Projekte dhe ide të “çmendura” për rindërtimin e Notre Dame (Foto)

Studio arkitekturore nga e gjithë botë po bëjnë publike projekte dhe ide nga më të ndryshmet për rindërtimin e Katedrales së Notre Dame.

Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme studiot propozojnë ide të “çmendura” për katedralen, për të cilën punimet do të nisin shumë shpejt.

Studiot arkitekturore që kanë bërë publikë propozimet e tyre janë nga më të ndryshmet dhe më seriozet, por procesi i përzgjedhjes së ideve nuk ka nisur ende, pasi ende nuk është përfunduar procesi i vlerësimit.

Pritet që shumë shpejt autoritetet përkatëse të përcaktojë se sa dëme janë bërë në strukturën bazë, e se si do të mund të rindërtohet objekti.

Katedralja 800-vjeçare e Notre Dame në Paris u përfshi nga flakët, një muaj më parë. Zjarri ishte aq gjigand sa arriti të shkatërronte pjesën e sipërme të çatisë së saj, por fatmirësisht struktura e katedrales nuk u dëmtua.

1-Vincent Cabellout, një qendër prodhimi bujqësor që mbron mjedisin

2-Studioja suedeze Ulf Mejergren ka sjellë projektin ndoshta më të çmendur, një pishinë gjigante të konceptuar si një hapësirë të re meditimi.

3- Studio Nab do të ruajë formën origjinale, por me një strukturë prej xhami, brenda të cilës të ketë kopshte të mbjella dhe hapësira pune për ekologjinë.

4- Studioja belge Miysis sugjeron që në çatinë e katedrales të përjetohet ndjesia e një pylli, që ka qenë i planifikuar të ndërtohej rrotull katedrales në shekullin e 19-të. Për këtë ata sugjerojnë të kombinohen kollonat e drurit me pemë të vërteta.

5-Tara Sovtho, nga Rusia, propozon një projekt të çliruar nga të gjitha paragjykimet. Dizenjoja është frymëzuar fort nga tardita ruse.

6- Studioja britanike e themeluar nga qiprioti Dakis Panajotu sugjeron një “çmenduri” në vend të spirales së vjetër. Harqet dhe disqet i japin një kuptim më ornamental, me pamje që shihen vetëm në ëndrra.

7-Studioja italiane Fuksas sugjeron një majë të lartë prej kristali. Ata kanë zgjedhur kristalin Bakarat , nga zona e Strasburgut, një material që simbolizon brishtësinë dhe spiritualitetin.

8-Aleks Nerovnia “Bukuria e Mijëvjeçarit”, është një tjetër projekt me çati xhami.

9-Studio AJ6 sugjeron “Lojë me Ngjyra dhe Drita”, një çati me xhama të lyer, siç kanë shumë kisha.

10-Arkitekti francez David Deroo po ashtu kërkon të ruajë formën origjinale, me materiale moderne, edhe pse nuk ka shumë informacion për këto materiale.

11-Vizum Atelier, të lidhësh qiellin me tokën. Arkitekti slloven kërkon që kisha gotike të arrijë qiellin me rindërtimin e ri, me një projekt të ngjashëm me direkun e anijeve. Spiralja do të ndërtohet me lartësinë më të madhe të mundshme, dhe më pas do të vazhdojë me një fashë drite.

12-Mathieu Lehanneur – Flaka. Artisti francez e ka quajtur “Vatra”. Çatia e re do të simbolizonte flakën që e dogji si dhe lartësinë e monumentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet