Prokuroria kërkon shenjat e gishtërinjve të Valdrin Pjetrit

Prokuroria ka lëshuar urdhër për marrjen e shenjave të gishtërinjve të kryebashkiakut të zgjedhur të Shkodrës Valdrin Pjetri.

Kjo lëvizje e organit të akuzës vjen pas publikimit të disa dokumenteve nga Partia Demokratike, ku tregohet se Pjetri është dënuar me 18 muaj burg dhe dëbim në Itali.

Mësohet se urdhri i Prokurorisë i është komunikuar nëpërmjet një shkrese Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Institutit të Policisë Shkencore.

Dënimi ndaj Pjetrit nuk është deklaruar në formularin e tij të dekriminalizimit. Në formular, Pjetri ka raportuar vetëm qëndrimin në qytetin e Firences në periudhën 2001-2002 për kryerjen e studimeve universitare. Ndërsa socialisti iu është përgjigjur negativisht pyetjeve në kategorinë “të dhëna mbi gjendjen gjyqësore të personit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet