“Pronën do ta mbrojmë me gjak”, Basha takim me banorët e Unazës së Re (VIDEO)

Kryetari i opozitës Lulzim Basha u takua me banorët e Unazës së Re, të cilëve do t’u shemben shtëpitë dhe bizneset në kuadrin e projektit për zgjerimin e rrugës. Më shumë se 300 ndërtesa do të shemben ë të dy anët e rrugës nga pallati me Shigjeta deri tek sheshi “Shqiponja”.

Takimi u zhvillua në një prej ambjenteve të bizneseve të qytetarëve që do iu shemben shtëpitë. Banorët kanë protestuar këta ditë duke bllokuar edhe rrugët. Ata kërkojnë që të ketë transparancë të plotë në lidhje me këto shembje që pritet të kryhen. Pjesa më e madhe e këtyre shtëpive dhe bizneseve janë në proces legalizimi e se me fillimin e projektit, s’kualifikohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet