“Problemi nuk është virusi, por sistemi”, karantina bashkon Vesa Lumën dhe Big Bastën në një duet

Ashtu si në çdo cep tjetër të botës, Vesa Luma dhe Big Basta, të cilët jetojnë në Australi, janë karantinuar prej javësh në shtëpi. Izolimi duket se ju ka shërbyer për t’u frymëzuar dhe prej shëtpisë së tyre dyshja e artistëve kanë realizuar një bashkëpunim të rrallë me njëri-tjetrin.

Vesa ka realizuar një cover të këngës “Holy Grail” të Jay-Z dhe Justin Timberlake dhe Big Basta i ka shtuar pjesën e rap-it, që e ka shkruar vetë. Reperi përshkruan në tekstin e tij gjithë situatën e krijuar dhe në fund jep mesazhin se e gjitha do të marrë fund, e ardhmja do të jetë më e mirë për të gjithë.

“Shpejt do të ndryshojmë dhe të lumtur do jemi/ As virusi, as sistemi nuk qe problemi por sistemi”, shprehet Big Basta në këngën e tij.

Në fund ata kanë marrë mesazhe të shumta nga fansat e tyre, të cilët janë shprehur të emocionuar nga ky duet i këngëtarëve.

View this post on Instagram

@bigbastaofficial u merzit,beri nje tekst REAL e te dhimbshem,une e shoqerova me nje nga kenget qe ne te dy duam shume. Na falni per gabimet e emocionit🙏🏼Uroj te ju pelqeh

A post shared by Vesa Luma (@vesaluma) on

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet