Provë edhe te kafshët, vaksina anti COVID-19 prodhon antitrupa në minj dhe derra

Kompania amerikane, Inovio Pharmaceuticals, e cila po punon për vaksinën eksperimentale ndaj COVID-19 është treguar që prodhon antitrupa mbrojtës dhe forcon aktivizimin e sistemit imunitar në minj dhe derra.

Sipas mediave ndërkombëtare, bëhet me dije se drejtori i Qendrës së Vaksinave dhe Imunoterapisë së Institutit Ëistar, David Ëeiner, ka shpjeguar se shkencëtarët zbuluan antitrupa në mushkëritë e kafshëve të vaksinuara. “Ne kemi parë një reagim të antitrupave që bën shumë gjëra që dëshirojmë t’i shohim në një vaksinë të ardhshme.Ne mund të synojmë gjëra që do të parandalojnë që virusi të gjejë një strehë të sigurt në trupin tonë,” tha Ëeiner.

Kompania Inovio, i cili filloi të testonte vaksinën te njerëzit në prill dhe në fazën e parë, 40 pjesëmarrës morën dy doza të vaksinës dhe pritet që rezultatet të dalin në qershor.

Inovio njofton se do të kërkojë leje nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave për të kaluar në fazën e dytë dhe të tretë të testimit në korrik ose gusht.

Sakaq, kompania thekson se për vaksinat që po zhvillohen për MERS dhe INO-4800 për SARS-CoV-2, po përdoret teknologji më e re që synon gjenet specifike në pjesën e jashtme, të theksuar të virusit. Gjithashtu, Inovio tani planifikon të provojë vaksinën te kafshët më të mëdha, përfshirë lepujt dhe majmunët të cilët do të infektohen qëllimisht dhe do të provohet efekti i vaksinës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet