Pronarët do të marrin 1.7 miliardë lekë, si ndahen

Afro 1.7 miliardë lekë do të ndajë Agjencia e Trajtimit të Pronave, pas vlerësimit të dosjeve të pronarëve të viteve 1999-2000. Në fakt, pas shqyrtimit të bërë për këto dosje, e që në total janë 2076, vetëm gjysma e tyre do të përfitojnë kompensim financiar, ndërsa pjesës, i lind e drejta për të rregulluar dokumentacionin në ATP, brenda 6 muajve duke nisur nga sot. “Shekulli” boton si më poshtë emrat që përfitojnë kompensimin në para, dhe shumën përkatëse për secilin individ apo familje, sikundër edhe pjesën e dytë të këtyre pronarëve, që kanë mundësi të ankimojnë dosjen deri në muajin dhjetor 2018.

Kompensimi financiar

Pronarët që kanë një vendim kompensimi, duhet të presin brenda afateve ligjore deri në 10 vjet sipas rendit të aplikimit, por kanë mundësi të përfitojnë edhe nga pagesat e përshpejtuara. Për rastin e dytë, pronarët duhet të paraqiten në ATP të plotësojnë formularin tip dhe të zgjedhin një nga tri afatet që parashikon ligji, pagesë brenda vitit, brenda 3 vjetëve ose brenda 5 vjetëve. Për secilin rast, në një VKM të posaçme është përcaktuar edhe përqindja e pagesës. Për pagesën brenda një viti pronari merr 20% të vlerës së faturës, për pagesën brenda tri viteve merr 30% dhe brenda pesë viteve merr 40% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere.

Dosjet me mangësi

Edhe pse ishin në pritje për të përfituar kompensim fizik apo financiar prej 18 vitesh, 1070 kërkuesit nuk do të përfitojnë nga fondi, pasi dokumentet e tyre nuk janë të rregullta. Pas vlerësimit që ka bërë Agjencia e Trajtimit të Pronave me ligjin e ri, secili prej tyre e ka të specifikuar arsyen e mospërfitimit. Por, kjo mund të korrigjohet, sikundër ka ndodhur me dosjet e viteve 1993-1998. “Subjektet e interesuara që evidentojnë të meta apo pasaktësi në këtë regjistër mund të plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm për vlerësimin financiar të vendimit të kompensimit, brenda një afati prej 6 muajsh”, është rregulli që vendos ATPja pas listimit të pronarëve, ndërsa dita e fundit kur digjet munësia është data 12 dhjetor.

Pronarët do të marrin 1.7 miliardë lekë, si ndahen by JolaAlimemaj on Scribd

Pronarët do të marrin 1.7 miliardë lekë, si ndahen by JolaAlimemaj on Scribd

N.Gj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet