Profecia biblike që po tmerron të gjithë: Toka do të shkatërrohet më 23 shtator

Publikuar më 20. 09. 2017 nga Dionis Xhafa

Një lajm tronditës ka tërhequr vëmendjen e shumë personave kudo në botë. Sipas një profecie biblike, bota do të marrë fund më datë 23 shtator 2017.

Toka do të përplaset në këtë datë me një planet “mashtrues” dhe se kjo do të shënojë edhe pikën e fundit të tokës, ku njerëzia jeton. Kështu së paku besojnë fanatikët e krishterë, por se këtë teori nuk e mbështesin të krishterët e moderuar. Një pretendim, mbrojtur nga ana e autorit David Meade është se më datë 23 shtator Toka do të takohet me një planet të supozuar si mashtrues, të quajtur Nibiru, sipas numerologjisë biblike. Parashikimi i Meade është se Toka shënon rrotullimin e fundit në datë 23 shtator, pasi takon planetin mashtrues, shkruajnë mediet ndërkombëtare.

Fillimisht ishte supozuar se toka do të ndeshej me këtë planet në vitin 2003, por se teoria u “shty”, pasi një gjë e tillë nuk ndodhi. Edhe në vitin 2012 asgjë e tillë nuk ka ndodhur. Ndërkaq, shkencëtarët kanë bërë thirrje për të mos pasur panik, pasi shkencërisht gjasat janë thjesht të pamundura, por teoritë konspirative do të ekzistojnë përherë.

/D.Xh/