Promovimi i drejtuesve të së ardhmes në kompaninë më të madhe shqiptare

Kompani të ndryshme në Shqipëri dhe anembanë botës jo gjithnjë e kuptojnë se punonjësi është vlera e shtuar dhe aseti më i çmuar që ata kanë. Shpesh këto kompani rendin të kërkojnë ekspertë të jashtëm, apo persona me kualifikime të ndryshme, kur këtë potencial mund ta vlerësonin dhe ta rrisnin vet duke investuar brenda kompanisë, ku punonjësit me potencial të lartë zhvillimor, shpeshherë i çojnë dëm aftësitë e tyre, pikërisht sepse nuk ekzistojnë strukturat që t’i mundësojnë nxjerrjen në pah të tyre, apo sepse kompanitë e quajnë kosto apo humbje investimin tek burimet njerëzore.

Për fat të mirë ka edhe kompani në vendin tonë që ecin me ritmin e kohës dhe që punonjësit i trajtojnë jo si staf, por si bashkëpunëtorë.

Grupi Balfin ka një program të posaçëm për punonjësit më të talentuar, të cilëve u jepet mundësia që të ngrihen në detyrë dhe t’i japin një hov cilësor përpara karrierës së tyre.

Ky program quhet “Talent Pool” dhe konsiston në identifikimin, trajnimin dhe zhvillimin profesional të talenteve dhe përgatitjen e tyre për marrjen përsipër të pozicioneve më të larta profesionale dhe drejtuese në nivel Grupi, deri tek ai i CEO-s (Drejtorit Ekzekutiv) i çdo kompanie që Grupi Balfin ka në zotërim. Programi identifikon hapat e zhvillimit të talenteve, i realizon ato dhe bën të mundur krijimin e një ekipi të përgatitur punonjësish (që punojnë në shoqëritë e ndryshme të Grupit) të cilëve u ofrohet mundësia të avancojnë në karrierën e tyre në pozicionet drejtuese dhe sfiduese që Grupi Balfin ofron.

Programi i Zhvillimit të Talenteve po zhvillohet për herë të dytë në Grupin Balfin dhe ne takuam disa prej pjesëmarrësve në të, si dhe trajnuesen e javës së fundit të programit.

Granada Flaga, Drejtore e Burimeve Njerëzore e Spar Albania, e sheh me mjaft optimizëm këtë program: “Është viti i dytë i programit dhe është një mundësi e madhe për çdo punonjës të grupit për të zhvilluar njohuritë në një nivel më të lartë si dhe mundësi e jashtëzakonshme zhvillimi profesional. Themi që njerëzit janë aseti më i madh i një kompanie por në Balfin ky është realitet që kemi mundësi të gjithë ta prekim çdo ditë, pasi Balfin po invenston tek stafi i tij me trajnues ndërkombëtarë, duke sjellë praktikat dhe risitë e kohës. E cilësoj një eksperiencë shumë të bukur dhe shumë të vlefshme, që nga kontakti me kolegë nga industri të ndryshme të Grupit, deri te prezantimi me programet në fushën e menaxhimit, të shitjes, burimeve njerëzore dhe marketing. Praktikat janë kaq konkrete sa dhe lehtësojnë zbatimin në punën tonë të përditshme si dhe kalimin e informacionit tek kolegët dhe skuadrat që ne menaxhojmë”.

 

Ne iu drejtuam gjithashtu Borian Ujkaj, menaxher operacional i Spar Albania, dhe Florian Vathi, Drejtorit të Departamentit të Shitjeve me Pakicë në Neptun Albania, për të parë se si e vlerësojnë pjesëmarrjen në Talent Pool.

 Borian Ujkaj, i pyetur rreth efektshmërisë konkrete të këtij programi u shpreh në detaj se “Talent pool është një program po aq inovator sa është edhe i suksesshem. Gjatë ketij programi kemi zhvilluar disa trajnime për të kuptuar rëndësinë e inovacionit në punët e përditshme, gjithashtu edhe trajnime të tjera për të përmirësuar komunkimin e bredshëm me punonjësit, si te dëgjojmë më mirë, komunikimin e jashtëm me audiencën dhe trajnime mbi delegimin e punës. Të gjitha këto do të jenë shumë të nevojshme për kryerjen e një pune sa më të mirë në të ardhmen.”

 

 

 

 

 

Floriani Vathi, i pyetur rreth eksperiencës së tij në Talent Pool tha se: “Ky Talent Pool i ndërtuar për mua dhe kolegët e mi është një plan zhvillimor i cili përkon mjaft mirë me aspiratat e mia për karrierën time dhe e shikoj si një vlerësim dhe një mundësi shumë të mirë pjesëmarrjen në të. Mundësi për të rifreskuar njohuri të vjetra por edhe për të marrë disa ide të reja shumë të rëndësishme në funksionet operacionale të Neptun.”

 

 

 

 

 

 

Ndërkohë që trajnuesja, Julia Goga Cooke, tha për mbarëvajtjen e programit deri tani se “Në këto ditë të fundit të trajnimit të Talent Pool, do të thoja që ka qenë një kënaqësi të punoja me këtë grup shumë të angazhuar, të fokusuar dhe shumë aktiv në pjesëmarrjen e tyre në diskutime dhe shkëmbim idesh dhe eksperiencash. Do të jetë shume interesante për të parë se si ky grup do të aplikojë elementet e këtij trajnimi në kompanitë e tyre.”

Vijimi i programit

Programi i Talent Pool është ideuar që të zhvillojë kandidatët pjesëmarrës në tre drejtime: Atë të njohurive drejtuese dhe teknike, njohuri që merren në formatin e trajnimeve në klasa. Njohuritë në punë, që janë trajnime duke ndjekur punën e përditshme të drejtuesve të Grupit (job-shadow) e kombinuar me udhëzimet e tyre (coaching), si në kompanitë e grupit pranë drejtuesve më të lartë, ashtu edhe në nivel zyrash qendrore në Balfin. Trajnimi vazhdon edhe me ndjekje të kandidatit përmes teknikës së mentorimit, ku talenteve u atashohen drejtues shumë cilësorë të Grupit Balfin, të cilët janë një pikë mbështetjeje në avancimin e tyre nëpërmjet suportit në distancë.

Caktimi i pozicionit të ri për kandidatët e suksesshëm

Kandidatët e “Talent Pool” që e përfundojnë me sukses procesin e trajnimit janë kandidatët e parë që merren në konsideratë për pozicionet e reja menaxheriale që janë të lira në Grupin Balfin. Pozicionet e mundshme në Grupin Balfin të cilat mund t’u ofrohen këtyre kandidatëve janë: që nga Zv.Drejtor Ekzekutiv ose Drejtor Ekzekutiv i një prej kompanive të grupit, e deri te Menaxher Projektesh, Drejtor/e Departamenti, apo Menaxher Rajonal.

Grupi Balfin është grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU, SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte të si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë minerare me AlbChrome dhe Newco Ferronikelin, në sektorin bankar me Tirana Bank, në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, SPAR, Jumbo etj.

/Shkrim Promocional/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet