Prokuroria kërkon bllokimin e pasaportës të Saimir Tahirit

Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk tërhiqet nga kërkesa për bllokimin e pasaportës të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, duke kërkuar rekurs në Gjykatën e Lartë pas vendimit të Apelit. Ky qëndrim i Prokurorisë vjen pas dështimit të Apel të Krimeve të Rënda që ka herqur sekuestron për Tahirin.  Sipas të dhënave zyrtare publikuar në faqen e Gjykatës së Lartë mësohet se rekursi në fjalë është depozituar në 7 Shkurt 2018. Ai mban si objekt “Caktimin e masës së sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

Ende nuk është përcaktuar ora dhe data e seancës së parë të shqyrtimit të cështjes. Ish-ministri Tahiri hetohet nga Krimet e Rënda për akuzën e “trafikut të narkotikëve në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal” dhe për “korrupsion i zyrtarëve të lartë”, bazuar në aktet hetimore të referuara nga drejtësia italiane. Në hetimin e saj prokuroria pretendon se Tahiri ka favorizuar anëtarët e dyshuar të grupit kriminal të Habilajve në kultivimin dhe trafikun e kanabisit. Në Janar, Prokuroria shtyu me tre muaj afatin e hetimit të kësaj çështjeje. Ditët e fundit Prokuroria e Krimeve i është drejtuar me një letërporosi edhe autoriteteve greke, ku kërkon të dhëna që mund të kenë interes për hetimin. Saimir Tahiri ka qenë objekt shpesh herë i Prokurorisë dhe akuzohet për vepra të rënda penale.

/D.Xh/

 

Të tjera

Abissnet