Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin policor në Elbasan, thërrasin “Rama ik”

Pak para se Edi Rama të fillonte takimin elektoral në Elbasan, mbështetës të opozitës dhe qytetarë të këtij qytetit u mblodhën për të pritur me protesta kryeministrin.

Forca të shumta shoqëruan takimin e Ramës dhe socialistëve të Elbasanit, ndërsa protestuesit me pankarta në duar thërritën të gjithë “Rama ik”.

Pati edhe disa raste kur protestuesit tentuan të çajnë kordonin e policisë, e cila ishte në gatishmëri për çdo situatë të mundshme.

Ndërsa u bë me dije se situata politike në Elbasan u monitorua edhe nga përfaqësues të OSBE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet