×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Propaganda e të Majtës dhe pse nuk u ndëshkuan ish-zyrtarët e PD-së?

Ben Andoni

Atentati i fundit që ndodhi me prokurorin e Durrësit dhe ato që kanë ndodhur para tij kanë treguar se Shqipëria ka një strukturë krimi të sofistikuar dhe një rrjet të së keqes, në të cilin ka aktorë të ndryshëm në të gjitha sferat. Nëse është i vërtetë dhe lajmi, që në makinën e tij janë gjetur dokumentet e të ndjerit Konomit dhe të tjera, atëherë thjesht konfirmohet ajo që dihet nga të gjithë shqiptarët dhe i ka bërë që t’i drejtohen Rinasit: Humbja pakthim e shpresës. Bota e krimit është e lidhur më së miri dhe ata janë një sistem ndaj të cilit duhet i gjithë shteti dhe sërish lufta është e vështirë. Shqipëria vuan nga një humbje totale shprese pasi nuk ka punë, jeta është me kosto tejet të lartë, e pasigurtë, e nëse një qytetar i thjeshtë mezi arrin pas shumë peripecish të legalizojë diçka, “të fortët” kanë disa shtëpi, dokumentet e të cilave bëhen menjëherë; ekonomia jonë i shpërndan të ardhurat e saj në pak duar; kurse politikanët vetëm sa pasurohen pa u trembur për burimet që deklarojnë apo jo.

Ka shumë optimistë që mendojnë se SPAK-u dhe organet e reja të Drejtësisë do të bëjnë kthesën e madhe, por duket se kanceri i pandëshkueshmërisë së krimit dhe korrupsioni në të gjitha nivelet e larta të politikës dhe të qeverisjeve është i pamundur të shkulet me një terapi të zakonshme. Ai është ngulur thellë dhe madje deri në nënvetëdije. Kushdo i mban mënd ditët, javët dhe muajt e parë të ardhjes së të Majtës, gati gjashtë vjet më parë. Aq të qarta ishin objektivat dhe shpallja se krimi do merrte goditje sa nuk do dinte ku të shkonte, saqë njerëzit prisnin me radhë të shikonin ish-zyrtarët e Ekzekutivit të PD-së që t’i bënin shoqëri njëri-tjetrit në burg. Por, ish-ministri i kohës së Fajdeve Bode, që u riciklua sërish nga Berisha jo vetëm nuk u akuzua por pak vite më parë ishte në strukturat e Bankës Kombëtare; u akuzua Ministri i Arsimit, por më pas doli i pafajshëm; ai i Brendshëm, por të gjithë ishin të …pastër. “Epo ne nuk jemi gjyqësori, do thoshte e thotë me të drejtë kryeministri, paçka se kur i intereson flet edhe në emër të Drejtësisë.

Vetëm pak kohë kaloi në Demokraci për t’u kuptuar se politika më shumë sesa fjalët shërbente si tendë, ku gjetën vend lloj-lloj sorollopi i krimit të vendit. Fati i dekriminalizimit bëri që shumë prej tyre syresh të iknin, por PD ashtu si PS, të dyja sot, kurrë nuk e pranuan atë se ato vetë kontribuuan. Ndaj, ndodh që sot propaganda e të Majtës gjithçka e lidh me PD-në, kur kjo e fundit me Turin e Ri të pak ditëve më parë mëton të rrëfejë se ajo krimi lulëzoi vetëm në kohën e PS-së. Po ku vajtën të akuzuarit e PD-së? Ku janë të akuzuarit e mëdhenj të PS-së?! Në fakt, nuk pastrohesh dhe nuk je më i mirë kur je në Opozitë!? Këtë nuk kemi dëgjuar sot nga PD-ja dhe Mea Culpa e saj, ashtu si me të gjitha gjasat nuk do e dëgjojmë më nga ana e PS-së, nëse do të humbë zgjedhjet e ardhshme. Shqipëria do e ketë të vështirë pastrimin nga krimi pasi tani ky ka marrë qytetari të plotë dhe është sofistikuar në atë drejtim, saqë e përligj dhe me renomenë ndërkombëtare, por edhe me pozitën e respektuar që mban te Bota e Zezë ndërkombëtare e krimit. Dhe, politika shqiptare i ka shërbyer në këmbim të përfitimit por edhe të mbajtjes së kësaj statuskuoje. Mbi të gjitha, partitë kanë një pakt të pafolur, që nëse je në Opozitë pret kinse-rrufetë e Pozitës, por përgatitesh për kohën tënde për të bërë të njëjtën gjë: Duke gjuajtur me fjalë. Kjo të vjen ndërmend kur kujton dhe pret se ku janë fjalët e sotme të së Majtës për krimin dhe përballjen e suksesshme me të dhe pse nuk u futën kurrë në burg, njerëzit e akuzuar rëndë të PD-së. Me sa duket kjo do të vazhdojë gjatë derisa Reforma në Drejtësi do të funksionojë deridiku. Por deri atëherë dhe për çdo ditë, javë dhe muaj, shqiptarët do e lenë Shqipërinë me të njëjtin ritëm.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skandali “Rama”, mësimi online nuk klasifikohet

Skandali “Rama”, mësimi online nuk klasifikohet

Publikuar më 03.07.2020
Nga: Mirela Karabina Mësimi online, zhvilluar prej tre muajs...

Nga: Mirela Karabina Mësimi online, zhvilluar prej tre muajsh për arsye të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, me urdhër të ministres së Arsimit është quajtur i paklasifikuar. E drejtë, pasi mësimi në distancë nuk u realizua dot! Por, ajo që nuk është e drejtë qëndron në faktin se viti shkollor 2019-2020, parashikuar për 35 javë mësimore […]

Lexo më shumë

Të varfërit në lagjen më të pasur të Tiranës

Të varfërit në lagjen më të pasur të Tiranës

Publikuar më 02.07.2020
Silvana Begaj A ju kam folur ndonjëherë për shitësen e perim...

Silvana Begaj A ju kam folur ndonjëherë për shitësen e perimeve ku pija kafen e mëngjesit? Vinte çdo ditë nga një fshat i Tiranës dhe sillte perime. Në të ftohtë dhe në diell, ajo nuk lëvizte derisa të shiste çdo gjë. Çdo gjë bio dhe me çmim qesharak. Qeshte shumë rrallë. Shikonte majtas-djathtas se mos […]

Lexo më shumë

Përgjigja e quizit historiko-politik shqiptar për Triesten

Përgjigja e quizit historiko-politik shqiptar për Triesten

Publikuar më 01.07.2020
Shaban Murati Trieste 1 është takimi i fshehtë kokë më kokë ...

Shaban Murati Trieste 1 është takimi i fshehtë kokë më kokë në Trieste në shkurt 1992 i kryetarit të PD, Sali Berisha, me kryetarin e PS, Fatos Nano, një muaj para zgjedhjeve parlamentare, dhe marrëveshja e fshehtë midis tyre për rotacionin e pushtetit dhe amnistimin penal të dosjes së thesarit të shtetit të depozituar jashtë […]

Lexo më shumë

Dy burra-profesorë, një grua-ministre luajnë “ping-pong” me të ardhmen e studentëve të FEUT-së

Dy burra-profesorë, një grua-ministre luajnë “ping-pong” me të ardhmen e studentëve të FEUT-së

Publikuar më 01.07.2020
Nga: Marash Logu Imagjinoni dy burra që luajnë ping-pong me ...

Nga: Marash Logu Imagjinoni dy burra që luajnë ping-pong me njëri-tjetrin dhe një grua arbiter që qendron indiferente ndaj lojës. Tani, mendoni që në vend të topit, ajo që ata i gjuajnë me ashpërsi njëri-tjetrit është e ardhmja juaj. Do ishte e pandjeshme, revoltuese, e paligjshme. Kjo është situata skandaloze ku gjenden 315 -ish-studentë të […]

Lexo më shumë

Berlusconi, statisti i fundit italian i larguar padrejtësisht!

Berlusconi, statisti i fundit italian i larguar padrejtësisht!

Publikuar më 30.06.2020
Nga Alban Daci Politika italiane jo vetëm që mbetet thellësi...

Nga Alban Daci Politika italiane jo vetëm që mbetet thellësisht makiaveliste, por mbetet një ndër shkollat më të rëndësishme politike në botë dhe më të vështirat për të kuptuar e për tu interpretuar. Edhe pse Italia është një Republikë Parlamentare dhe realisht sovraniteti duhet t’i përkas popullit, në fakt sovraniteti ka qenë vazhdimisht në dorë […]

Lexo më shumë

Mesazhet e Covid-19 për të ardhmen e Botës

Mesazhet e Covid-19 për të ardhmen e Botës

Publikuar më 30.06.2020
Nga Dr. Harilla Goga Covid-19 dhe pasojat e tij shkatërruese...

Nga Dr. Harilla Goga Covid-19 dhe pasojat e tij shkatërruese e kanë tronditur plotësisht Botën tonë në të gjitha dimensionet e saj, dhe estabishmenti politik me shumë  vështirësi po përpiqet ta menaxhojë dhe përballet me sfidat e tij. ( Ky koncept është trajtuar gjerësisht në artikullin e sapo botuar me titull: Marrëdhëniet ndër-shtetërore përballë sfidave […]

Lexo më shumë

Ç’po ndodh vallë mes SHBA-ve dhe Shqipërisë?

Ç’po ndodh vallë mes SHBA-ve dhe Shqipërisë?

Publikuar më 29.06.2020
Alban Daci SHBA-të vazhdojnë të mbeten fuqia më e madhe, e v...

Alban Daci SHBA-të vazhdojnë të mbeten fuqia më e madhe, e vetme dhe e padiskutueshme në Botë. Megjithatë, SHBA-të mbeten më shumë ideali i vetëm e pozitiv për të gjitha vendet e vogla që kanë qenë të pambrojtura e të shtypura nga doktrinat diktatoriale të modelit sovjetik, ose stalinist-komunist. Shqipëria është një ndër vendet e […]

Lexo më shumë

Shihni Bosnjen ditën dhe pastaj njihni ‘pakicat’

Shihni Bosnjen ditën dhe pastaj njihni ‘pakicat’

Publikuar më 29.06.2020
Arben Rrozhani Sekretar i PR i partisë ‘Zgjidhja’ Bosnje Her...

Arben Rrozhani Sekretar i PR i partisë ‘Zgjidhja’ Bosnje Hercegovina është sot kampione në Ballkan. Ekonomia mund ta ketë marrë veten, qindra mijëra refugjatë mund të jenë rikthyer, por vendi ballkanik i përgjakur nga masakrat dhe lufta tre vjeçare 1992-1995, është një shtet i dështuar, i kontrolluar de jure nga ndërkombëtarët. Ajo sot ka 4 […]

Lexo më shumë