Produktet ushqimore që luftojnë diabetin

Mjekët endrokrinologë në Shqipëri pohojnë se periudha e verës është tepër e vështirë për të sëmurët me diabet. Gjendja e tyre rëndohet edhe për shkak të temperaturave të larta.

Shenjat e para që mund të sinjalizojnë këtë sëmundje janë rënia e shpejtë në peshë dhe një etje tej normales.

Por si mund ta luftojmë diabetin?

Shoqata Amerikane e Diabetit, e njohur për studime të thelluara në këtë fushë, ka paraqitur një pasqyrë të ushqimeve dhe aktiviteteve që duhet të kryhen, në mënyrë që të mbajmë larg diabetin.

  1. Më shumë drithëra dhe fruta

Sipas një studimi të fundit të Institutit të Shkencës dhe Teknologjisë në Universitetin e Kembrixhit, përdorimi i drithërave të ndryshme është masa më efikase për parandalimin e diabetit. Po ashtu, njerëzit që hanë 16 lloje ushqimesh të ndryshme kanë afro 40% më pak mundësi të sëmuren nga diabeti.

  1. Trajtimi individual

Trajtimi i diabetit duhet të ndryshojë nga personi në person. Sipas udhëzimeve të fundit të publikuara nga Shoqata Amerikane e Diabetit dhe Shoqata Europiane për Studimin e Diabetit, treguesit e sheqerit në gjak varen nga mosha, gjendja shëndetësore dhe ndërlikimi i sëmundjeve të pacientëve me diabet. Sidoqoftë, nëse niveli i sheqerit në gjak tre muaj pas trajtimit ende nuk mund të mbahet nën kontroll në mënyrë efektive, duhen shtuar barna të tjera.

  1. Vitamina që ul rrezikun

Personat që përmes ushqimii i japin organizmit sasi më të mëdha të vitaminës K kanë gjasa më të pakta për t’u prekur nga diabeti i tipit 2. Dhe sipas revistës “Diabetes Care”, faktorët më të rëndësishëm të rrezikut për diabetin janë mosha e shtyrë, mbipesha, trashëgimia familjare e sëmundjes dhe prejardhja etnike. Vitamina K në natyrë është e pranishme në dy forma; K1 që gjendet në perimet e gjelbra dhe K2 që gjendet në mish, djathë dhe vezë. Shkencëtarët thonë se është pikërisht K2 ajo që ndikon më shumë në uljen e mundësisë për t’u prekur nga diabeti.

 

  1. Seleni

Studimet e fundit të shkencëtarëve francezë kanë treguar se niveli i lartë i selenit në gjak mund të ulë rrezikun për të pasur çrregullime të metabolizmit të glukozës, me këtë edhe të diabetit. Ky efekt pozitiv i selenit është vërejtur vetëm te meshkujt, dhe për fat të keq jo edhe te femrat. Shkencëtarët theksojnë se është e nevojshme të arrihen vlerat më të larta të selenit në gjak, me qëllim që të arrihet efekti më i mirë parandalues i diabetit.

  1. Hiqni dorë nga pijet me ngjyrë

Shkencëtarët në Boston kanë zbuluar se, duke pirë rregullisht pije freskuese të ngjyrosura çdo ditë, ju dyfishoni rrezikun e sindromës së metabolizmit, sindromë që përfshin një sërë shqetësimesh, siç janë: tensioni i lartë, vlera të larta të insulinës, shtimi në peshë, që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.

  1. Acidet omega-3-yndyrore

Ndryshimet e vogla ushqyese mund të zvogëlojnë dukshëm rrezikun nga diabeti. Kështu, një studim i kohëve të fundit, bën lidhjen midis nivelit të lartë të acideve omega-3-yndyrore në plazmë dhe përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës, te personat e sëmurë nga diabeti tip 2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet