×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Procedura për kompensimin financiar të pronarëve, pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimet informale

Në zbatim të VKM Nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton:

Fillimin e procesit të pranimit të kërkesave për kompensimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet informale, gjeneralitetet dhe të dhënat e të cilëve janë sipas VKM Nr. 531, datë 08.07.2020. Procesi i pranimit të kërkesave të subjekteve përfituesve do të fillojë në datën 20.07.2020 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i kufizuar në kohë. ATP fton të gjithë subjektet e interesuara, të paraqiten pranë zyrave të saj, në adresën Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr. 54, Tiranë, çdo ditë nga e hëna në të premte, për plotësimin e kërkesës për kompensim dhe dorëzimin e dokumentave përkatës.

Subjekti kërkues duhet të paraqesë dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Kërkesën për kompensimin e pronës, sipas formatit tip, që i vihet në dispozicion nga ATP
  2. Dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil
  3. Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. (Në rastet kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posaçme, secili bashkëpronar apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet. Në rastin e kërkesave individuale të secilit bashkëpronar apo të një pjese të tyre, për çdo kërkesë të kryer, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 000 (dymijë) lekë, pavarësisht se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshme)
  4. Vërtetimin origjinal të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohet edhe numri i llogarisë bankare (IBAN), ku do të transferohet vlera financiare e përfituar
  5. Fotokopjen e dokumentit të identifikimit
  6. Mandat pagesën, që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit në vlerën 2 000 (dymijë) lekë.

Subjektet përfituese, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar për mungesë dokumentacioni gjatë procedurave të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojnë. Këto subjekte nuk paguajnë tarifë shërbimi, nëse provojnë pagimin e saj gjatë aplikimit të mëparshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

Zëri i Amerikës: Koncesioni i laboratorëve të analizave nën hetim për korrupsion

Zëri i Amerikës: Koncesioni i laboratorëve të analizave nën hetim për korrupsion

Publikuar më 02.07.2022
Kontrata e kushtueshme e partneritetit publik privat për shë...

Kontrata e kushtueshme e partneritetit publik privat për shërbimin e laboratorëve mjekësorë po hetohet për korrupsion nga Prokuroria e Posaçme, SPAK pas vlerësimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit se Ministria e Shëndetësisë e ka dhënë atë në kundërshtim me ligjin. Zbatimi i kontratës ka sjellë gjithashtu pasojat e para për pacientët dhe sistemin shëndetësor. […]

Lexo më shumë

Popullsia rurale bie me 4% për 4 vite

Popullsia rurale bie me 4% për 4 vite

Publikuar më 18.04.2022
Tranzicioni demografik në vend është shndërruar në një probl...

Tranzicioni demografik në vend është shndërruar në një problematikë për forcën e punës në të gjithë sektorët e ekonomisë në vend, por bujqësia mbetet më e rrezikuara, pasi popullsia në zonat rurale është duke u tkurrur me ritme më të shpejta se popullsia totale për shkak të emigracionit të lartë dhe migrimit të brendshëm. Ministria […]

Lexo më shumë

Shtrenjtimi i mallrave, më i larti në një dekadë

Shtrenjtimi i mallrave, më i larti në një dekadë

Publikuar më 10.04.2022
Çmimet e produkteve që janë bërë objekt i bordit të transpar...

Çmimet e produkteve që janë bërë objekt i bordit të transparencës po shënojnë rritje të ndjeshme, që e ka origjinën shumë më herët se shpërthimi i luftës në Ukrainë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se inflacioni i grupit “Bukë dhe drithëra” në muajin shkurt arriti nivelin 6.6%. Kjo rritje çmimesh është më e larta e […]

Lexo më shumë

Gazsjellësi TAP kalon në tokën shqiptare por vendi ynë nuk përfiton asgjë, zbulohet plani i presidentit azerbajxhanas për Shqipërinë dhe Ballkanin

Gazsjellësi TAP kalon në tokën shqiptare por vendi ynë nuk përfiton asgjë, zbulohet plani i presidentit azerbajxhanas për Shqipërinë dhe Ballkanin

Publikuar më 07.02.2022
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev tha se tregjet evro...

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev tha se tregjet evropiane të energjisë do të shohin më shumë gaz që rrjedh nga Azerbajxhani në Korridorin Jugor të Gazit në vitin 2022 duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë e tregut që mund të çojë në një krizë të paqëndrueshme energjetike. Vërejtjet e presidentit Aliyev erdhën në takimin e 8-të ministror […]

Lexo më shumë

Një thes me para, për thuajse asgjë: Inceneratori i Elbasanit përpunoi vetëm 11% të mbetjeve të gjeneruara në qark më 2020

Një thes me para, për thuajse asgjë: Inceneratori i Elbasanit përpunoi vetëm 11% të mbetjeve të gjeneruara në qark më 2020

Publikuar më 19.01.2022
Edhe pse qeveria investoi 24 mln euro me Partneritet-Publik-...

Edhe pse qeveria investoi 24 mln euro me Partneritet-Publik-Privat për ndërtimin e një inceneratori për përpunimin e mbetjeve në Elbasan, ky qark pati nder sasitë më të larta të mbetjeve të pamenaxhuara në vitin 2020. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se, prefektura e Elbasanit gjeneroi mbi 92 mijë tonë mbetje gjatë vitit 2020, teksa […]

Lexo më shumë

Media pranë Brukselit: Qeveria shqiptare vazhdon të japë koncesione për kompanitë e implikuara në krimin financiar

Media pranë Brukselit: Qeveria shqiptare vazhdon të japë koncesione për kompanitë e implikuara në krimin financiar

Publikuar më 04.01.2022
Pavarësisht se pronarët e kompanive që u janë dhënë koncesio...

Pavarësisht se pronarët e kompanive që u janë dhënë koncesionet e diskutueshme të inceneratorëve të mbetjeve që kërkohen për korrupsion aktiv dhe pastrim parash, qeveria ka konfirmuar se do të vazhdojë t’i paguajë ato. Skandali i inceneratorëve bëri që një kompani pa përvojë paraprake të fitonte oferta të pakërkuara për të ndërtuar dhe operuar inceneratorë […]

Lexo më shumë

Paketa e re fiskale hyn në fuqi, cilat janë ndryshimet e parashikuara në taksa e tatime

Paketa e re fiskale hyn në fuqi, cilat janë ndryshimet e parashikuara në taksa e tatime

Publikuar më 01.01.2022
Me ndërrimin e viteve ka hyrë në fuqi edhe paketa fiskale 20...

Me ndërrimin e viteve ka hyrë në fuqi edhe paketa fiskale 2022. Me këtë paketë parashikohen disa ndryshime në taksa dhe tatime. Kështu, duke nisur nga korriku pagat dysheme që nuk do t’i nënshtrohet tatimit mbi të ardhurat do të shkojë nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë. Kurse kufiri për taksimin e pagave […]

Lexo më shumë

Përdorin vetëm fjalët, ata lëvizin me avionë privat dhe helikopterë/ Forumi i më të pasurve të botës pezullohet për muajin janar 2022, do të mbahet virtualisht

Përdorin vetëm fjalët, ata lëvizin me avionë privat dhe helikopterë/ Forumi i më të pasurve të botës pezullohet për muajin janar 2022, do të mbahet virtualisht

Publikuar më 20.12.2021
Forumi Ekonomik Botëror në Davos do të bëhet virtualisht për...

Forumi Ekonomik Botëror në Davos do të bëhet virtualisht për të dytin vit radhazi, mes rritjes së rasteve të COVID-19 në Evropë dhe frikës për variantin Omicron, njoftuan organizatorët të hënën. “Kushtet aktuale të pandemisë e bëjnë jashtëzakonisht të vështirë mbajtjen e një takimi global personal”, tha WEF në një njoftim. Në vend të kësaj, […]

Lexo më shumë