×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Problemi i partivë të vogla nuk është trajtuar fare në kodin e ri zgjedhor”, Kristaq Kume analizon mangësitë e sistemit elektoral

Partitë politike janë kujdesur që të mund të kenë mundësi për të kontrolluar njera-tjetrën në lidhje me kodin zgjedhor. Ky është mendimi i ekspertit të sistemeve zgjedhore në Shqipëri, Z. Kristaq Kume, dhënë ekskluzivisht për gazetën “Shekulli”

Erjon Dervishi

Shqiptarëve do tu duhet një kohë e gjatë që të mund të afrohen me bashkëqytetarët e tyre në Bashkimin Eropian. Kjo për faktin se miratimi në minutën e fundit i kodit të ri zgjedhor, nuk ka arritur të zgjidhë problematikat më esenciale të zgjedhjeve. Gazeta “Shekulli”, zhvilloi një intervistë me ekspertin e sistemeve zgjedhore dhe ish-kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Z. Kristaq Kume. Gjatë intervistës së tij, Z. Kume analizon të gjitha mangësitë e kodit të ri zgjedhor, çështjen e ndërhryjes në kushtetutë, të ardhmen e partive të vogla si dhe fitoren e arritur sot në KQZ për pranimin e fletëve tip, të cilat lidhen me ligjet për referndumet.

Si i shikoni ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor? Ishin të nevojshme dhe çfarë u arrit?

Ndryshimet e bëra deri tani, si synim të tyre kanë patur ndryshimin e rregullave, por duke pasqyruar tek ato edhe rrekomandimet e OSBE/ODIHR dhe vëzhgueseve të saj. Në vlerësimin tim Këshilli Politik nuk arriti të pasqyrojë në draftin e dakrodësuar të gjitha këto rrekomandime, por megjithë ajo çka është bërë krijon kushte më të mira ligjore për zhvilimin e zgjedhjeve që mund të plotësojnë standartet. Për rrekomandimet e pa trajtuara do të veçoja, rrekomandimin që lidhet me depolitizimin e administratës zgjedhore, për të cilën palët politike, mazhoranca dhe opozita me gjithë diskutimet e bëra mbi variantet dhe opsionet, nuk arritën që të gjejnë një zgjidhje kompromisi dhe për pasojë në zgjedhjet që vijnë ne do të kemi një administratë të njëjtë për nga parimi se si ajo do të ndërtohet dhe mundësia që partitë politike të ndërhyjnë në procesin e administrimit të jetë e njëjtë si në zgjedhjet e mëparshme. Është rëne dakord që të fillohet procesi i ndërtimi të një administrate që nuk do të vijë nga propozimet e partive politike, një proces i cili i është ngarkauar tashmë KQZ-së dhe nënkryetarit të saj, i cili do të monitorojë komisionet e ardhshme. Është rënë dakord që të bëhen një varg ndryshimesh në kodin zgjedhor, të cilat krijojnë kushte më të mira për të zvogëluar mundësitë e keqndërhyrjeve në proces, ndryshe e thënë duke përdour një terminologji të opozitës jashtë parlamentit, kushte të cilat do të bëjnë të mundshme depolitizimin e zgjedhjeve. Këtu kam parasyh dakortësinë midis palëve për të përdorur teknologjinë e informacionit, në identifikimin elektronik të zgjedhësve dhe po ashtu marja e shenjave të gishtave për çdo zgjedhës dhe për të hapur kutitë e votimit. Monitorimi onlinë i punë së qendrës së numërimit të votave nëpërmjet vendosjes së kamerave dhe masa të tjera, siç janë sinjalizuesit, roli i policisë, etj.

Kam një ndërhyrje të vogël. Palët kryesore kanë rënë dakort për atë që duket se u përshtatet atyre?

Po natyrisht. Përshtypja e parë që të krijon ndryshimi i bërë për kodin lidhet me faktin se partitë politike, mazhorancë dhe opozitë kanë bërë kujdes të vazhdueshëm që të mos i ngushtojnë mundësitë e tyre për të kontrolluar njëra-tjetrën dhe për të qenë pjesë e administratës së procesit. Por me ndryshimet e tjera, siç janë ato të financimit të partive politike, të cilat janë një progres i ndjeshëm, është një situatë e cila parathotë se zgjedhjet do të kenë mundësi më të mëdhaja për të plotësuar standartet.

Doja të dija për të ardhmen e partive të vogla. Si dalin ato me këtë kod të ri?

Lidhur me këtë problem, të paktën në nivelin e punës së zhvilluar deri më sot në Këshillin Politik dhe në draftin e përgatitur nga ky Këshill Politik, rezulton se ky problem nuk është trajtuar fare. Pra mbetemi në të njëjtat kushte ku partitë e vogla që të mund të jenë më rezultative, ose që vota e tyre të jetë më efektive, u duhet të garojnë në koalicione në çdo njësi zgjedhore. Ashtu sikurse nuk është bërë asnjë ndryshim për kushtin qe duhet të plotësojnë për tu regjistruar partitë e reja poltike.

Po në lidhje me ndërhyrjen në kushtetutë?

Ka një iniciativë të deputetëve të opozitës parlamentare, për të bërë ndryshime në ksuhtetutë në të cilën të preken, problemi i sitemit të zgjedhjeve dhe porpozimi, nga sa di unë, është që të kemi një sistem proporcional me lista të hapura, me numër njësish zgjedhore që duhet të përcaktohet në kod dhe jo ashtu siç kushtëzohet sot nga dispozitat kushtetuese në zbatim të së cilës në kod janë përcaktuar 12 njësi zgjedhore. Po ashtu ka edhe dy probleme të tjera që lidhet me pragun që është 5 për qind në nivel kombëtar që të mundet pastaj subjekti të futet në llogaritjen për marrjen e mandateve. Si dhe detyrimi i subjekteve politike për të garuar secili më vete. Pra pa koalicione. Në mendimin tim, ndërsa kërkesa e parë që ka të bëjë me sistemin dhe me mënyrën se si do zbatohet sistemi, me lista të hapura apo të mbyllura, me një  zonë zgjedhore apo me disa. Ky është problem që për ta zgjidhur duhet me domosdo të ndërhyet në kushtetutën e republikës. Kurse për sa i përket problemit të pragut zgjedhor dhe të garës me apo pa koalicione parazgjdhore, këto janë probleme që nuk kanë të bëjnë fare me kushtetutën, as nuk ka pse të trajtohen në kushtetutë, por shumë mirë mund të zgjidhen në kodin zgjedhor. Zgjidhja e tyre, është për pragun plotësisht rezultat i dakortësisë politike, pra bien dakord partitë politike që të kemi këtë prag, kurse garimi me apo pa koalicion, nuk varet nga dakortësitë politike, pra garimi varet nga sistemi që do të pranohet. Nëse sistemi është mazhoritar, nuk ka kuptim që të diskutohet koalicioni para apo pas zgjedhor, nëse sistemi është proporcional i pastër, nuk ka kuptim që po thuhet të garojë me koalicione, pasi çdo subjekt do të matet me forcat e veta. Por nëse sistemi është proporcional rajonal vetë ky sistem i bazuar pa koalicione do të thotë vendosje në kushte jo të barabarta garuese dhe është të ndërhysh pa të drejtë. Pasi subjektet politike kanë të drjetën e plotë të tyre të ndërtojnë praktikat elektorale, të garojnë më vete ose në koalicione. Por ama nëse ka interesa të tjera për ta keqpërdorur ajo është tjetër gjë.

Në lidhje me Këshillin Politik si institucion, shumë e quajnë jo legjitim. Si e shikoni veprimtarinë e këtij instituicioni?

Këshilli Politik u krijua si pasojë e situatës së krizës që po kalojnë. Pra u pa nga Partitë Politike që të përdorej kjo rrugë, e cila mbështet vetëm në marrveshjen politike, për të bërë të mundur që të hyjnë të gjithë në rrugën institucionale, t’i krijojnë mundësi opozitës jashtë parlamentit për tu bërë pjesë e institcioneve.

Ndalemi tek çështja e referendumit?

Një tjetër pikë që është kërkuar në kuadër të kësaj reforme zgjedhore dhe që si komisoni parlamentar i reformës zgjedhore edhe Këshilli Politik, është shtuar edhe çështja e referendumit. Në vlerësimin tim, një proces i tillë do të shtyjë me arsyet nga më të ndryshmet në kalendat greke, sepse interesi i partive politike për tu marrë më këtë çështje është pothuajse inekzistent. Mjafton të përmendim faktin që nga viti 2012 në kodin zgjedhor, janë shkruajtur dispozitat sipas së cilës klasa politike është e detyruar që të trajtojë problemin e ligjit të referendumeve, i cili si i tillë është trajtuar në kodin zgjedhor të miratuar në vitin 2003, edhe pse kanë kalaur kaq vite, asnjëhrë nuk kanë dashur që të ulen dhe ta trajtojnë këtë çështje. Në këto kushte ne iu drejtuam KQZ-së, me kërkesën për të filluar procesin e nismës ligjvënëse qytetare në zbatim të ligjit përkatës, të miratuar vitin e kaluar, në baz të së cilës, referuar dhe kushtetutës, mjaftojnë 20.000 zgjedhës, të jenë dakort dhe projektligji paraqitet si i tillë në Kuvendin e Shqipërisë. Këtë ne bëmë edhe sot, ku morëm dakortësinë e KQZ-së, për të na pajisur me fletët tip. Pas kësaj ne do të fillojmë punën për grumbullimin e nënshkrimit të zgjedhësve që në vlërësimin tonë nuk është problem i vështirë, por më shumë se sa një porces formal grumbullimi firmash për në do të jetë një proces sensibilizmi, edukimi, informimi të zgjedhësve për këtë të drejtë kushteteuse, që dëri më sot kodi zgjedhor nuk ua ka mundësuar për ta realizuar në mënyrë efektive.

Po marrëdhëniet me kuvendin tani e tutje si do jenë?

Në ligjin për nismat ligjvënëseve qytetarë është parashikuar që nismëtarët të pajisur me fletët tip të marrë nga KQZ-ja, pasi përfundojnë procesin e grumbulimit të 20.000 firmave i depozitojnë në KQZ. Së bashku me draft ligjin përkatës. KQZ e verifikon saktësinë e këtyre firmave dhe kur i gjen të rregullta dërgon në Kuvend draft ligjin e paraqitur nga këta 20.000 shtetas. Ai hyn në procedurat normale të miratimit të Kuvendit të Shqipërisë. Ndër këto procedura prashikohet edhe që nismëtarëve iu rezervohet e drejta që të paraqisin dhe të mbrojnë draftin e tyre përpara Kuvendit të Shqipërisë, pra kjo është rruga që ndiqet.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Virusi shpërthen në spitale, dy mjekë në Fier rezultojnë të prekur nga Covid-19

Virusi shpërthen në spitale, dy mjekë në Fier rezultojnë të prekur nga Covid-19

Publikuar më 13.07.2020
Një mjek anestezist, ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-1...

Një mjek anestezist, ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Fierit. Mësohet se mjeku, sapo i janë shfaqur shenjat, nuk është shfaqur më në punë. Referuar burimeve, paraprakisht raportohet se mjeku ka qenë në Vlorë, ku edhe dyshohet se mund të jetë infektuar. Po ashtu i infektuar, ka rezultuar edhe një mjek […]

Lexo më shumë

Të hënën Komisioni për shkarkimin e Metës, çfarë pritet të ndodhë

Të hënën Komisioni për shkarkimin e Metës, çfarë pritet të ndodhë

Publikuar më 12.07.2020
I ndërprerë prej muajsh, të hënën pritet të mblidhet komisio...

I ndërprerë prej muajsh, të hënën pritet të mblidhet komisioni që heton Presidentin Ilir Meta për shkelje të Kushtetutës. Kur mbetet edhe pak ditë nga skadimi i afatit (31 korrik), komisioni duhet të marrë një vendim që duhet të t’ja kalojë më pas seancës plenare për votim. Tashmë komisioni ka në tryezë edhe opinionin e […]

Lexo më shumë

Rudina Hajdari publikon videon: Si i gënjeu Basha shqiptarët për listat e hapura 3 vite më parë

Rudina Hajdari publikon videon: Si i gënjeu Basha shqiptarët për listat e hapura 3 vite më parë

Publikuar më 11.07.2020
Rudina Hajdari zbuloi sot një video te kreut të PD-së Lulzim...

Rudina Hajdari zbuloi sot një video te kreut të PD-së Lulzim Basha, ku ai gënjen shqiptarët lidhur me listat e hapura të premtuara 3 vite më parë. Në video shfaqet Basha në vitin 2017 ku premton se kjo do të ishte hera e fundit që listat ishin të mbyllur, por që dje kërkoi ruajtjen e […]

Lexo më shumë

“Sjell pasoja të rënda”/ Ilir Meta kthen në Kuvend ligjin për Vetting-un në Polici

“Sjell pasoja të rënda”/ Ilir Meta kthen në Kuvend ligjin për Vetting-un në Polici

Publikuar më 11.07.2020
I ashtuquajturi ligji i Vetingut në Polici është kthyer për ...

I ashtuquajturi ligji i Vetingut në Polici është kthyer për rishqyrtim në Kuvend nga Ilir Meta. Më konkretisht bëhet fjalë për ligjin e miratuar më 18 qershor: “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, të ndryshuar”. […]

Lexo më shumë

Rama del sërish në TV: E vërteta e ofertës për Bashën, njëri Kryeministër dhe tjetri President

Rama del sërish në TV: E vërteta e ofertës për Bashën, njëri Kryeministër dhe tjetri President

Publikuar më 10.07.2020
Pasi foli për 1 orë e 7 minuta në një konferencë për shtyp k...

Pasi foli për 1 orë e 7 minuta në një konferencë për shtyp kryeministri Edi Rama zgjodhi fillimisht që t’i përgjigjej me një koment në Twitter kreut të opozitës Lulzim Basha duke mohuar të kishte bërë një ofertë “unë President dhe ti Kryeministër”. Ndoshta i është dukur se kjo nuk ka “zënë vend” ndaj kreu […]

Lexo më shumë

PS mbledh të hënën komisionin hetimor për shkarkimin e Metës

PS mbledh të hënën komisionin hetimor për shkarkimin e Metës

Publikuar më 10.07.2020
Të hënën e 13 korrikut në orën 14:00, do të mblidhet Komisio...

Të hënën e 13 korrikut në orën 14:00, do të mblidhet Komisioni i Posaçëm Hetimor për shkarkimin e Presidentit e Republikës Ilir Meta. Komisioni hetimor do të hetojë vendimin e presidentit Meta për zgjedhjet e 30 qershorit si dhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Gjithashtu, komisioni do të shqyrtojë edhe provat e administruara dhe opinionin e […]

Lexo më shumë

Deklaratat e Ramës dhe Bashës, Murrizi:“Të penduarit” e parë të Reformës në Drejtësi, po nxjerrin të palarat e njëri-tjetrit

Deklaratat e Ramës dhe Bashës, Murrizi:“Të penduarit” e parë të Reformës në Drejtësi, po nxjerrin të palarat e njëri-tjetrit

Publikuar më 10.07.2020
Pas deklaratave të Ramës dhe Bashës, ka reaguar edhe deputet...

Pas deklaratave të Ramës dhe Bashës, ka reaguar edhe deputeti Myslim Murrizi. Nëpërmjet një postimi të gjatë në rrjetin social Facebook, Murrizi i ka quajtur Ramën dhe Bashën si dy “të penduarit” e parë të kësaj bande politike 30-vjeçare. Deputeti ka deklaruar se sulmet dhe ironitë e Ramës dhe Bashës me njëri-tjetrin, janë efektet e […]

Lexo më shumë

Kokëdhima: Rama, Basha dhe Meta bëjnë çdo lloj pazari

Kokëdhima: Rama, Basha dhe Meta bëjnë çdo lloj pazari

Publikuar më 10.07.2020
Kreu i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, e cilësoi ‘hapje ...

Kreu i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, e cilësoi ‘hapje barku’ denoncimin e kreut të PD-së për pazarin që i paska ofruar kreu i PS-së, që Rama të bëhej president dhe Basha të bëhej kryeministër, veç të hiqnin koalicionet parazgjedhore, atë PD-LSI. Kokëdhima u shpreh që fakt është se SHQUP-i dhe Rilindja kanë vite që bëjnë […]

Lexo më shumë