Prokuroria i lutet gjykatës t`i japë edhe 3 muaj kohë për gjetjen e Nuel Kalajt

Prokuroria i kërkon gjykatës të shtyjë të paktën edhe tre muaj afatin e hetimeve për privatizimin e OSSH-së për shkak se policia, prokuroria dhe asnjë instancë tjetër nuk po arrin të gjejë protagonistin kryesor të abuzimeve. Prej kaq kohësh që kërkohet Nuel Kalaj, personi që pretendohet që ka abuzuar dhe i ka shkaktuar një dëm të madh shtetit shqiptar tashmë nga Kosova kërkohet edhe në Francë, ndërsa proceduralisht në drejtim të këtyre dy shteteve janë nisur edhe dy letër-porosi. E ndërsa Kalaj ende nuk dihet se ku është, prokuroria i ka thirrur nëpër mbrëmje të ndryshme të gjithë personat që akuzojnë njëri-tjetrin publikisht për të dhënë dëshmitë e tyre në lidhje me atë çështje. Përveç djalit të ish-kryeministrit, i cili njihej për lidhjet e tij miqësore me biznesmenin Kalaj për këtë çështje prokuroria ka thirrur edhe persona të tjerë të dëshmojnë. Nuk dihet se cili do të jetë personi i radhës që do tu shërbejë hetimeve, por tashmë e rëndësishme për hetimin është gjetja e Kalajt!

Shtyrja e afateve të hetimit

Kështu pas bujës së madhe që u bë për rihapjen e hetimeve mbi privatizimin e OSSH nga CEZ, tashmë pritet që edhe kjo dosje të zvarritet për faj të procedurës. Siç thonë burimet, prokuroria i ka kërkuar gjykatës së Tiranës që të zgjasë dhe me tre muaj të tjerë afatin e hetimeve për të kryer veprime të tjera shtesë, mbi procedurat se si u privatizua kompania për të cilën komisioni hetimor parlamentar pretendoi një dëm prej 414 milionë euro. Shkak për këtë lutje të drejtuar gjykatës, janë bërë dy letër-porosi të përcjella Francës dhe Kosovës për të njoftuar një nga njerëzit që shpresohet se do të flasë për dyshimet. Në këto dy vende rezulton të jenë adresat e shtetasit Nue Kalaj, i përfolur vitet e fundit si ndërmjetës e sekser në këtë proces. Dosja CEZ është verifikuar edhe më herët në të njëjtën prokurori, por destinacioni i saj ishte pushimi i hetimeve. Por urdhrit të gjykatës për të rihapur dosjen akuza i nisi me vrull veprimet e para hetimore. Mes të pyeturve në prokurori ishte Shkëlzen Berisha dhe ish ministri i kabinetit Berisha, Genc Ruli. Për të dy ata, sikurse edhe për Nue Kalajn u la detyrë nga gjykata. Por siç është provuar tashmë, çështja e letër-porosive është një histori dështimesh për autoritetet shqiptare.

N. K

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet