×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Propozimi i Rudina Hajdarit: Të hapen listat 100% , pres ta diskutoj këtë pikë të martën

Deputetja e Parlamentit të Shqipërisë, Rudina Hajdari ka shkruar një propozim në të cilën vë në dukje idenë për hapjen me 100 % të listave zgjedhore.

Duke përshëndetur qëndrimin konsensual që u arrit nëpërmjet deklaratave publike të të gjitha palëve politike, lidhur me hapjen e listave 100%, Hajdari shton se do të donte që të vijohet puna e Këshillit Politik për ta përmbyllur këtë proces.

Po ashtu, ajo shton se bashke me grupimin që përfaqëson kanë përgatitur amendamentet përkatëse të Kodit Zgjedhor të cilat, sipas saj, garantojnë hapjen 100% të listave, jo vetëm si mekanizëm i shprehjes së opinionit popullor mbi cilësinë e kandidatëve por mbi të gjitha si një mekanizëm përzgjedhës i deputetëve të ardhshëm të Kuvendit të Shqipërisë.

Letra e plotë:

Të nderuar anëtarë të Këshillit Politik,

Si fillim dua të shpreh shqetësimin tim për situatën e krijuar në Këshillin Politik, lidhur me mungesën e progresit për çështjet që kanë të bëjnë me amendimet e Kodit Zgjedhor dhe përshtatjen e tij për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme në 25 prill të vitit 2021.

Unë besoj se ka ardhur koha që të gjithë ne të lëmë mënjanë interesat e ngushta personale dhe partiake dhe të shohim interesat madhore të vendit duke punuar natë e ditë për ti dhënë Shqipërisë një Kod Zgjedhor dhe një palë zgjedhje model.

Në këtë kontekst, duke përshëndetur qëndrimin konsensual që u arrit nëpërmjet deklaratave publike të të gjitha palëve politike, lidhur me hapjen e listave 100%, do të doja që të vijonim punën e Këshillit Politik për ta përmbyllur këtë process, i cili sot gëzon mbështetjen e mbi 80% të shqiptarëve si edhe dakordësinë paraprake të palëve.

Unë dhe grupimi që përfaqësoj kemi përgatitur amendamentet përkatëse të Kodit Zgjedhor të cilat garantojnë hapjen 100% të listave, jo vetëm si mekanizëm i shprehjes së opinionit popullor mbi cilësinë e kandidatëve por mbi të gjitha si një mekanizëm përzgjedhës I deputetëve të ardhshëm të Kuvendit të Shqipërisë.

Amendimet dhe relacionin shoqërues i gjeni bashkangjitur këtij emaili.

Duke qenë se edhe PS, edhe PD edhe LSI janë shprehur tashmë publikisht se qëndrojnë për hapjen 100% të listave, unë ju ftoj të takohemi ditën e martë, 22 shtator, ora 10:00 për të punuar non stop deri në realizimin e një dokumenti të dakordësuar për mundësimin e hapjes 100% të listave, për tua dhënë zgjedhësve në dorë fuqinë për të përzgjedhur përfaqësuesit e ardhshëm në Kuvend.

Do të ishtë zhgënjyese për të gjithë shqiptarët por edhe anti-kushtetuese nëse palët do të tërhiqeshin nga qëndrimet tashmë të qarta mbi mundësimin e përzgjedhjes së përmbajtjes së Kuvendit të ardhshëm nga shqiptarët e jo thjesht nga Kryetarët e partive.

Duke shpresuar në një reagim pozitiv e konstruktiv,

Me respekt, Rudina Hajdari

INFORMACION RRETH AMENDAMENTEVE TË KODIT ZGJEDHOR PROPOZUAR NGA DEPUTETJA RUDINA HAJDARI

Informacionet për amendimet e Kodit Zgjedhor

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka miratuar në datën 30.07.2020 ligjin nr. 115/2020 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.” Këto ndryshime të Kushtetutës kanë hyrë në fuqi në datën 7 Shtator 2020.

Është detyrë e jona si ligjvënës që sa më parë të përshtatim legjislacionin zgjedhor duke ofruar kuadrin e duhur për të implementuar këto ndryshime.

Amendamentet që ne propozojmë vijojnë si më poshtë

Lista e kandidatëve të Partisë do të jetë 100% e hapur, jo vetëm në cilësinë e të drejtës së zgjedhësit për të shprehur thjesht pëlqimin e tij, por mbi të gjitha duke i dhënë atij 100% fuqinë që të vendosë se kush do të jetë përfaqësuesi i tij në Kuvend.

Me këtë synim, ne kemi propozuar që renditja e kandidatëve të mos bëhet më sipas rendit numerik por sipas rendit alfabetik, duke filluar nga kandidati me gërmën “A” e kështu me rradhë. Kjo mënyrë e zhvleftëson totalisht renditjen paraprake duke i dhënë vlerë vetëm renditjes përfundimtare e cila do të vendoset në bazë të votave parapëlqyese që secili prej kandidatëve ka marrë.

Duke bërë këtë ndryshim, ne e zbatojmë Kushtetutën në gërmë dhe në frymë duke ia lënë zgjedhësit në dorë përzgjedhjen e përfaqësuesve të tij në Kuvend, teksa Partia Politike ka përgjegjësinë për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

Numërimi i votave parapëlqyese

Duke qenë se ndryshimet kushtetuese sjellin një element të ri, si vota parapëlqyese e kandidatëve, lind nevoja që të rregullohet edhe aspekti i numërimit të kësaj vote. Me këtë synim ne kemi propozuar që numërimi i votave të zhvillohet në dy faza;

Në fazën e parë të numërohen votat për subjektet politike dhe pasi ky proçes të jetë përmbyllur të bëhet numërimi i votave parapëlqyese për secalin kandidat.

Në fazën e dytë, të drejtën për të marrë pjesë në numërimin e votave e kanë të gjitha ato subjekte të cilat në ZAZ-të (Qarkun) përkatëse, rezultojnë nga rezultatet paraprake të KQZ-së se janë përfitues mandati.

Kjo ndërhyrje ka disa aspekte positive;

Së pari i jep mundësinë cdo subjekti përfitues mandate që të bëhet pjesë e numërimit, duke shmangur kështu kontestimet e mundshme dhe duke garantuar një process të drejtë të numërimit të votave parapëlqyese.

Së dyti, duke patur përfaqësim të plotë të të gjitha subjekteve që do të jenë pjesë e Kuvendit të ardhshëm, ulet në minimum mundësia e deformimit të vullnetit të elektoratit si midis subjekteve ashtu edhe brenda një subjekti zgjedhor.

Së treti, i jep mundësinë e rifreskimit Grupeve të Numërimit të cilat do të kenë dalë nga një proçes i lodhshëm i numërimit të votave të partive politike.

Garantimi i përfaqësimit me 30% e gjinisë më pak të përfaqësur.

Në këto amendamente të Kodit Zgjedhor ne kemi parashikuar një mekanizëm për garantimin e përfaqësimit të gjinisë më pak të përfaqësuar duke i dhënë mundësinë atyre kandidatëve të kësaj gjinie që kanë marrë më shumë vota se të tjerët Brenda të njëjtës gjinie, të zëvendësojnë kandidatin e gjinisë së kundërt, me më pak vota Brenda gjinisë së tij, në rastet kur përfaqësimi i gjinisë është më pak se 30%. Në këtë mënyrë ne sigurohemi që gjinia është e përfaqësuar, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër stimulojmë garën sit ë barabartë për të gjitha gjinitë. Ne jemi të bindur gjithsesi se ky mekanizëm nuk do të ketë aspak nevojë të përfaqësohet, për shkak se gjinitë në Shqipëri do të arrijnë vetë të përfaqësohen, sic ka ndodhur edhe në vendet e tjera ku janë aplikuar listat 100% të hapura.

Shpërndarja e mandatateve

Në amendementet e paraqitura ne i japim peshë 100% elektoratit në shpërndarjen e mandateve si për partitë ashtu edhe për kandidatët duke i shpërndarë ato te ata kandidatë që kanë më shumë vota parapëlqyese.

Në këtë mënyrë shpërndarja do të bëhet në këtë formë:

Si fillim përcaktohen mandatet që merr çdo parti sipas rezultateve të KQZ dhe më pas shpallen kandidatë fitues ata kandidatë që kanë marrë më shumë vota parapëlqyese Brenda partisë që përfiton mandate, duke respektuar edhe rregullin për përfaqësimin 30% gjinor. Në këtë formë, Partia Politike ka peshë absolute në përcaktimin e kandidatëve, pra në formulimin e ofertës politike, ndërsa elektorati ka peshë absolute në përzgjedhjen e përfaqësuesve të tij në Kuvend duke aplikuar drejt dhe pa asnjë shtrembërim ndryshimet e Kushtetutës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Në 25 prill 2021 fillon epoka e re”/ Presidenti Meta: Deklaratat e miqve evropiane shpresoj të dëgjohen deri të enjten

“Në 25 prill 2021 fillon epoka e re”/ Presidenti Meta: Deklaratat e miqve evropiane shpresoj të dëgjohen deri të enjten

Publikuar më 27.10.2020
Meta ka reaguar në lidhje me qëndrimin e komisionerit Evropi...

Meta ka reaguar në lidhje me qëndrimin e komisionerit Evropian për Zgjerimin Oliver Varhelyi, për qëndrimin e tij ndaj Kodit Zgjedhor. Meta përmes një postimi në rrjetin social ka shpërndarë qëndrimet  ndërkombëtarëve për ndryshimet e bërë nga qeveria në Kodin Zgjedhor. “Falenderoj miqtë e vërtetë të Shqipërisë, që duan çeljen sa më parë të negociatave […]

Lexo më shumë

Votimi/ Rrëzohet dekreti i Metës, Kodi Zgjedhor të enjten për rivotim në Kuvend

Votimi/ Rrëzohet dekreti i Metës, Kodi Zgjedhor të enjten për rivotim në Kuvend

Publikuar më 27.10.2020
Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar sot dekretin e Metës për kthi...

Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar sot dekretin e Metës për kthim në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Nga 17 anëtarë prezentë, 15 votuan kundër dekretit kurse vetëm 2 pro, Alimadhi dhe Lita. Pas një debati për më shumë se 2 orë, mazhoranca i ka qëndruar bindjes se ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhen miratuar që […]

Lexo më shumë

Eurodeputeti gjerman thirrje për Kodin Zgjedhor: Institucionet si Komisioni i Venecias të respektohen nga të gjitha palët e përfshira

Eurodeputeti gjerman thirrje për Kodin Zgjedhor: Institucionet si Komisioni i Venecias të respektohen nga të gjitha palët e përfshira

Publikuar më 27.10.2020
Eurodeputeti gjerman i PPE, Michael Gahler i është bashkuar ...

Eurodeputeti gjerman i PPE, Michael Gahler i është bashkuar thirrjes së komisionerit për zgjerimin në BE, Olvier Varhelyi se Komisioni i Venecias duhet respektuar. Varhelyi tha për herë të dytë se opinioni i Komisionit të Venecias duhet të pritet nga Kuvendit dhe më pas ndryshimet në Kodin Zgjedhor të rivotohet. Sipas Gahler, institucionet e rangut […]

Lexo më shumë

Mazhoranca nuk pret opinionin e Venecias, dërgon me shpejtësi në Parlament dekretin e Presidentit Meta për Kodin Zgjedhor (Dokumenti)

Mazhoranca nuk pret opinionin e Venecias, dërgon me shpejtësi në Parlament dekretin e Presidentit Meta për Kodin Zgjedhor (Dokumenti)

Publikuar më 26.10.2020
Kuvendi pavarësisht thirrjeve nga BE nuk humbet kohë dhe nes...

Kuvendi pavarësisht thirrjeve nga BE nuk humbet kohë dhe nesër shqyrton në Komisionin e Ligjeve dekretin e Presidentit Meta për kthim në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Pikërisht, Meta iu drejtua me një kërkesë për opinion Komisionit të Venecias për ndyshimet në Kodin Zgjedhor të miratuara pa konsensus më 5 tetor në Kuvend, teksa […]

Lexo më shumë

PPE i kujton Ramës: Duhet të respektojë Opinionin e Venecias për Kodin Zgjedhor

PPE i kujton Ramës: Duhet të respektojë Opinionin e Venecias për Kodin Zgjedhor

Publikuar më 26.10.2020
Numri 2 i PPE në Parlamentin Europian, Andrei Kovaçev, mbësh...

Numri 2 i PPE në Parlamentin Europian, Andrei Kovaçev, mbështëti Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi në lidhje me situatën politike në Shqipëri. Njësoj si Komisioneri për Zgjerimin, Kovaçev kërkoi që qeveria dhe parlamenti të presin Opinionin e Venezias para se të votojnë për Kodin Zgjedhor. Reagimi i plotë Mbështes qëndrimin e Komisionerit OliverVarhelyi! Kodi Zgjedhor […]

Lexo më shumë

Koronavirusi detyron Këshillin e BE-së të ulë takimet në ‘minimumin absolut’

Koronavirusi detyron Këshillin e BE-së të ulë takimet në ‘minimumin absolut’

Publikuar më 26.10.2020
Këshilli i BE do të zvogëlojë takimet e ekspertëve fizikë &#...

Këshilli i BE do të zvogëlojë takimet e ekspertëve fizikë “në minimumin” dhe gjithashtu do të kufizojë videokonferencat në “tema përparësore” në përgjigje të rasteve në rritje të koronavirusit, tha të hënën presidenca gjermane. “Vala e dytë e pandemisë së koronës po godet kryeqytetin e BE, Bruksel me forcë të plotë. Shifrat e infeksionit në […]

Lexo më shumë

Kodi Zgjedhor/ Eurodeputeti David Lega: Rama duhet të presë opinionin e Venecias, kjo do të ishte qasje demokratike

Kodi Zgjedhor/ Eurodeputeti David Lega: Rama duhet të presë opinionin e Venecias, kjo do të ishte qasje demokratike

Publikuar më 26.10.2020
Eurodeputeti David Lega i ka bërë thirrje Ramës të presë opi...

Eurodeputeti David Lega i ka bërë thirrje Ramës të presë opinionin e Komisionit të Venecias për kërkesën e Metës për Kodin Zgjedhor. Sipas Legës, i cili është i dyti që reagon nga BE pas komisionerit Oliver Varhelyi, pritja e opinionit do të ishte një qasje demokratike nga parlamenti dhe qeveria shqiptare. Po ashtu edhe Oliver […]

Lexo më shumë

Zbardhet kërkesa e Metës drejtuar Venecias, ja 8 pyetjet për të cilat kërkon përgjigje Presidenti

Zbardhet kërkesa e Metës drejtuar Venecias, ja 8 pyetjet për të cilat kërkon përgjigje Presidenti

Publikuar më 26.10.2020
Zbardhet kërkesa e Presidentit Ilir Meta drejtuar Komisionit...

Zbardhet kërkesa e Presidentit Ilir Meta drejtuar Komisionit të Venecias  për një ppinion urgjent mbi procesin e ndryshimit të njëanshëm dhe të përshpejtuar të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë. Në kërkesën prej 11 faqesh, Kreu i shtetit parashtron 8 pyetje për Venecian teksa dhe argumenton arsyet që e detyruan të kërkojë nga […]

Lexo më shumë