Probleme me mishrat e dhëmbëve, ja disa kura natyrale si të kujdeseni

Higjiena e gojës është shumë e rëndësishme që të gjithë duhet të tregohemi shumë kujdes dhe ta marrim seriozisht këtë pjesë. Sipas statistikave, rreth 90% e shqiptarëve vuajnë nga sëmundjet e gojës dhe një pjesë e madhe i dedikohet mungesës së kujdesit për shëndetin oral.  Duke krijuar kujdes të pakët ndaj kujdesit të shëndetit oral, do fillojnë infeksionet së pari në mishrat e dhëmbëve më pas në qiellzën e gojës e duke kaluar në organet e brendshme.

Mishrat e dhëmbëve fillojnë me një skuqje e përfundojnë me shfaqjen e disa flluskave të vogla. Kjo bën  që të akumulohen baktere dhe këtu fillon pikërisht edhe problem më serioz me mishrat e dhëmbëve. E gjithë kjo vjen si rrjedhojë e dëmtimit të kockave dhe indeve mbështetës të dhëmbëve, duke sjellë kështu edhe humbjen e dhëmbëve.

Shkaku kryesor i dëmtimit të mishrave të dhëmbëve lidhet me larjen e dhëmbëve në mënyrë jo të rregullt. Tjetër faktor është përdorimi i çamçakëzit, i cili i dëmton ato pavarësisht sa shpesh i lani dhëmbët. Ka shumë alternativa natyrale që kurojnë mishrat e infektuar të dhëmbëve. Por, këto metoda janë të efektshme vetëm kur gjendjen e mishrave të dhëmbëve keni arritur ta pikasni në kohë.

Por më e “rrezikshmja” është Paradentoza! Një nga shkaqet më të shpeshta të humbjes së dhëmbëve te personat e rritur. Për fat të keq, paradentoza shfaqet me simptoma të vogla, kështu që shumica e njerëzve nuk mundet ta vërejë se vuan nga kjo sëmundje apo infeksion.

Simptomat që duhet dalluar janë: mishi tepër i ndjeshëm, mishi i ënjtur i dhëmbëve, ngjyra tejet e kuqe e mishit të dhëmbëve, aroma nga goja, shija e çuditshme në gojë, dhimbje në dhëmbë dhe në mishin e tyre.

Receta popullore që shëron këtë problem është pastrimi i dhëmbëve për çdo ditë me vaj ulliri. Vaji i ullirit kujdeset mirë për dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve, parandalon rritjen e baktereve dhe zbut infeksionet.

Aloe Vera është bima magjike që sjell përfitime të panumërta në shëndet. Ajo mund të përdoret edhe për të trajtuar mishrat e dhëmbëve të dëmtuar. Atë mund ta përdorni si pastë dhëmbësh ose thjesht të bëni gargarë me pak ujë dhe Aloe Vera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet