Protestoi dhe kërcënoi arbitrin e Serisë A, ndëshkohet Igli Tare

Drejtori Sportiv i Lacios, Igli Tare, është pezulluar nga gjykatësit sportiv në Serinë për shkak të protestave të ashpra dhe kërcënimeve ndaj arbitrit të ndeshjes me Fiorentinën.

Ish-sulmuesi i njohur i Kombëtares kuqezi u gjobit gjithashtu me 10 mijë euro.

Në vendimin e arsyetuar thuhet se, Igli Tare u shfaq agresiv dhe kërcënues ndaj arbitrit kryesor, një sjellje të cilën e tregoi deri në dhomat e zhveshjes. Dënimi për Igli Taren përfundon më datën 5 dhjetor.

Sikundër edhe pritej, pjesë e skualifikimit është edhe Daniele De Rossi. Gjykatësi sportiv vendosi ta pezullojë me dy ndeshje kapitenin e Romës, për shkak të goditjes ndaj Lapadulës, në ndeshjen kundër Genoas. De Rossi u dënua për sjelljen antisportive.

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet