Problemet shëndetësore që nxisin oreksin e tepërt

Ushqyerja shpesh mund të transformohet në një mekanizëm të cilin njeriu zgjedh për t’u përballur me sfida të ndryshme siç është depresioni apo ankthi.

Stresi: Gjatë një situate stresuese, kortizoli e bind trupin të konsumojë ushqim edhe nëse nevoja fizike për kalori është thuajse zero. Kjo është arsyeja përse njerëzit e stresuar e teprojnë me ushqimin dhe kanë tendencën të shëndoshen.

Hipertiroidizmi: Nëse jeni të uritur gjatë gjithë kohës por nga ana tjetër po humbisni në peshë atëherë fajin e ka tiroidja. Ajo mund të jetë duke prodhuar më shumë hormone duke nxitur trazira në organizëm. Nëse tiroidja është tepër aktive, atëherë shuarja e urisë është e vështirë.

Mbipesha: Ushqyerja e tepërt mund të nxisë mbipeshën ndërkohë që obeziteti mund të shumëfishojë ndjenjën e vazhdueshme të urisë.

Yndyrat e tepërta mund të rrisin nivelet e insulinës duke e bërë urinë të tejskajshme. Diabeti: Kjo sëmundje krijon një rreth vicioz urie. Nivelet e ulëta të sheqerit nxisin oreksin. Ushqyerja më pas rrit nivelet e sheqerit në gjak dhe nevoja për tu ngopur është tepër e madhe. Në këtë rast kemi të bëjmë me një shkak pasojë që vazhdon gjatë gjithë kohës.

Dehidratimi:  Ka raste kur njeriu është i uritur por urinë e ngatërron me etjen dhe anasjelltas. Kur njeriu është i dehidratuar, përpara se të ndiejë etje provon urinë dhe njerëzit i ngatërrojnë të dyja. Njerëzit duhet të konsumojnë të paktën 2 litra ujë gjatë ditës.

Pagjumësia: Nëse nuk flini 7-9 orë në ditë, trupi do ta ketë shumë të vështirë të rregullojë hormonet që mbajnë nën kontroll nivelet e urisë. Kur hormonet e urisë janë në nivele të larta, atëherë njeriu kërkon ushqim edhe nëse trupi nuk ka nevojë për të.

Por si mund të çlirohemi nga oreksi i tepërt?

Për t’u çliruar nga një mekanizëm pervers, siç është uria, fillimisht duhet të kuptojmë disa faktorë të tipit psikologjik. Bëhet fjalë për frenimin e urisë nervore, ose nxitjen e teprimit me të ngrënën, duke u zhytur kështu në një rreth vicioz, nga i cili duket e pamundur të dalësh. Dëshira për t’u dobësuar nuk koincidon gjithmonë me atë që dëshiron instinkti ynë. Me mendjen tonë themi se një dietë do të ishte e nevojshme, se duhet të bëjmë ndonjë sakrificë të vogël, por pastaj në mungesë të vullnetit, instinkti, fyti dhe barku e sabotojnë projektin tonë, duke na lënë në baltë. Kur shikoni se e keni tepruar me kaloritë, gjë që ndodh kryesisht kur konsumojmë shumë ëmbëlsira, mund ta korrigjoni këtë gabim duke praktikuar rregullat e zëvendësimit të ushqimeve gjatë 24 orëve të ardhshme. Ja ç’duhet të bëni: Pas një dite që keni abuzuar me ushqimin, mund të arrini në konsumin mesatar të kalorive, duke marrë vetëm 315 kalori në ditë nga konsumimi i ushqimeve të tjera. Një lugë gjelle vaj (100 kcal) + një gotë verë (100 kcal) + 20 g makarona ose oriz (70 kcal) + 20 g bukë integrale; me rritjen e aktivitetit fizik (për shembull duke bërë ecje të shpejtë një orë në ditë) mund t’i shtoni dietës suaj edhe 200 kalori; Nëse nuk e arrini ekuilibrin energjetik në një ditë, mund ta arrini me konsumin mesatar të kalorive javore; Nëse herë tjetër do të gjendeshit në një situatë tensioni që ju shtyn të hani, mund ta shmangni duke përdorur këto të fshehta. Reduktojeni sasinë e çokollatës vetëm në kuadrate të vegjël (50 kcal) dhe lëreni të shkrijë ngadalë në gojë pa e përtypur, në mënyrë që çdo molekulë të hyjë në kontakt me kokrrizat e gjuhës përgjegjëse për shijimin, duke zhvilluar në maksimum kënaqësinë (veç të tjerash ngrënia ngadalë është aleat i atyre që dëshirojnë të bien nga pesha, duke i lejuar hipotalamusit, qendra e urisë dhe etjes. Zëvendësojini katrorët e çokollatës me reçel (220 kcal/100 g), ose me një buding, krem karamel (150 kcal), kos me kakao dhe kanellë (100 kcal), ose një kupë akullore (40-50 kcal/100 g). Frutat në veçanti kanë veti dhënie energjie, shuarjen e etjes dhe pastrimi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet