Prishi pallatin në Vlorë, Strasburgu rrëzon Ramën: Të paguajë 13 mln lekë

Gjykata e Strasburgut ka rrëzuar qeverinë e Edi Ramës për çështjen e pallatit të shkatërruar në Vlorë.
Burimet kanë bërë të ditur se Strasburgu ka vendosur në mënyrë unanime që qeveria shqiptare ka shkelur të drejtat e njeriut.
Gjykata e Strasburgut urdhëron qeverinë shqiptare të dëmshpërblejë familjarët e dëmtuara.
Qeveria shqiptare do të paguajë 13 milionë euro për vendimin e shkatërrimit të një pallati banimi të pajisur me leje të rregullt.
Vendimi hap një precedent për çdo qytetar, prona e të cilit shkatërrohet në mënyrë të paligjshme nga qeveria.
Pallati në fjalë, mësohet se i përket vjehrrit të Lulzim Bashës.

Të tjera

Abissnet