Protestë para kryeministrisë kundër faljes së detit Greqisë

Publikuar më 10. 02. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Qindra protestues janë mbledhur sërish ditën e sotme, në protestë kundër marrëveshjes së qeverisë me grekët, ku do të falen të paktën 22.1 kilometra det. Protesta po zhvillohet para kryeministrisë.
Edhe pse Rama dhe ministri i tij, që ka bërë negociatat me grekët, Ditmir Bushati, mundohen që ta justifikojnë faljen, duke e përkthyer në një marrëveshje, sot kanë dalë detaje të reja.
Shqipëria i ka falur Greqisë, dy fushat më të mëdha me gaz e naftë në detin Jon.
Pak ditë më parë shoqëria civile i ka dorëzuar kryeministrit një letër ku i ka kërkuar arsyet se pse ka falur detin.
Sigurisht që Rama nuk ka denjuar të kthejë përgjigje dhe vazhdon të mbajë sekrete marrëveshjen me Greqinë, ku i ka falur pasuritë e vendit në këmbim të votës për hapjen e negociatave.