Prokuroria mbyll hetimet: Lulzim Basha të merret i pandehur për lobimin 675 mijë usd

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të merret i pandehur nga Gjykata e Tiranës për lobimin 675 mijë dollarë në SHBA.

Mësohet se Prokuroria e Tiranës ka dërguar një shkresë në selinë blu, ku njoftohet kryedemokrati se kanë përfunduar hetimet për lobimin në SHBA përmes kompanisë offshore Biniata Trade.

Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi njoftohen nga prokurorët Gjergji Tako dhe Ervin Karanxha se kanë përmbyllur fazën hetimore dhe ndaj tyre.

Organi i akuzës e akuzon kryedemokratin Basha, Ristanin dhe Dervishin për akuzat “falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”, ndërkohë që bie akuza për “pastrim parash”.

Ndërkaq pritet që në SHBA të merret në pyetje Nik Muzini, i cili kërkon garanci nga shteti shqiptar. Dëshmia e Muzinit konsiderohet kyçe për të kuptuar lidhjet e tij me PD-në dhe Lulzim Bashën, si dhe për të kuptuar se për çfarë arsyesh, ai shprehet se ka marrë drejt për drejtë 525.000 dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet