Pronarët e viteve 2001-2013, një muaj afat për ankimet në gjykatë (Lista)

Pronarët, të cilët janë njohur me vlerësimet financiare të viteve 2001-2013, brenda 30 ditëve kanë të drejtë për t’u ankuar në Gjykatën e Administrative. Në rast se ata nuk janë dakord me vlerësimin, dhe nuk paraqesin ankimimin brenda datës 8 shtator, vendimi kthehet në titull ekzekutiv dhe ata s’mund të ndjekin më asnjë rrugë ligjore për korrigjimin e tij. Agjencia e Trajtimit të Pronave ka përfunduar procesin e vlerësimit financiar të vendimeve përfundimtare për 3700 dosjet e viteve 2001-2013 , të cilat kanë njohur të drejtën e kompensimit të subjekteve të shpronësuar në të gjithë vendin, ndërsa 2000 prej tyre kanë një vlerësim monetar. Pjesa tjetër është gjetur me mangësi në dosje dhe për ta parashikohet një tjetër procedurë, e cila i mban në lojë për të marrë trojet që pretendojnë.

Aplikimi për kompensim

Pronarët që janë dakord me vlerësimin e ATP-së kanë gjashtë muaj kohë për të plotësuar dokumentet. Përfituesit duhet të dorëzojnë në ATP nëntë dokumente për të marrë 20 % të vlerës së pronës në para dhe 80 % kompensim fizik. Shifrat janë bërë të ditura nga burime zyrtare pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave sipas të cilave mësohet se të gjithë pronarët, për dosjet e të cilëve është dhënë një vlerësim duhet të paraqiten në agjenci për të dorëzuar: kërkesë për kompensim; konfirmimin nga ZVRPP përkatëse mbi gjendjen juridike të pronës që kompensohet dhe nëse është ushtruar apo jo e drejta e parablerjes (nëse është njohur në vendim); dëshmi trashëgimie; prokurë; deklaratë noteriale të nënshkruar nga subjekti i shpronësuar; deklaratë noteriale të nënshkruar nga subjekti i shpronësuar; vërtetim për numrin e llogarisë bankare; dokument identifikimi dhe mandat pagese.

Pronarët e viteve 2001-2013, një muaj afat për ankimet në gjykatë by JolaAlimemaj on Scribd

N.Gj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet