×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Problemet me kujtesën pas tejkalimit të COVID-19

Kaltrina Jupolli-Sejdiu, 30-vjeçare nga Prishtina deri para muajit nëntor të vitit të kaluar, nuk ka pasur asnjë problem me kujtesën. Por, prej kur është shëruar nga sëmundja COVID-19, humbja e kujtesës i është bërë pjesë e përditshmërisë.

“Harresën e kam aty për aty, nuk më ka ndodhur më herët që dikush të më dhuroj diçka e ta harroj menjëherë, e kjo po më ndodh aq shpesh. Po e vërej sepse unë me kujtesë kam qenë shumë mirë”, thotë ajo.

Ajo ishte infektuar me koronavirus para tre muajsh, por shqetësimet me kujtesë i janë paraqitur pasi e ka tejkaluar sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Shqetësime me humbje të kujtesës ka edhe F.S, që ishte infektuar me koronavirus para tre muajsh.

“Probleme me harresën kam pasur pas një muaj pasi e kam përfunduar virusin dhe shpesh më ndodh brenda dy-tri orëve harroj se çfarë ka ndodhur”, tregon për Radion Evropa e Lirë, F.S.

Që disa persona po hasin në probleme lidhur me kujtesën pasi kalojnë COVID-19, e konfirmon edhe neurologu, njëherësh asistent-profesor në Universitetin e Prishtinës, Blerim Myftiu. Sipas tij, rastet që më së shumti kanë probleme të tilla janë ato raste që nuk e kanë kaluar lehtë këtë virus, pra të tillët që u është dashur të qëndrojnë në spital.

Myftiu potencon dy probleme kryesore që shfaqen te personat që tashmë e kanë kaluar COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

“Njëra prej tyre është dhimbja e kokës, e cila mund të shfaqet më shpesh te njerëzit të cilët para COVID-it ose para vuajtjes, nuk kanë pasur migrenë ose ndonjë formë tjetër të dhimbjes primare. Si dhe një formë tjetër jo edhe aq primare sa dhimbja e kokës është edhe problemi me mbamendje, kujtesë, rifreskim të informatave paraprake, koncentrim, fokusim, punë të caktuara në aktivitetet e përditshme ditore që i kanë pasur paraprakisht”, thotë Myftiu.

Ai potencon që ende nuk dihet saktë se pse ndodhin problemet me kujtesë te disa persona, por sipas tij, mundësitë mund të jenë për shkak të depërtimit të virusit në tru, dëmtimit të arterieve të vogla të gjakut si dhe mungesës së oksigjenit në tru.

Myftiu tregon se kur duhet të shqetësohen personat që kanë humbje të kujtesës.

“Një harresë, e cila fillon me harresën e çelësave ose takimit në janar të vitit 2021 dhe nëse kjo harresë progreson në janar të vitit 2021 që ‘nuk mund ta gjejë veturën në parking ku e kam lënë, ose po sillem 30 minuta nga puna në shtëpi në një rrugë që bëhet për pesë minuta dhe jo për faj të komunikacionit’, atëherë kjo tregon që harresa e këtij personi po përparon në një harresë funksionale, pra që po ndikon në përditshmëri”, thekon Myftiu.

Që efektet e COVID-19 janë afatgjata e konfirmon edhe mikrobiologu, Lul Raka. Ai tregon që te disa persona ky virus shkakton simptoma që mund të zgjasin deri në 12 javë pas infeksionit. Një dukuri e tillë sipas Rakës njihet me termin ‘Sindroma post-COVID’ apo ‘COVID-i i gjatë’. Sipas tij, ndonëse në fillim është menduar që këto simptoma paraqiten vetëm te pacientët që e kalojnë me vështirësi COVID-19, tani hulumtimet e thonë që këto shqetësime shëndetësore paraqiten edhe te të rinjtë.

“Simptomat më të shpeshta te këta persona janë të ndryshme dhe përfshijnë: lodhje, rraskapitje, frymëzëni, rrahje të shpejta të zemrës pas një ngarkese minimale, dhimbje gjoksi, pezmatim të muskulit të zemrës apo mbështjellësit të tij, ndryshime lëkurore, çrregullime të gjumit, rënie e flokëve, kokëdhimbje, harresë apo pamundësi e koncentrimit, depresion, ethe që përsëriten, ngjirje e zërit, dhimbje të kyçeve, dhimbje veshi dhe barkqitje”, thotë Raka.

Arsyet pse sipas Rakës disa persona mund të kenë simptoma të tilla edhe pasi e kalojnë COVID-19, është si rrjedhojë e “dëmtimit të drejtpërdrejtë të organeve dhe e faktorëve që ndërlidhen me sistemin imunitar”.

Neurologu Myftiu në anën tjetër tregon që neurologu duhet të jetë adresa e parë për këta persona që përjetojnë humbje të kujtesës, por që shpeshherë mund të kërkohet edhe ndihma e psikologut.

“Mund të sugjerojmë edhe për ndihmën e psikologut, përkatësisht të bëhen disa matje psike-metrike për të kuptuar se sa realisht është ajo harresë apo ai problem kognitiv apo është vetëm një raportim subjektiv ose një tej zmadhim të cilin e heton një person”, shpjegon Myftiu.

Psikologjia, Selvie Izeti, thotë për Radion Evropa e Lirë që personat që kanë histori të mëparshme me stres dhe ankth, kanë më shumë tendencë të preken nga humbja e kujtesës, pasi ta kalojnë COVID-19.

“Kur stresi është shumë i lartë, trupi prodhon hormonin adrenalinë, i cili mobilizon trupin për një kërcënim të afërt dhe çon në një gjendje të hiper-vigjilencës, duke kontrolluar vazhdimisht mjedisin për shenja të mundshme të rrezikut. Kjo bën që ne të mos jemi në gjendje të përqendrohemi në stimuj të tjerë përreth nesh, prandaj edhe vjen në pah procesi i harresës”, thotë Izeti.

Edhe Izeti potencon që një person duhet të fillojë të shqetësohet për humbje të kujtesës, kur kjo gjë e pengon seriozisht në funksionimin e jetës së përditshme. REL

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Qyteti i humbur i Aleksandrit të Madh gjendet në Irak duke përdorur pamjet spiune kapura në vitet 1960!

Qyteti i humbur i Aleksandrit të Madh gjendet në Irak duke përdorur pamjet spiune kapura në vitet 1960!

Publikuar më 07.03.2021
Qyteti i humbur i Aleksandrit të Madh ishte një vend magjik ...

Qyteti i humbur i Aleksandrit të Madh ishte një vend magjik ku njerëzit pinin verë dhe filozofët lakuriq jepnin mësim, pretendojnë historianët e lashtësitë. Rreth 2,000 vjet pas vdekjes së luftëtarit të madh, arkeologët besojnë se qyteti mund të jetë zbuluar në Irak. Ekspertët së pari vunë re mbetjet antike në vendbanimin Irakian, të njohur […]

Lexo më shumë

Tragjike! Krokodili ‘gëlltit’ djalin 8-vjeçar, Bashkëfshatarët vendosen në ndjekje të zvarranikut, i çajnë barkun dhe… (Video)

Tragjike! Krokodili ‘gëlltit’ djalin 8-vjeçar, Bashkëfshatarët vendosen në ndjekje të zvarranikut, i çajnë barkun dhe… (Video)

Publikuar më 07.03.2021
Një djalë tetë vjeç është vrarë nga një krokodil ndërsa noto...

Një djalë tetë vjeç është vrarë nga një krokodil ndërsa notonte në një lumë në Indonezi, në ishullin Borneo. Djali dhe vëllai i tij i vogël ishin duke notuar në provincën Kalimantan Lindore ndërsa babai i tyre ishte pranë shtëpisë së tyre të mërkurën kur fëmija u sulmua dhe u gëlltitet nga një krokodil, tha […]

Lexo më shumë

“Pushoni more injorantë”/ Chrissy Teigen i del në krahë Megan Markle: Këta njerëz nuk do të ndalen derisa ajo të ketë një abort spontan!

“Pushoni more injorantë”/ Chrissy Teigen i del në krahë Megan Markle: Këta njerëz nuk do të ndalen derisa ajo të ketë një abort spontan!

Publikuar më 07.03.2021
Ndërsa agonia rritet dhe koha ecën mbrapsht për shfaqjen e i...

Ndërsa agonia rritet dhe koha ecën mbrapsht për shfaqjen e intervistës shumë të diskutuar të Princit Harry dhe Megan Markle në shtëpinë e Operës Winfrey, të dielën në mbrëmje, shumë ish-partnerë, miq apo edhe të njohur të çiftit nxitojnë ta mbrojnë atë, e parë kjo nga media britanike dhe më gjerë. Raportet kundër Megan Markle, […]

Lexo më shumë

Dhimbjet në stomak, këto janë katër lëvizje që zgjidhin problemin

Dhimbjet në stomak, këto janë katër lëvizje që zgjidhin problemin

Publikuar më 07.03.2021
Sëmundja e refluksit gastroezofageal është një sëmundje e be...

Sëmundja e refluksit gastroezofageal është një sëmundje e bezdisshme dhe e dhimbshme e aparatit tretës, kur muskuli unazor i poshtëm i ezofagut nuk arrin të mbajë përmbajtjen gastrike të shtyrë në ezofag, duke shkaktuar urth, dhimbje dhe frymëmarrje të pakëndshme. Zgjidhja e simptomave gjendet kryesisht tek dieta, si në përmbajtje ashtu edhe në zakonet që […]

Lexo më shumë

Hiqni dorë menjëherë! Këto janë ushqimet më të këqija që nuk duhet të konsumoni, kur keni probleme me kolesterolin

Hiqni dorë menjëherë! Këto janë ushqimet më të këqija që nuk duhet të konsumoni, kur keni probleme me kolesterolin

Publikuar më 07.03.2021
Kolesteroli është armiku kryesor i zemrës. Ka disa ushqime q...

Kolesteroli është armiku kryesor i zemrës. Ka disa ushqime që duhet të shmangni. Lexoni më poshtë të listuara nga AgroWeb.org. Pijet e Gazuara e Me Sheqer Sheqeri konsiderohet si armiku kryesor i shëndetit. Ai luan një rol të fortë në rritjen e kolesterolit dhe në rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ekspertët thonë se heqja dorë […]

Lexo më shumë

Luftoi për 107 ditë, Manastirliu jep lajmin e mirë për Roanin që lindi vetëm 500 gramë (Foto)

Luftoi për 107 ditë, Manastirliu jep lajmin e mirë për Roanin që lindi vetëm 500 gramë (Foto)

Publikuar më 06.03.2021
Një lajm i mirë ka ardhur nga materniteti “Koço Gliozh...

Një lajm i mirë ka ardhur nga materniteti “Koço Gliozhenin” për Roanin e vogël, i cili erdhi në jetë vetëm 500 gramë. Pas një beteje, e cila zgjati plot 107 ditë, ai tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa ministrja Ogerta Manastirliu njoftoi se tanimë ai është gati të kthehet në shtëpi. “Roan ka […]

Lexo më shumë

(Video) Shembet kangjella e ballkonit të universitetit, 7 studentë humbasin jetën!

(Video) Shembet kangjella e ballkonit të universitetit, 7 studentë humbasin jetën!

Publikuar më 05.03.2021
Shtatë studentë të kolegjit universitar në Bolivi vdiqën dhe...

Shtatë studentë të kolegjit universitar në Bolivi vdiqën dhe katër të tjerë u plagosën gjatë një incidenti tragjik, ku u shemb kangjella, duke i rrëzuar ata nga një ballkon i katit të katërt. Video e incidentit të së martës tregoi një grup studentësh nga Universiteti Publik i El Alto të ulur në ballkon para se […]

Lexo më shumë

Gruaja e futbollistit rus tenton vetëvrasjen pas pabesisë me “gruan” spanjolle

Gruaja e futbollistit rus tenton vetëvrasjen pas pabesisë me “gruan” spanjolle

Publikuar më 05.03.2021
Opinioni publik rus u trondit kur dëgjoi lajmin se gruaja e ...

Opinioni publik rus u trondit kur dëgjoi lajmin se gruaja e futbollistit, Pavel Mamaev, dëshiron t’i japë fund jetës së saj. Konkretisht, një stacion televiziv transmetoi të mërkurën se bukuroshja 33-vjeçare u gjet pa ndjenja në dhomën e saj dhe u dërgua me urgjencë në spital. Autoritetet nuk gjetën ndonjë shkak të afërt, por mendohet […]

Lexo më shumë