Provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, përgjigjet e sakta

Rreth 37 mijë maturantë testuan dje njohuritë në provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në 206 shkolla të mesme në vend. Tezë e vështirë e në disa raste e nivelit mestar është cilësuar provimi i detyrueshëm i maturës në lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Maturantët dhanë mendime të ndryshme për mbarëvajtjen e këtij provimi, tezën dhe kushtet në të cilën u zhvillua. “Shumë i vështirë” pohon maturanti i parë. “Nivel mestar, nuk patëm mundësi të kopjonim” thotë një maturante. ‘’I vështirë.

Kishte shumë kleçka” pohon një tjetër maturant që sapo doli nga provomi. Ndryshe nga provimi i parë ai i gjuhës së huaj, dje po me urdhër të Ministrisë së Arsimit maturantët janë shpërndarë nëpër klasa, ku për 150 minuta kanë zhvilluar tezën e provimit. “Në klasa e zhvilluam provimin, jo në korridore si provimi i parë’’ pohon një maturant. Ky ishte provimi i dytë i detyrueshëm i maturës shtetërore. Pas disa ditësh ata do t’i nënshtrohen provimit tjetër të detyruar, matematikës.

Provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, përgjigjet e sakta by JolaAlimemaj on Scribd

Provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, përgjigjet e sakta by JolaAlimemaj on Scribd

Provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, përgjigjet e sakta by JolaAlimemaj on Scribd

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet