×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Probleme në sistemin TIMS, policia sqaron: Doli jashtë funksioni

Pasi doli nga funksioni në orët e para të mëngjesit të 23 majit, Policia e Shtetit sqaron përmes një deklarate se, sistemi TIMS vijon të funksionoj normalisht në të gjitha pikat kufitare të Shqipërisë.

Policia e Shtetit bën me dije se sistemi TIMS doli jashtë funksioni si pasojë e mungesës së energjisë elektrike për shkak të një defekti por sipas njoftimit kjo ka ndodhur për një kohë të shkurtër. Mësohet se pas riparimit të defektit në rrjetin elektrik të zonës, po në orët e para të mëngjesit të datës 23.05.2020, sistemi TIMS është vënë në punë dhe vijon të funksionojë normalisht.

Gjithashtu bëhet me dije se në Pikat e Kalimit Kufitar nuk është shfaqur asnjë problematikë, pasi kufijtë janë të mbyllur dhe në orën që kishte defekt sistemi, nuk ka patur lëvizje personash.

Njoftimi i bërë nga Policia e Shtetit:

Në përgjigje të interesit të disa mediave, pas publikimit të një lajmi, se është dëmtuar sistemi TIMS dhe nuk funksionon, sqarojmë se:

Në datë 23.05.2020, në orët e para të mëngjesit, si pasojë e mungesës së energjisë elektrike për shkak të një defekti, sistemi TIMS, për një kohë të shkurtër, doli jashtë funksionit.

Menjëherë pas riparimit të defektit në rrjetin elektrik të zonës, po në orët e para të mëngjesit të datës 23.05.2020, sistemi TIMS është vënë në punë dhe vijon të funksionojë normalisht në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe në strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

Theksojmë faktin se në Pikat e Kalimit Kufitar nuk është shfaqur asnjë problematikë, pasi kufijtë janë të mbyllur dhe në orën që kishte defekt sistemi, nuk ka patur lëvizje personash.

Policia e Shtetit, aplikon regjistrimin manual të personave në çdo rast që sistemi mund të shfaqë probleme, duke bërë verifikim të thelluar të të dhënave, bazuar në listat e personave në kërkim, të cilat janë në dispozicion të punonjësve të Policisë në çdo DVP dhe Pika Kalimi Kufitar.

Policia e Shtetit shpreh keqardhje për dezinformacionet dhe fushatën e pandërprerë që po bëhet nga persona të caktuar, me qëllim dashakeq për të përbaltur punën dhe rezultatet e arritura nga strukturat e saj luftën kundër krimit të organizuar dhe paligjshmërisë në tërësi.

Sigurojmë qytetarët se të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara maksimalisht për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë, me qëllim krijimin e një mjedisi sa më të sigurt. Në këtë kontekst ftojmë qytetarët, aleatin më të çmuar të Policisë së Shtetit, të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në nr. falas 112, çdo rast paligjshmërie, duke garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Alarmante/ Flet mjeku: Në Spitalin Francez pa masa mbrojtëse edhe pas shpërthimit të infektimeve

Alarmante/ Flet mjeku: Në Spitalin Francez pa masa mbrojtëse edhe pas shpërthimit të infektimeve

Publikuar më 03.07.2020
Mjeku Pajtim Lutaj nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ...

Mjeku Pajtim Lutaj nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka reaguar ashpër për mungesën e masave sanitare në spitale pas shpërthimit të rasteve me Cocid-19 në vend. Sipas tij në Spitalin Francez edhe pas infektimit të mjekeve dhe infermierëve administrata e QSUT nuk ka vendosur peçiglas mbrojtës te recepsioni, nuk ka vendosur shenja të distancimit […]

Lexo më shumë

Një tjetër mjek preket nga virusi, ndodhet në gjendje të rëndë i shtruar në QSUT

Një tjetër mjek preket nga virusi, ndodhet në gjendje të rëndë i shtruar në QSUT

Publikuar më 03.07.2020
Një mjek tjetër është prekur nga COVID-i. Mjeku nga Puka ësh...

Një mjek tjetër është prekur nga COVID-i. Mjeku nga Puka është prekur para një jave dhe ndodhet në gjendje të rëndë në QSUT. 170 persona nga bluzat e bardha janë prekur nga COVID-19 në të gjithë vendin, ku gjysma prej tyre janë shëruar. Kujtojmë se më datë 30 qershor, ndërroi jetë personi i parë nga […]

Lexo më shumë

Diçka e çuditshme po ndodh me farmacitë në vend/ Një email i panjohur iu kërkon atyre të shesin biznesin

Diçka e çuditshme po ndodh me farmacitë në vend/ Një email i panjohur iu kërkon atyre të shesin biznesin

Publikuar më 03.07.2020
Një situatë e rrezikshme ka ndodhur me farmacitë ne Shqipëri...

Një situatë e rrezikshme ka ndodhur me farmacitë ne Shqipëri. Një email i çuditshëm u ka kërkuar atyre të shesin biznesin. Lajmi është bërë i ditur në një deklaratë zyrtare nga Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, të cilët thonj se personi në fjalë disponon të dhëna personale të cilat i ka marrë marrë në mënyrë […]

Lexo më shumë

Covid-19/ Britania e Madhe nxjerr listën e vendeve pa detyrim karantine, ja vendimi për Shqipërinë

Covid-19/ Britania e Madhe nxjerr listën e vendeve pa detyrim karantine, ja vendimi për Shqipërinë

Publikuar më 03.07.2020
Personat që kthehen në Mbretërinë e Bashkuar sipas rregullor...

Personat që kthehen në Mbretërinë e Bashkuar sipas rregulloreve të miratuara gjatë pandemisë së koronavirusit duhet të karantinohen për 14 ditë. Mirëpo, qeveria britanike pas përmirësimit të situatës ka vendosur të lehtësojë këto masa, duke nxjerrë një listë me 59 vende, me të cilët karantina nuk do të jetë më e nevojshme. Në listë bëjnë […]

Lexo më shumë

Shkarkohet Artan Bajrami, prokurori i dosjes së Dritan Dajtit

Shkarkohet Artan Bajrami, prokurori i dosjes së Dritan Dajtit

Publikuar më 03.07.2020
KPA lë në fuqi shkarkimin për ish-kreun e Prokurorisë së Ape...

KPA lë në fuqi shkarkimin për ish-kreun e Prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda, Artan Bajrami, pasi nuk jusifikoi pasurinë. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që la në fuqi vendimin e KPK-së, përbëhej nga kryesuesja Rezarta Schuetz, Ardian Hajdari relator, Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo anëtarë. Komisioni i Pavarur i […]

Lexo më shumë

“Mos u nisni në të njëjtin orar nga plazhi”, apeli i policisë për sezonin veror bën lëmsh qytetarët

“Mos u nisni në të njëjtin orar nga plazhi”, apeli i policisë për sezonin veror bën lëmsh qytetarët

Publikuar më 03.07.2020
Fillimi i sezonit turistik pritet të sjellë rritje të trafik...

Fillimi i sezonit turistik pritet të sjellë rritje të trafikut rrugor. Në kuadër të masave të marra nga ana e Policisë së Shtetit është rritur numri i efektivëve në akset rrugore nacionale dhe në zonat bregdetare. Policia rrugore apelon të vendoset përherë rripi i sigurimit dhe kaska mbrojtëse. Të evitohen parakalimet e gabuara, pasi janë rreziku […]

Lexo më shumë

Jetonin në Pogradec, si u infektuan me Covid-19 tre gjermanët

Jetonin në Pogradec, si u infektuan me Covid-19 tre gjermanët

Publikuar më 03.07.2020
Kjo e premte ka shënuar rekordin e të infektuarve me Cocid-1...

Kjo e premte ka shënuar rekordin e të infektuarve me Cocid-19 në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë me Covid, 90 raste, ndër të cilët tre raste të reja janë regjistruar me koronaviurs në Pogradec. Të infektuarit janë shtetas gjermanë mes tyre një çift, të cilët jetojnë prej kohësh në këtë […]

Lexo më shumë

Çudia/ Pasi u tha se Teatri do ndërtohej nga Ingels, Bashkia ofron mijëra euro për një projekt të ri

Çudia/ Pasi u tha se Teatri do ndërtohej nga Ingels, Bashkia ofron mijëra euro për një projekt të ri

Publikuar më 03.07.2020
Pak ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, Bashkia e Tiranës...

Pak ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, Bashkia e Tiranës bëri publik një projekt nga Bjarke Ingels, në bazë të të cilit do të ndërtohej Teatri i Ri. Mirëpo së fundmi Bashkia ka hapur një procedurë për projektin e Teatrit të ri Kombëtar dhe do të paguajë gati 500 mijë euro për këtë projekt. Agjencia […]

Lexo më shumë