Pronat pa kontratë shit-blerjeje, si llogaritet tatimi

Udhëzimi/ 15 përqindëshi i tatimit për transaksionet e pasurive të paluajtshme pa kontratë do të llogaritet mbi indeksimin e çmimit të tokës bujqësore e truallit, me inflacionin mesatar vjetor. Tabela dhe shembujt

Tatimi i kalimit të së drejtës së pronësisë, për pasuritë e paluajtshme do të jetë 15 për qind për çdo transaksion, por si do të llogaritet ai kur objektet nuk disponojnë kontrata shitblerjeje nga e kaluara. Sipas Ministrisë së Financave dhe asaj të Drejtësisë, që kanë firmosur udhëzimin, në mungesë të tyre, si vlerë në blerje do të merret vlera e llogaritur duke përdorur indeksimin e çmimit të tokës sipas hartës së vlerave, me inflacionin mesatar vjetor të llogaritur për vitin në të cilin është fituar pronësia. “Shekulli” ka siguruar tabelën me indeksimin i çmimit të tokës bujqësore dhe truallit me inflacionin mesatar vjetor, që nga viti 1999, mbi koeficientet e së cilës do të llogaritet edhe tatimi për çdo transaksion, qoftë kontratë blerjeje, qoftë dhurimi. Më poshtë, po referojmë edhe një shembull për transaksionin dhe tatimin që do të paguhet për të.

Shembulli

Banori AA i Bashkisë Divjakë ka përfituar 10 000 m² tokë bujqësore me ligjin nr. 7501, datë 19.7.1991 “Për tokën”, i ndryshuar, me AMTP-në e lëshuar në vitin 1994 (data në AMTP është 2.5.1994). Në kohën e marrjes së tokës, individi AA nuk ka paguar asnjë vlerë në blerje, pasi e ka marrë tokën pa pagesë në bazë të ligjit nr. 7501, datë 19.7.1991. Në vitin 2015, ky person ia shet tokën blerësit BB me kontratën e shitblerjes datë 10.1.2015, me vlerën 7 270 000 lekë. Llogaritja e detyrimit tatimor që duhet të paguajë shitësi AA: Çmimi i shitjes së tokës, sipas hartës së vlerave, është 727 lekë/m². Kjo vlerë trualli është: 10 000 m² x 727 lekë/m2 = 7 270 000 lekë Pra, është e barabartë me çmimin në kontratën e shitjes. Atëherë, si vlerë në shitje do të marrim çmimin e kontratës 7 270 000 lekë. Për të llogaritur çmimin minimal të blerjes së tokës, çmimi i shitjes për 727 lekë/ m2 , pjesëtohet me indeksin e inflacionit sipas vitit përkatës në shtojcën nr. 1 bashkëngjitur. Konkretisht: Për vitin 1994 indeksi është 3.074. Atëherë, vlera në blerje e pasurisë prej 10 000 m² është: (10 000 m2 x 727.00 lekë/ m²) : 3.074 = 2,364,996.00 lekë Tatimi që duhet të paguajë shitësi AA është: (vlera në shitje – vlerën në blerje) x 15 % (7,270,000 – 2,364,996) x 15 % = 735,750.60 lekë. Në rastin e kalimit të së drejtës së pronësisë mbi tokën (truall apo tokë bujqësore), detyrimi tatimor do të llogaritet duke shumëzuar tarifën e tatimit me diferencën e vlerës në shitje me vlerën në blerje të tokës. Kontrata duhet të shprehë sipërfaqen në metër katror të pasurisë objekt të kontratës, çmimin për metër katror dhe vlerën e saj. Si vlerë në shitje do të merret vlera e përcaktuar në kontratën e shitjes, ndërsa si vlerë në blerje do të merret vlera e përcaktuar në kontratën paraardhëse të regjistruar në ZRPP, nëse ka të tillë. Nëse çmimi për metër katror sipërfaqe sipas kontratës së shitjes të tokës, është më i vogël se çmimi për metër katror sipërfaqe, të përcaktuar në hartën e vlerave të aktit ligjor/nënligjor në fuqi në datën e lidhjes së kontratës, për efekt të llogaritjes së tatimit do të merren në konsideratë çmimet sipas hartës së vlerave në fuqi. Në rast të shitjes njëkohësisht të tokës truall dhe ndërtesës njollë brenda këtij trualli, detyrimi tatimor llogaritet në bazë të shumës së detyrimit tatimor të shitjes së ndërtesës dhe detyrimit tatimor të shitjes së tokës truall rreth ndërtesës.

Kalimi i pronësisë

Sipas udhëzimit, në rastin e kalimit të së drejtës së pronësisë mbi tokën (truall apo tokë bujqësore), detyrimi tatimor do të llogaritet duke shumëzuar tarifën e tatimit me diferencën e vlerës në shitje me vlerën në blerje të tokës. “Kontrata duhet të shprehë sipërfaqen në metër katror të pasurisë objekt të kontratës, çmimin për metër katror dhe vlerën e saj. Si vlerë në shitje do të merret vlera e përcaktuar në kontratën e shitjes, ndërsa si vlerë në blerje do të merret vlera e përcaktuar në kontratën paraardhëse të regjistruar në ZRPP, nëse ka të tillë. Nëse çmimi për metër katror sipërfaqe sipas kontratës së shitjes të tokës, është më i vogël se çmimi për metër katror sipërfaqe, të përcaktuar në hartën e vlerave të aktit ligjor/nënligjor në fuqi në datën e lidhjes së kontratës, për efekt të llogaritjes së tatimit do të merren në konsideratë çmimet sipas hartës së vlerave në fuqi”, sqaron udhëzimi.

Tabela

Indeksimi i cmimit të tokës bujqësore dhe truallit me inflacionin mesatar vjetor
Vitet Inflacioni mesatar Koeficient i ndermjetem Indeksi
1999 0.4 1.004 1.584
2000 0.1 1.0005 1.583
2001 3.1 1.0313 1.535
2002 5.2 1.0522 1.459
2003 2.4 1.0237 1.425
2004 2.9 1.0287 1.385
2005 2.4 1.0237 1.353
2006 2.4 1.0237 1.322
2007 2.9 1.0294 1.284
2008 3.4 1.0336 1.242
2009 2.3 1.0228 1.215
2010 3.6 1.0356 1.173
2011 3.5 1.0345 1.134
2012 2.0 1.0204 1.111
2013 1.9 1.0194 1.090
2014 1.6 1.0163 1.073
2015 1.9 1.0188 1.053
2016 1.3 1.0128 1.039
2017 2.0 1.0201 1.019
2018 1.9 1.019 1.000

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet