krijuar tashmë në opinionin publik, qoftë edhe te pjesa më e rrënuar e tij, kokorroshët. Siç rrëfen vetë Nano, kur punonte me laptop në një bar-kafe në Fushë-Mëzez dhe një kokorrosh, plot tatuazhe hodhi shishen plastike për të tallur danezin që vërtitej nëpër zonë duke mbledhur plehrat e shqiptarëve. Mustafai nuk duroi më, por u ngrit dhe vajti te kokorroshi dhe e mbyti me grushte, e bëri gjak (me mendje). Në fakt i hodhi një vështrim të egër dhe ai e njohu, uli kokën e u ndje ligsht. Ia vlen mundi.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ndërron jetë senatori amerikan, postimi i tij i fundit në Twitter: Zoti e bekoftë Kosovën dhe SHBA-të

Ndërron jetë senatori amerikan, postimi i tij i fundit në Twitter: Zoti e bekoftë Kosovën dhe SHBA-të

Publikuar më 05.12.2021
Është ndarë nga jeta në moshën 98-vjeçare ish-senatori ameri...

Është ndarë nga jeta në moshën 98-vjeçare ish-senatori amerikan dhe ish-kandidati për President, Bob Dole. Ish-senatori ka ndërruar jetë gjatë kohës që ishte në gjumë dhe ende nuk dihen shkaqet e sakta të kësaj humbjeje. Vdekja e Dole u konfirmua nga Fondacioni Elizabeth Dole dhe familja e tij përmes një deklarate të dielën. Dole u […]

Lexo më shumë

Makina përplas këmbësoren, shoferi ia mbath. E plagosura dërgohet me urgjencë në spital

Makina përplas këmbësoren, shoferi ia mbath. E plagosura dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar më 05.12.2021
Një 58-vjeçare është përplasur nga një automjet, duke e lënë...

Një 58-vjeçare është përplasur nga një automjet, duke e lënë të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Korçë, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar. E plagosura aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. “Më datë 05.12.2021, rreth orës 16:45, në lagjen nr. 18, Korçë, një automjet ka përplasur shtetasen D. M., 58 vjeçe, banuese në […]

Lexo më shumë

11 efektivë dalin përdorues droge në Tiranë! Ja komisariatet ku kanë rezultuar pozitivë

11 efektivë dalin përdorues droge në Tiranë! Ja komisariatet ku kanë rezultuar pozitivë

Publikuar më 05.12.2021
11 efektivë të Policisë së Shtetit kanë rezultuar përdorues ...

11 efektivë të Policisë së Shtetit kanë rezultuar përdorues droge, nga testimet e kryera në 6 Komisariate të Tiranës. Testimi ka nisur në të gjithë vendin, në mënyrë rastësore dhe do të jetë periodik, pas urdhrit të dhënë nga drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Disa efektivë kanë kundërshtuar rezultatin e testimit, […]

Lexo më shumë

Pamje të rënda nga momenti kur ushtria vërsulet me makinë drejt protestuesve, vdesin 5 persona (Video)

Pamje të rënda nga momenti kur ushtria vërsulet me makinë drejt protestuesve, vdesin 5 persona (Video)

Publikuar më 05.12.2021
Pesë demonstrues janë vrarë, e të paktën 15 tjerë janë arres...

Pesë demonstrues janë vrarë, e të paktën 15 tjerë janë arrestuar, pasi që forcat e sigurisë në Mianmar kryen aksionin e bastisjes kundër atyre që supozohet se kryen grusht-shtet, raportojnë mediat lokale. Dëshmitarët okularë kanë bërë të ditur për Reuters, se dhjetëra persona janë lënduar e fotografitë dhe videot e publikuara nëpër rrjetet sociale, tregojnë […]

Lexo më shumë

Zetori bie në kanal, humb jetën 55 vjeçari në Fier, plagoset e bija 10 vjeçe

Zetori bie në kanal, humb jetën 55 vjeçari në Fier, plagoset e bija 10 vjeçe

Publikuar më 05.12.2021
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, nj...

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, një një 55-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa vajza e tij e mitur 10 vjeçe është plagosur. Sipas policisë, 55-vjeçari ishte duke drejtuar mjetin e tij zetor, kur ka rrëshqitur dhe është rrëzuar në kanal. “Sot rreth orës 15:40, shtetasi B. H., 55 vjeç, banues […]

Lexo më shumë

Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, plagosen tre pasagjerët. Detajet e aksidentit

Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, plagosen tre pasagjerët. Detajet e aksidentit

Publikuar më 05.12.2021
Tre persona, pasagjerë në një automjet kanë mbetur të plagos...

Tre persona, pasagjerë në një automjet kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në rrugën Elbasan-Peqin, ku shoferi i makinës, një 23-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Të plagosurit janë të moshës 48, 52 dhe 21 vjeç, të cilët u dërguan […]

Lexo më shumë

Shënohet 1 viktimë nga Covid-19 në Kosovë, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve të fundit

Shënohet 1 viktimë nga Covid-19 në Kosovë, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve të fundit

Publikuar më 05.12.2021
Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë ...

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton Gazeta Express. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 3 raste të reja të infektuara me këtë virus. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Gjatë kësaj kohe janë shëruar 4 persona nga COVID-19.

Lexo më shumë

Skandali në Greqi, si u pajis me pasaportë false porositësi i vrasjes së komisarit Artan Cuku për t’i shpëtuar ekstradimit

Skandali në Greqi, si u pajis me pasaportë false porositësi i vrasjes së komisarit Artan Cuku për t’i shpëtuar ekstradimit

Publikuar më 05.12.2021
Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me skandalin e pasa...

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me skandalin e pasaportave në Greqi. Bledar Jambelli allias Rikardo Muho, porositësi i vrasjes së Komisar Artan Cukut, rezulton të jetë pajisur me identitet grek fals nga grupi kriminal që u ndryshonte identitetin kriminaleve shqiptare me qellim që t’i shmangeshin drejtësisë. Bledar Jambelli kishte siguruar në Xania […]

Lexo më shumë