×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Promovohet paketa “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, diaspora me një tekst të përbashkët mësimor

Për fëmijët shqiptarë të Diasporës është promovuar paketa “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, Niveli I, e cila ka dalë fituese në konkursin me program të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Ky botim është realizuar nga bashkëpunimi i dy shtëpive botuese të mirënjohura në trevat shqiptare, ALBAS dhe DUKAGJINI.

Promovimi është bërë nga Qendra e Botimeve për Diasporën, ndërsa Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Znj. Arbërie Nagavci kanë qenë pjesë e konferencës prezantuese të  librit fitues “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli I, një fryt i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Kosovës për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Znj. Evis Kushi, në fjalën e saj u shpreh se mësimi i gjuhës shqipe është një nga faktorët më të rëndësishëm për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar. “Diaspora shqiptare është një pasuri e madhe për të gjithë ne, jo vetëm për Shqipërinë, jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë kombin shqiptar, prandaj është në interesin tonë të përbashkët që ta mbështesim gjithnjë e më shumë mësimin e gjuhës shqipe dhe ruajtjen e identitetit tonë kombëtar në diasporë, por sidomos te fëmijët e tyre.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, Znj. Arbërie Nagavci, tha se është e rëndësishme njohja e gjuhës së vendit pritës dhe po aq e rëndësishme njohja e gjuhës amë. “Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë kanë një obligim të jashtëzakonshëm që të punojnë më shumë për të krijuar mundësitë më të mira për fëmijët shqiptarë në Diasporë për të rritur interesimin për gjuhën shqipe”. Ministrja e MASHTI-t u shpreh e bindur se ky produkt është rezultat i punës së përbashkët dhe tregues që se “do të vazhdojmë të punojmë për krijimin e mundësive sa më të mira për mësimin e gjuhës shqipe në Diasporë”.

Realizuesit e tekstit prezantuan para ministreve Kushi dhe Nagavci paketën “Gjuhës Shqipe dhe Kultura Shqiptare” Niveli I.

Drejtoresha e Shtëpisë Botuese Albas, Znj. Rita Petro në fjalës e saj dhe në prezantimin e paketës, tha: Ne e pritëm me shumë kënaqësi ftesën për konkurrim me një program të përbashkët që unifikon mësimin e gjuhës shqipe në Diasporë. Gjatë hartimit të tekstit, përmes tregimeve, dialogëve dhe personazheve, kemi përfshirë personazhe fëmijë, jo vetëm nga Shqipëria e Kosova, por edhe nga Maqedonia e Veriut e Mali i Zi. Një sfidë tjetër ishte realizimi i strukturës së librit, i cili duhej të merrte parasysh dhe përbërjen heterogjene, ku disa fëmijë shqiptarë nuk dinë fare shqip, që shpresoj shumë, të jenë më të paktë, disa dinë mesatarisht dhe pjesa tjetër mund të dinë më mirë. Pra, si fillim ky nivel i parë u organizua midis një libri gjuhe e leximi klasik dhe një metode të gjuhëve të huaja. Doja të theksoja se në libër janë të integruara të gjitha kompetencat, ajo e të folurit e të dëgjuarit, e të lexuarit, e të shkruarit, të cilat janë të demonstruara edhe në librin digjital…”.

Përpara dy ministreve dhe përfaqësuesve të institucioneve shtetërore u demonstruan përveç librave fizikë edhe modele të librit digjital, audio, video, teste e ushtrime për fëmijët, si dhe modele të mësimit përmes videove.

Botimin “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare 1” vjen si paketë, që përmban: Tekstin e nxënësit, të ndarë në tri shkallë (klasa 1, 2, 3), Fletoren e punës, Fjalorin me ilustrime, një Antologji me vjersha dhe Udhëzuesin për mësues dhe prindër. Teksti është në formën e librit të shtypur dhe në formën digjitale. E gjithë paketa është hartuar duke respektuar “Kurrikulën e mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në Diasporë e në Mërgatë”.

Ky botim është realizuar nga bashkëpunimi i dy shtëpive botuese, ALBAS  dhe DUKAGJINI. Autore të tij janë: Rita Petro, Saranda Pozhegu, Natasha Pepivani, Linda Mëniku, Adelinë Selmani, Dhurata Nixha.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

OKB: Humbjet në arsim nga pandemia në botë dhe në Shqipëri janë më të larta se sa priteshin

OKB: Humbjet në arsim nga pandemia në botë dhe në Shqipëri janë më të larta se sa priteshin

Publikuar më 27.01.2022
Një studim global i Fondi të Emergjencës të Kombeve të Bashk...

Një studim global i Fondi të Emergjencës të Kombeve të Bashkuara për Fëmijet (UNICEF) zbuloi së fundmi se humbjet që pandemia Covid-19 ka shkaktuar në arsim ishim më të mëdha sesa u parashikuan. Në vendet me të ardhura të mesme, ku bën pjesë edhe Shqipëria, UNICEF thotë se, aftësitë arsimore në lexim dhe matematikë janë […]

Lexo më shumë

Zbardhet vendimi i qeverisë, 3 ditë pushim për prindin me fëmijë të mitur: Mund të punojë nga shtëpia

Zbardhet vendimi i qeverisë, 3 ditë pushim për prindin me fëmijë të mitur: Mund të punojë nga shtëpia

Publikuar më 24.01.2022
Temperaturat e ulëta në të gjithë vendin kanë detyruar insti...

Temperaturat e ulëta në të gjithë vendin kanë detyruar institucionet shtetërore që të mbyllin shkollat e ciklit të ulët, të mesëm si dhe kopshtet e çerdhet në datat 24, 25 dhe 26 janar. Po ashtu, me anë të një VKM-je është vendosur që pushim të kenë njëri prej prindërve me fëmijë të mitur të cilët […]

Lexo më shumë

Mungesa e ngrohjes në shkolla, aktivistët protestojnë para Ministrisë së Arsimit dhe dhurojnë ngrohëse

Mungesa e ngrohjes në shkolla, aktivistët protestojnë para Ministrisë së Arsimit dhe dhurojnë ngrohëse

Publikuar më 24.01.2022
Në ditën kombëtare të Arsimit, shkollat janë të mbyllura për...

Në ditën kombëtare të Arsimit, shkollat janë të mbyllura për shkak të mungesës së sistemit të ngrohjes, e kjo ka ngritur në protestë disa aktivistë. Protesta është zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit e përveç deklaratave të bëra, nuk kanë munguar simbolikat. Ato i kanë dhuruar Ministrisë disa ngrohëse, e ndërsa nuk i kanë kursyer edhe […]

Lexo më shumë

Ndërprerja e mësimit nga i ftohti, Ministria e Arsimit: Një nga prindërit mund të qëndrojë me fëmijët, s’ka penalitet në punë

Ndërprerja e mësimit nga i ftohti, Ministria e Arsimit: Një nga prindërit mund të qëndrojë me fëmijët, s’ka penalitet në punë

Publikuar më 23.01.2022
Ministria e Arsimit njofton se njëri nga prindërit mund të q...

Ministria e Arsimit njofton se njëri nga prindërit mund të qëndrojë në shtëpi me fëmijët, ndërkohë që mësimi do të jetë i pezulluar nga data 24 – 26 janar për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Me anë të një njoftimi ministria bën me dije se me vendim të Këshillit të Ministrave njëri nga prindërit […]

Lexo më shumë

Kokëdhima: Emergjencat natyrore e bëjnë të dukshme keqqeverisjen dhe abuzimin me fondet publike

Kokëdhima: Emergjencat natyrore e bëjnë të dukshme keqqeverisjen dhe abuzimin me fondet publike

Publikuar më 21.01.2022
Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, duke iu refer...

Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, duke iu referuar mbylljes së shkollave dhe të disa rrugëve kombëtare në zonat malore, pas reshjeve të dëborës, deklaroi se paralizimi i mësimit dhe i qarkullimit të qytetarëve e të mallrave, nuk mund t’i faturohet natyrës, por keqqeverisjes, ndërsa emergjencat natyrore vetëm e bëjnë të dukshme këtë plagë të […]

Lexo më shumë

Kyçja e frigo-shkollave, asnjë fajtor

Kyçja e frigo-shkollave, asnjë fajtor

Publikuar më 20.01.2022
Arben Rrozhani Sikur të mos mjaftonin orët e munguara mësimo...

Arben Rrozhani Sikur të mos mjaftonin orët e munguara mësimore pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, muajt e mësimit online pas shpalljes së pandemisë së COVID-19, mungesave të qindra-mijëra nxënësve dhe mësuesve në javët e fundit, prej përphapjes masive të mutacioneve të virusit, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, me një vendim gati personal, vendosi sot […]

Lexo më shumë

Temperaturat deri në -17 gradë, Kushi mbyll shkollat tre ditë

Temperaturat deri në -17 gradë, Kushi mbyll shkollat tre ditë

Publikuar më 20.01.2022
Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka njoftuar se dita e hënë, ...

Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka njoftuar se dita e hënë, e martë dhe e mërkurë (24-26 janar 2022) do të jetë pushim, për shkak të temperaturave mjaft të ulëta që pritet të ketë javën e ardhshme. Njoftimi i Kushit Të dashur nxënës, mësues dhe prindër! Dua t’ju njoftoj se sot në MAS kemi marrë një […]

Lexo më shumë

Iu bë atentat te Liqeni i Thatë, Lulëzim Masha kërkon mbrojtje: Prej një jave më ndiqnin dhe më vëzhgonin

Iu bë atentat te Liqeni i Thatë, Lulëzim Masha kërkon mbrojtje: Prej një jave më ndiqnin dhe më vëzhgonin

Publikuar më 20.01.2022
Administratori i shkollës “Wilson”, Lulzim Masha...

Administratori i shkollës “Wilson”, Lulzim Masha, i cili disa ditë më parë i shpëtoi një atentati në liqenin Artificial, ka kërkuar mbrojtje nga shteti. Ndërkohë ndryshe nga deshmia paraprake, por edhe në disa media biznesmeni fillimisht mohoi të ishte objektiv i ndonjë atentati gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit ai ka pranuar se një person […]

Lexo më shumë