Protesta te “Tirana e Re”, banorët bllokojnë rrugën (FOTO)

Foto 1 nga 2 Pas Para

Banorët e zonës së “Astirit” në Tiranë kanë dalë sërish në protestë sot në mëngjes, duke bllokuar rrugën. Ata kanë thënë se nuk do ta lejojnë prishjen e banesave, pa marrë dëmshpërblim.

Me pankarta në duar, banorët kanë bllokuar të dyja anët e rrugës. Kjo është arsyeja përse u bllokua edhe qarkullimi. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë. Prej disa ditësh banorët protestojnë. Ata kërkojnë anulim të vendimit të qeverisë për të prishur banesat. Banorët gjithashtu kanë kërkuar bisedime me qeverinë.

Po banorët janë shprehur se qeveria ka shtuar projektin dhe se preken afër 500 banesa dhe jo 300 sa thotë qeveria. Ata thanë se i kanë shtëpitë në proces të legalizimit e ndaj nuk do ta lejojnë prishjen e banesave.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet