×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Protestë për dhunën seksuale përmes artit, Ema Andrea: Një grua që përdhunohet është çdonjëra nga ne

Një shfaqje teatrale në formë proteste kundër dhunës seksuale, bashkon për herë të parë artistët pas kohës së gjatë të izolimit. Regjisorja e shfaqjes, Ema Andrea, tregon për “Shekulli”-n përse zgjodhi të sjell këtë vepër dhe si e shikon shoqërinë shqiptare, që pas çdo abuzimi seksual fajin ja lë viktimës.

Lorena Resulaj

Dhuna seksuale dhe rastet e fundit të abuzimit që kanë tronditur gjithë opinion publik, bashkuan për herë të parë që nga koha e izolimit artistë të rinj e jo vetëm në një shfaqje teatrale. Nën drejtimin dhe regjinë e Ema Andreas, aktorët dhuruan një shfaqje artistike në oborrin e Universitetit të Arteve, duke ndërthur aktrimin me kërcimin.

“Loja në oborrin e pasmë”, një vepër nga Edna Mazya, u soll në kontekstin e shoqërisë shqiptare, duke përmendur të gjitha rastet e fundit të abuzimit seksual me vajza të mitura. Në qendër të veprës qëndron përdhunimi në grup i një adoleshenteje, ku tregohet se si gjithçka nis si një lojë mes miqsh, që në fund përfundon në një skandal, i cili komentohet në mënyra nga më të ndryshme nga shoqëria. E ashtu siç ndodh shpesh, pas gjykimit publik faji në fund i mbetet viktimës.

Në një prononcim për “Shekulli”-n, regjisorja Ema Andrea u shpreh se ky gjykim që ju bëhet viktimave është gjëja që i dhemb më shumë, ndaj vendosi të përcillte pikërisht këtë mesazh me shfaqjen e saj.

Në të tilla raste, ajo që më mundon më shumë nga ngjarjet është gjykimi social që ne bëjmë. Dhe ndoshta ato gjykime i bëjnë rastet që të shtohen, sepse vajzave u shuhet zëri, u mbyllet goja dhe kjo është diçka që më dhemb. Nuk ndihem mirë normalisht, sepse çdo grua që përdhunohet, është çdo njëra nga ne e përdhunuar apo e dhunuar”, u shpreh regjisorja.

Kur u pyet përse zgjodhi këtë vepër për ta sjellë në një shfaqje pas izolimit gati 4-mujor, ajo u shpreh:

Nuk ka një përse, sepse unë jetoj pranë problematikave sociale. Nuk kam qenë kurrë indiferente dhe mënyra e vetme që mund të kontribuojë është përmes profesionit tim. Ky rasti i fundit më krijoi asosacionet me një tekst dhe thashë, po kjo gjë duhet bërë patjetër. Ky më duket reagimi më normal i çdo qytetari, që aty ku kapërcehet e drejta të reagosh”.

Regjisorja tha se ajo beson se të tilla protesta mund të sjellin ndryshime, sepse arti është i fuqishëm dhe çdokush mund të reflektojë më shpejt përmes tij, sepse godet direkt në ndërgjegje.

Ema Andrea e ndërtoi të gjithë shfaqjen pas një ftese publike që ju bëri artistëve, për t’ju bashkuar këtij projekti të saj, përkundrejt asnjë lloj përfitimi monetar. Para pak ditësh ajo bëri dhe një status të gjatë në rrjete sociale, përmes së cilit kritikonte artistët që varen nga institucionet dhe që nuk reagojnë përtej interesave të tyre personale. E pyetur në lidhje me këtë gjë dhe nëse do të vazhdoj më tej me të tilla shfaqje, Andrea tha për “Shekulli”-n:

Ne duam shumë të vazhdojmë më tej, por këtë gjë nuk e dimë. Siç e dini artistët nuk e kanë të lehtë të mbijetojnë, të gjithë janë rikthyer në punë pas shumë kohësh. Provat i kemi mbaruar shumë vonë. Por këtu as nuk do njeri t’ja dijë se sa i varur është artisti nga pasioni i vet dhe nga dëshira e vet dhe se sa i rëndësishëm është artisti për shoqërinë. Por artistët që erdhën këtu nuk e patën të vështirë, sepse ishte thirrja e detyrës dhe e misionit që ata kanë. Nëse kjo shfaqje do t’i bënte të reflektonin edhe ata që munden t’i japin artit në sistemin institucional ligjor vlerën që ka ky do të ishte një hap shumë i rëndësishëm”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shqiptarja shpallet “Aktorja më e mirë” në festivalin e filmit në Kanada (Foto)

Shqiptarja shpallet “Aktorja më e mirë” në festivalin e filmit në Kanada (Foto)

Publikuar më 02.08.2020
Artistja dhe producentja shqiptare në Kanada, Ana Golja ësht...

Artistja dhe producentja shqiptare në Kanada, Ana Golja është vlerësuar në festivalin e filmit “Lavazza Film Festival” për filmin The Cuban. Përmes një postimi në rrjetet sociale shqiptarja ka treguar se ndjehet e nderuar që është vlerësuar me çmimin “Aktorja më e mirë”. “Nuk e di ende se çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme por përfundova […]

Lexo më shumë

Bienalja e parë e karikaturës në Shqipëri, mbi 100 artistë nga gjithë bota konkurrojnë me veprat më të mira

Bienalja e parë e karikaturës në Shqipëri, mbi 100 artistë nga gjithë bota konkurrojnë me veprat më të mira

Publikuar më 20.07.2020
Shqipëria do të mbledhë për herë të parë në një bienale emra...

Shqipëria do të mbledhë për herë të parë në një bienale emrat më të njohur të karikaturës në mbarë botën. Drejtoresha ekzekutive dhe themeluesja e çmimit Niko Nikolla, Flora Nikolla, tregon për “Shekulli”-n si i lindi kjo ide dhe çfarë pritet të ndodhë në eventin e rëndësishëm, që synon të vendosë Shqipërinë në hartën e […]

Lexo më shumë

Rikthehet “Festivali i Resë”, 100 artistë shqiptarë ndezin atmosferën në Tiranë mes pandemisë

Rikthehet “Festivali i Resë”, 100 artistë shqiptarë ndezin atmosferën në Tiranë mes pandemisë

Publikuar më 19.07.2020
Festivali i Resë që çdo edicion mbledh artistët më të mirë n...

Festivali i Resë që çdo edicion mbledh artistët më të mirë nga Shqipëria dhe jo vetëm, rikthehet edhe këtë vit, pavarësisht se në kushte jo normale. Pandemia nuk e ndali festivalin, i cili i dedikohet në tërësi promovimit të kulturës, artistëve, folklorit shqiptar e artit kontemporan. Nga data 21 korrik deri në 2 gusht të […]

Lexo më shumë

Ndërkohë që Shqipëria i shkatërron, KE jep miliona euro për monumentet e dëmtuara nga tërmeti

Ndërkohë që Shqipëria i shkatërron, KE jep miliona euro për monumentet e dëmtuara nga tërmeti

Publikuar më 17.07.2020
Kala, monumente, muze dhe site arkeologjike u dëmtuan rëndë ...

Kala, monumente, muze dhe site arkeologjike u dëmtuan rëndë pas tërmetit të 26 nëntorit. Komisioni Europian do i vijë në ndihmë Shqipërisë për restaurimin e tyre me një fond prej 50 milionë eurosh. Fondi i miratuar nga KE është pjesë e një pakete prej 100 milionë eurosh, në mbështetje të qeverisë shqiptare për rehabilitimin dhe […]

Lexo më shumë

Shpallen fituesit e konkursit “Libri i Karantinës”, zgjidhen 3 veprat më të mira të shkruara në izolim

Shpallen fituesit e konkursit “Libri i Karantinës”, zgjidhen 3 veprat më të mira të shkruara në izolim

Publikuar më 17.07.2020
Gjatë muajve të izolimit “Qendra Kombëtare e Librit dhe Lexi...

Gjatë muajve të izolimit “Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit” shpalli konkursin “Libri i karantinës”, për të nxitur kreativitetin dhe shkrimin shqip. Juria e përbërë nga Rita Petro, Fatmira Aliaj, Ylli Demneri, Durim Abdullahu, zgjodhi ditën e sotme tre librat më të mirë nga 10 finalistë. Në ceremoninë e organizuar nga QKLL ishte e pranishme […]

Lexo më shumë

Rrënohet trashëgimia, shembet shkolla historike në vend (FOTO)

Rrënohet trashëgimia, shembet shkolla historike në vend (FOTO)

Publikuar më 14.07.2020
Trashëgimia kulturore në Shqipëri mbetet një nga problemet m...

Trashëgimia kulturore në Shqipëri mbetet një nga problemet më shqetësuese për shoqërinë tonë. Shembja e godinave qindra vjeçare po shuan identitetin e vendit dhe deri më tani askush nga institucionet përgjegjëse nuk ka reaguar në lidhje me këtë çështje kaq delikate. Së fundmi profesori i njohur i historisë së lashtë, Kosta Giakoumis, ka bërë të […]

Lexo më shumë

Librat më të mirë të verës për fëmijë e të rritur, një paketë me 10 sugjerime nga Aida Baro

Librat më të mirë të verës për fëmijë e të rritur, një paketë me 10 sugjerime nga Aida Baro

Publikuar më 13.07.2020
Libri mbetet gjithmonë miku më i mirë, shoqëruesi perfekt i ...

Libri mbetet gjithmonë miku më i mirë, shoqëruesi perfekt i çdo dite tonën. Zyrtarisht kemi hyrë në sezonin e verës prej disa javësh dhe sigurisht që në këtë kohë nuk mund të mungojnë disa sugjerime për librat më të mirë që duhen lexuar pranë bregut të detit, në një shtëpi në mal, apo kudo ku […]

Lexo më shumë

Ekspozita me gazetat e rralla, si pasqyrohej para 100 viteve themelimi i Bibliotekës Kombëtare

Ekspozita me gazetat e rralla, si pasqyrohej para 100 viteve themelimi i Bibliotekës Kombëtare

Publikuar më 10.07.2020
Ekspozita në retrospektivë dedikuar Bibliotekës Kombëtare të...

Ekspozita në retrospektivë dedikuar Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë ktheu pas në vite të gjithë studiuesit e lexuesit e rregullt në themelimin e institucionit më të rëndësishëm kulturor në vend. Në hollin e Muzeut Kombëtar u ekspozuan ditën e sotme lajmet nga shtypi i kohës nga viti 1920 që njoftonin themelimin e Bibliotekës Kombëtare. Të pranishëm […]

Lexo më shumë