Protesta e madhe për Teatrin, shpërthen Arben Derhemi: Këta duan ta shembin për të ndërtuar kulla, hajdeni të premten

Aktori i mirënjohur Arben Derhemi përmes një videoje të bërë publike në faqen online “Nisma Thurrje” iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen në ditën e premte, datë 15 qershor, në teatër së bashku me artistët, që kërkojnë që ndërtesa historike dhe që mbart kujtime të tyre, të mos shembet.

“Teatri Kombëtar është një godinë, jo vetëm pronë e artistëve, por pronë e mbarë shqiptarëve, kudo ata jetojnë. Gjithë Tirana e ka Teatrin Kombëtar, pasi është zemra e kulturës së qytetit. Këta duan ta shembin për të ndërtuar kullat e tyre dhe të fshijnë kujtesën dhe zemrën e kulturës shqiptare e ka zëvendësojnë me betonin e fitimet e tyre marramendëse. Mbrojtja e Teatrit është mbrojtje e pronës publike nga vjedhja me ligj që është duke iu bërë asaj. Ejani të premten në teatër, ta mbrojmë atë, të mbrojmë qytetarinë. Të premten në orën 19.00 në teatër”, tha Derhemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet