×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Çështja e Saimir Tahirit në pikën zero, Apeli e kthen dosjen për rigjykim (VIDEO)

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur sot të rikthejë për rigjykim në Shkallën e Parë dosjen e Saimir Tahirit, duke e kthyer kësisoj çështjen e ish-ministrit të Brendshëm në pikën zero.

Gazetari i “Shekulli”-t në terren Erdi Bërxulli raporton se vendimi i sotëm nënkupton që nga shtatori Saimir Tahiri do të rinisë një betejë të re ligjore. Më herët sjellim në vëmendje që Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin.

Gjykata e Shkallës së Parë e ka dënuar Saimir Tahirin vetëm për “shpërdorim detyre” edhe pse Prokuroria e akuzonte atë për “grup të strukturuar kriminal”, trafikim të lëndëve narkotike” dhe “veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Janë ndërkojë tri episode në lidhje me akuzën për kultivimin e lëndëve narkotike, ku Prokuroria nuk i ka ngritur akuzë dy të pandehurve, por i ka përmendur në aktakuzë.

Pretendimi i Saimir Tahirit dhe Jaeld Çelës është që në bazë të përmendjes ose t’i ngrihet akuzë ose t’i hiqet referimi në aktakuzë.

Deklarata e Saimir Tahirit për median: Kjo është padrejtësi!

Dihej që historia do merrte një drejtim. Rikthimi në pikën zero është padrejtësi. Mua nëse ka edhe një njeri të dytë që zvarritet kështu. Mua më vjen turp për detyrat që kam mbajtur. Totalisht  e pakuptimtë të vazhdojë kjo histori. Ju jeni të influencuar nga historia politike. Nuk kam asnjë emocion përveçse t’i shkoj deri në fund. Beteja vazhdon nga e para. Gjykata e Lartë nuk ekziston. Nuk e kam vendimin në dorë.

Gjykata tha se Prokuroria nuk ka zbatuar kërkesat e ligjit për zbatimin e ndjekjes penale. Është e qartë si drita e diellit që drejtësia e vonuar nuk është më drejtësi dhe kjo po zvarritet. Duhet të shoh vendimin. Unë në postin e ministrit i dërgoja çdo javë një shkresë me emra gjyqtarësh dhe prokurorësh që kishin shkelur ligjin.

E bëja publikisht dhe nuk kam bërë asnjë lloj kompromisi. Nuk kam asnjë opinion për mënyrë e gjykimit. Më intereson drejtësia. Kam luftuar pasi pa diskutim kam bërë gabim. Kam dëgjuar. Ju garantoj se nuk kam bërë asnjë faj. Kam kusuret e mia në politikë, por kurrë nuk kam bërë faj. Meqë Prokuroria më akuzoi ika nga deputetllëku. Ia ka vlejtur të përballesha si qytetar jo si ata vemjet që përballen si politikanë. Këmbët e mia më mbajnë. Po e pashë të arsyeshme do ketë gjykim të zakonshëm. Unë po iu them që jam i dedikuar në këtë proces. Është jeta ime.

Nuk është një pikë dhe pa asnjë diskutim do gjej një mënyrë të përballem si duhet. Mua më mbajnë këmbët e mia dhe kokën e kam mbi supet e mia. Ju garantoj se kam luftuar më shumë se gjithë ata tjerët të marrë bashkë. Kam qenë në pikëpyetje për të qenë transparent për çdo bimë apo që ju të mos merrni vesh asgjë. Do ketë një kohë të flas edhe politikisht. Unë kam zgjedhur atë rrugë. Jam prapë kampion.

Saimir Tahiri mbërrin në gjykatë

Në këtë video shfaqen momentet kur Saimir Tahiri mbërrin në gjykatë i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia.

Kujtojmë që ditën e mërkurë Gjykata e Posaçme e Apelit shtyhu për të premten vendimin për Saimir Tahirin.

Më 20 shtator 2019, ai u shpall fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda për shpërdorim detyre dhe u dënua me  5 vite burg, të ulura në 3,4 vite shërbim prove.

26 qershor/ Saimir Tahiri dhe avokati i tij Maks Haxhia ndërsa i drejtohen gjykatës

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Parashikimi i motit për sot, 24 Janar 2021

Parashikimi i motit për sot, 24 Janar 2021

Publikuar më 24.01.2021
Si paraqitet situata e motit në vendin tonë....

Si paraqitet situata e motit në vendin tonë.

Lexo më shumë

Dalin nga lokali dhe bëjnë sherr, plagoset një person në Vlorë

Dalin nga lokali dhe bëjnë sherr, plagoset një person në Vlorë

Publikuar më 23.01.2021
Një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti që ka pasu...

Një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti që ka pasur me një tjetër qytetar. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës, pranë shtëpisë së oficerëve. Dy personat kanë qenë në një lokal dhe më pas kur kanë dalë jashtë tij janë grindur. I plagosuri, një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur në këmbë, si […]

Lexo më shumë

Protesta masive në Rusi/ Policia arreston më shumë se 1.000 persona, protestuesit i drejtohen burgut të Navalny

Protesta masive në Rusi/ Policia arreston më shumë se 1.000 persona, protestuesit i drejtohen burgut të Navalny

Publikuar më 23.01.2021
Policia në Rusi ka reaguar duke larguar rreth 1.000 protestu...

Policia në Rusi ka reaguar duke larguar rreth 1.000 protestues me kamion, si pasojë e rebelimit për burgosjen e liderit të opozitës, Alexai Navalny. Më herët protestuesit marshuan në drejtim të burgut ku po qëndron Navalny duke mbajtur të tjerët të arrestuar, si dhe duke larguar qindra protestues. Të paktën 40,000 protestues dolën në rrugët […]

Lexo më shumë

Delet i shpallim dëshmorë, vrasësve u japim pushtet

Delet i shpallim dëshmorë, vrasësve u japim pushtet

Publikuar më 21.01.2021
Arben Rrozhani Edhe mediat pranë qeverisë “Rama” ndjehen të ...

Arben Rrozhani Edhe mediat pranë qeverisë “Rama” ndjehen të frustuara sot, 10 vite pas masakrës shtetërore të 21 janarit 2011. Aq më tepër kur kryeministri Rama tha se do të shpallte dëshmorë të atdheut katër të vrarët e asaj pasditeje, poshtë zyrave të ish-kryeministrit Berisha. Aq shumë u djeg tallja qeveritare saqë me urgjencë rikthyen […]

Lexo më shumë

“Dhuruesit e gjakut kthejnë në normalitet një jetë njeriu”, apeli që bënte te “Shekulli” mjekja që u shua në Gjermani

“Dhuruesit e gjakut kthejnë në normalitet një jetë njeriu”, apeli që bënte te “Shekulli” mjekja që u shua në Gjermani

Publikuar më 19.01.2021
Pak ditë më parë, mjekja shqiptare Eni Doko, u shua në Gjerm...

Pak ditë më parë, mjekja shqiptare Eni Doko, u shua në Gjermani, në moshën 37-vjeçare, pas një aksidenti të rëndë automobilistik. Ajo ishte zhvendosur prej gati 5 vitesh në shtetin gjerman, pas një përvojë të gjatë si mjeke e përgjithshme në Shqipëri. Në një intervistë të dhënë për gazetën “Shekulli” më 2 shkurt 2014, Doko […]

Lexo më shumë

“Mos kaloni pa zinxhirë”, dëbora zbardh vendin, ARRSH tregon akset më problematike

“Mos kaloni pa zinxhirë”, dëbora zbardh vendin, ARRSH tregon akset më problematike

Publikuar më 16.01.2021
Moti i acartë dhe dëbora e dendur e ditëve të fundit ka shka...

Moti i acartë dhe dëbora e dendur e ditëve të fundit ka shkaktuar probleme në disa akse kryesore të rrugëve në vend. Autoriteti Rrugor Shqiptar iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin zinxhirët dhe të kenë kujdes me shpejtësinë. Sipas ARRSH, gjatë natës ka pasur reshje me intensitet të ulët bore në veri, në […]

Lexo më shumë

Zbardhen emrat, këta janë 4 viktimat e aksidentit tragjik në Rrugën e Kombit

Zbardhen emrat, këta janë 4 viktimat e aksidentit tragjik në Rrugën e Kombit

Publikuar më 14.01.2021
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rubik mbrëmjen e sotme. N...

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rubik mbrëmjen e sotme. Në këtë aksident kanë mbetur viktima 4 persona dhe një i plagosur. Mësohet se viktimat janë anëtarë të së njëjtës familje që po udhëtonin nga Kosova. Paraprakisht raportohet se kanë ndërruar jetë dy prindërit dhe dy fëmijët e së njëjtës familje, ndërsa ka mbetur […]

Lexo më shumë

Ishte në kërkim/ Ish-kryetari i Qarkut Kukës, Abedin Oruçi nxjerr armën dhe dëmton 5 policë

Ishte në kërkim/ Ish-kryetari i Qarkut Kukës, Abedin Oruçi nxjerr armën dhe dëmton 5 policë

Publikuar më 12.01.2021
Në kërkim nga policia për veprat penale “Kundërshtimi i puno...

Në kërkim nga policia për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, ” Kanosja për shkak të detyrës” si dhe ndërtim pa leje, ish-kryetari i këshillit të Qarkut të Kukësit, Abedin Oruçi përplaset sërish me policinë. Ndërsa këta të fundit e kanë ndaluar sot, Oruçi raportohet të ketë […]

Lexo më shumë